10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Zafir Berisha i bindur se do jetë fituesi: Krejt parametrat çojnë se unë do jem kryetar i Prizrenit

Kandidati i Nismas Socialdemokrate për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, është shprehur i bindur se do të të dalë i pari në këtë komunë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Madje Berisha në Edicionin Zgjedhor ka thënë se projekti i tij ka arritur në duart e 66 mijë qytetarëve prizrenas, njofton Klankosova.tv.

“Krejt parametrat çojnë që unë do të jem kryetar i Prizrenit. Jo që dua unë, por kështu duan qytetarët”.

“Unë jam në kontakte të përditshme me qytetarët, projekti im aktualisht ka mbrri në duart e 66 mijë qytetarëve të komunës së Prizrenit”.

”Besoj se atmosfera e cila është duke u krijuar dhe ofertat të cilat jemi duke i prezentuar, në tri format që i kam zgjedhur. Fushata ime është pak më ndryshe nga të gjitha fushatat që kam realizu që nga paslufta”.

”Andaj, unë besoj që rezultati do të shihet në ora 20:00, me datën 17 tetor”.

Berisha ka thënë se këtë fitore do ta arrijë përmes balotazhit, duke mos e përmendur ndonjë parti konkrete.

Më Shumë

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Lajmet e Fundit