Zafir Berisha pajton dy familje në Billushë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Zafir Berisha ka pajtuar dy familje në fshatin Billushë të Prizrenit.

Familja e Ysen Shales dhe Shehadin Gashit ia kanë zgjatë dorën e pajtimit njëri-tjetrit.

Ata kanë premtuar se do të vazhdojnë miqësinë sikur në të kaluarën. Në pajtimin e tyre ka ndërmjetësuar edhe imami i fshatit.

“Të dy familjet u zotuan se do të vazhdojnë të bashkëjetojnë mes veti në fshat”,tregon Berisha për “PrizrenPress”.

“Ata janë pajtuar se ngatërresa që ju ka ndodhur të rinjve nuk do të përsëritet”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Lajmet e Fundit