16.8 C
Prizren
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Vetëvendosje sot nis mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk ka qytetar në Kosovë që nuk është i vetëdijshëm se kjo qeverisje është ilegale dhe ilegjitime.

“Kjo qeveri është jokushtetuese dhe jo ligjore… Kosovës i duhet një Qeveri që dëshmon se mund të qeveriset me duar të pastra”, tha ajo.

Ndërkaq, Rexhep Selimi po nga kjo parti bëri të ditur se Grupi parlamentar i VV-së sot do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për procedimin e mocionit të mobesimit ndaj Qeverisë Hoti.

“…Nga sot Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë”, tha Selimi, duke u bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare, deputetëve të përkrahin këtë mocion.

Më Shumë

10 mijë punëkërkues regjistrohen në platformën ‘Superpuna’

Në platformën qeveritare të punësimit “Superpuna”, deri më tani janë regjistruar 10 mijë punëkërkues. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Financave, Hekuran Murati,...

Gjykimi për shpërthimin në Zhur, njëri i akuzuar mbrohet në heshtje

Në gjykimin për shpërthimin në Zhur, i akuzuari Arben Gashi ka vendosur të mbrohet në heshtje, ku së bashku me të akuzuarin Iran Badalli,...

Parashikimi i motit

Lajmet e Fundit