24.8 C
Prizren
E enjte, 21 Shtator, 2023

Zyrtare/ Gavi rinovon me Barcelonën

Tashmë edhe zyrtarisht, Barcelona ka njoftuar rinovimin e kontratës me talentin e tyre, Gavi-n deri në verën e vitit 2026.

Pas shumë muajsh negociatash dhe pritjes për zgjidhjen e problemeve të “Fair Play”, Barcelona njoftoi këtë të mërkurë se Gavi do të nënshkruajë rinovimin e kontratës me klubin, këtë të enjte, në orën 18:00, në “Camp Nou”, në prani të mediave.

 

Palët kishin arritur një marrëveshje korrikun e kaluar, por Gavi duhej të mbushte 18-vjeç (i mbushi më 5 gusht), pasi pa qenë në moshë madhore nuk mund të firmoste kontratë profesionale.

Largimi i Pjanic-it në Emiratet e Bashkuara Arabe krijoi hapësira financiare për zyrtarizuar rinovimin e rënë dakord me mesfushorin spanjoll.

Me kontratën e tij të re, përveç se do të ketë një pagë më të lartë, Gavi do të hyjë në klubin e lojtarëve me klauzolë largimi 1 miliard euro.

/Albanianpost.com

Moti me vranësira dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me vranësira dhe intervale me diell. “Vranësirat gjatë ditës kanë mundësi që vende -vende të sjellin...

Osmani pas takimit me Blinken: Lidhja me SHBA-të është ekzistenciale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sekretarin e SHBA-së, Antony Blinken, ku kanë biseduar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. “Diskutim i rëndësishëm me...

Lajmet e Fundit