Vitia nënshkruan Udhëzimin Administrativ që mundëson blerjen e vaksinave nga Pfizer

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për blerjen e vaksinave antiCOVID-19 nga kompania Pfizer.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, Sami Uka këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Udhëzimi Administrativ që është nënshkruar krijon mundësinë apo hapë rrugën ligjore për blerjen e vaksinave, jo vetëm të Pfizerit por cilësdo vaksinë të aprovuar për përdorim nga EMA dhe FDA. Është fjala për Udhëzimin Administrativ Nr.01/2021 për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ Nr. 01/2015 Autorizimi për Marketing për Produkte Medicinale”, ka thënë Uka.

Udhëzimi Administrativ 01/2021 ka hyrë në fuqi ditën e djeshme më 19 prill. Ndryshimet janë bërë me kërkesë të kompanive ndërkombëtare të cilat prodhojnë vaksina, sikurse Pfizer dhe Biontech, të cilat nuk kanë pranuar të kenë përfaqësues në vendet ku dorëzohen vaksinat.

Më Shumë

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Lajmet e Fundit