VIDEO/ Kandidati presidencial vdes nga Covid në ditën e zgjedhjeve

Kandidati kryesor i opozitës në zgjedhjet presidenciale në Kongo vdiq pak orë pasi ishin mbyllur qendrat e votimit.

Guy-Brice Parfait Kolelas ndërroi jetë nga Covid-19 në një avion mjekësor, teksa po transportohej për në Francë.

Më herët, 61-vjeçari kishte postuar një video për mbështetësit në mediat sociale.

Në video ai heq maskën e oksigjenit dhe u thotë ndjekësve se po ‘luftonte me vdekjen’.

Kolelas ishte diabetik. Ai u bëri thirrje mbështetësve ta votojnë.

Kodi zgjedhor nuk parashikon anulim të zgjedhjeve nëse vdes një kandidat.

Kongo ka regjistruar deri më tani 9 mijë raste me koronavirus dhe 130 vdekje.

Ky vend drejtohet që nga viti 1979 nga Denis Sassou Nguesso.

Më Shumë

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Lajmet e Fundit