Vrasja e Remzi Hoxhës, ja përgjigjja e Fatos Klosit për Sali Berishën

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryetarit të SHISH-it, Fatos Klosi, lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se ka zhdukur dosjen e Remzi Hoxhës.

Sipas Klosit, në SHISH kanë qenë zhdukur dosjet për Remzi Hoxhën pasi ai u mbeti në dorë.

“Kur bëhen punë të pista, gjëja e parë që zhduken janë dosjet. Ata i kanë zhdukur. Kanë pasur dosje më parë, por pasi u mbeti në dorë i zhdukën. S’kemi gjetur asnjë dosje”, deklaroi Klosi, i pyetur nga JavaNews.

Ai i bën një pyetje të drejtpërdrejtë Berishës lidhur me këtë akuzë: “Përse shtatë ish-punonjës të SHIK-ut, pasi u mbeti në dorë Hoxha, i pajisi me pasaportë diplomatike dhe i nisi në Angli?”.

“Do doja shumë të dija përgjigjen e kësaj pyetje”, deklaroi Klosi për JavaNews.

Gjatë seancës së sotme, nga foltorja e Kuvendit, ish kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje pyetjes së bërë nga deputeti socialist Erjon Braçe për zhdukjen e Remzi Hoxhës.

Berisha ka deklaruar se nuk ia kishte dëgjuar kurrë emrin Remzi Hoxhës dhe për herë të parë për të i kishte treguar Adem Demaçi, ndërkohë që ka akuzuar direkt ish kreun e SHISH-it, Fatos Klosin për zhdukjen e dosjes së Hoxhës.

Më Shumë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit