Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e akuzuar atë për mungesë të leximit të realitetit politik dhe për tentim të shmangies së përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor.

Ai  tha se konferenca e fundit e Hamzës tregoi se ai ende është larg profilit të një lideri politik që kupton qartë mesazhin e votuesve.

Sipas tij, Hamza është munduar t’ua atribuojë të tjerëve përgjegjësinë për rënien e votave, ndërsa ka shfaqur gatishmëri për marrëveshje politike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Dje duhej ta uronte Vetëvendosjen për rezultatin dhe të zotohej se do të qëndrojë në opozitë, aty ku e kanë vendosur qytetarët me votën e tyre”, ka shkruar Berisha.

Ai ka kritikuar edhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, duke thënë se  “po përpiqet t’i ikë përgjegjësisë për disfatën zgjedhore dhe po mbështet qëndrimet e Hamzës lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin”.

Berisha ka komentuar gjithashtu qëndrimet e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe presidentes Vjosa Osmani, për të cilët tha se angazhimin politik e kanë të lidhur me interesa personale.

Në fund, ai ka theksuar se çdo bashkëpunim eventual me Kurtin, me arsyetimin e tejkalimit të krizës institucionale dhe politike në vend, mund të pranohet vetëm në një rrethanë.

“Çdo bashkëpunim eventual me Albin Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj zgjidhet President i Kosovës”, ka deklaruar Berisha./pp/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Një veturë përfshihet nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga KlanKosova në vendngjarje shihet ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar...

Lajmet e Fundit