8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Zbulohet shtatorja e Skënderbeut në Prizren

Në Prizren është zbuluar shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, e që lidhet me datën e daljes publike të UÇK-së para 23 vjetësh dhe ditëlindjen e komandantit Adem Jashari.

Kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, tha se Gjergj Kastrioti ishte shembull për veprimtarët shqiptarë përgjatë periudhave.

Ai ka thënë se Kosova ka punë e rrugë për të kaluar, porse me unitet politik mund të tejkalohen vështirësitë, është shprehur bindur i pari i Prizrenit.

“Sot Skënderbeu dhe lidhja shqiptare bashkohen në kryeqyteitin historik të Kosovës së Adem Jasharit. Sot na bashkohen datat, figurat historike, qëllimet e tyre që u copëtuan në konferenca ndërkombëtare por përpjekja e popullit kurrë nuk u shua”, tha Haskuka./KOHA/

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit