Vritet një person

Mëngjesi nisi me një viktimë në Elbasan.

Një sherr me thika mes disa personave përfundoi me një të vrarë.

Viktima është Agron Lleshanaku, kurse autor i krimit është Mariglen Brahja.

Ngjarja është shënuar në lagjen ‘Sul Papri’ dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet hetimore.

Sipas policisë së Elbasanit, viktima Agron Lleshanaku, me banim në Elbasan ishte i goditur me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit. Ai kishte shkuar i pajetë mëngjesin e 18 qershorit në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit.

Nga të dhënat paraprake, mendohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit mes viktimes dhe autorit të dyshuar.

Sipas ABC News, dyshohet se motivi ka qenë një vend pune në fabrikën e çimentos.

Pak orë më vonë u lajmërua se policia e arrestoi të dyshuarin për vrasjen.

Brahja u kap në Tepelenë, duke tentuar të largohet për në Greqi.

Më Shumë

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit