12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Vrau gruan me thikë, shqiptari në Greqi: Kam prova që më tradhtonte

Shqiptari që vrau gruan në Greqi është shprehur për herë të dytë se ajo e tradhtonte, duke deklaruar se kur kreu aktin ekstrem nuk ishte në gjendje të arsyetonte se çfarë po bënte.

Pas dëshmisë së tij, Florand Shehu, 40-vjeç, është vendosur në paraburgim, me vendim unanim të hetuesisë dhe prokurorisë.

Ai theksoi se është penduar për atë që bëri dhe kjo ishte arsyeja edhe pse ai u vetëdorëzua.

“Dua të theksoj se jam i shkatërruar, i tretur mendërisht dhe u pendova për atë që bëra, që në sekondën e dytë, për këtë arsye dhe u paraqita në Departamentin Policor ku tregova në detaje atë që kishte ndodhur. Ju kërkoj falje… kryesisht prindërve të gruas sime dhe veçanërisht fëmijës tonë të vetëm”, ka deklaruar Shehu.

Për të mbrojtur disi veprimet e tij, Shehu është shprehur se ka prova për marrëdhëniet jashtëmartesore të bashkëshortes së tij.

Ai u ka dorëzuar hetuesve një USB ku kishte ruajtur bisedat e së shoqes me një person tjetër.

Florand Shehu dyshohet se e vrau bashkëshorten e tij duke e goditur me thikë. Fqinjët e çifit kanë thënë për mediat se ata debatonin shpesh.

Një grua që jeton në një godinë me ta, tha se e kishte dëgjuar gruan të thërriste për ndihmë dy herë dhe më pas pasoi heshtja.

Më Shumë

Nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’ vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

Në kuadër të takimeve me qytetarë, Prokurorinë Themelore në Prizren të mërkurën e kanë vizituar nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Mehmet Akif”...

Familja e 71 vjeçarit të vdekur akuzon urologun në Prizren për neglizhencë

Urologu Fatos Shukriu është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kjo pasi që familja e...

Lajmet e Fundit