Vodhën dhe vranë gruan, arrestohet mbesa dhe një 27-vjeçar

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy të rinj, të dyshuar si autorë të një vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen e një të moshuare.

Ngjarja ka ndodhur me datë 25.02.2015, ndërsa janë arrestuar Erando Qatipi 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Gjoana Hila, (mbesa e viktimës), 32 vjeç, banuese në Tiranë.

“Pas një pune të mirfilltë hetimore dhe profesionale të bërë nga Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër , u bë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datën 25.02.2015 në qytetin e Shkodër që bën fjalë për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen.Si rezultat i kësaj pune , më datë 22.05.2015, u bë ekzekutimi i Urdhërave të ndalimit të lëshuara nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër për shtetasit Erando Qatipi dhe Gjoana Hila”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas bluve, nga veprimet hetimore të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër ka rezultuar se të arrestuarit janë autorë të dyshuar të vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen e shtetases A. H.

Në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur viktimes A. H, disa bizhuteri floriri, dy unaza, një orë floriri dhe një shumë të hollash (lekë)./Oranews/

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

Lajmet e Fundit