16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Zyrtarë rusë e ukrainas arrijnë në Turqi për të nënshkruar marrëveshjen për grurë

Zyrtarët rusë dhe ata ukrainas kanë arritur në Turqi për të nënshkruar një marrëveshje të përkrahur nga Kombet e Bashkuara që mundëson bartjen e eksporteve të grurit nga Ukraina, teksa bota rrezikon të përballet me krizë ushqimore, kryesisht për shkak të sulmit të paprovokuar të Moskës në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ministri, Sergei Shoigu, ka arritur në Stamboll, ku pritet të nënshkruhet marrëveshja më 22 korrik.Ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, ka arritur po ashtu në Turqi.Qeveria turke ka thënë më 21 korrik se Rusia dhe Ukraina janë pajtuar për një marrëveshje rreth furnizimeve me grurë, pas bisedimeve në praninë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.Mykhaylo Podolyak, këshilltari i lartë i presidencës ukrainase, ka thënë në Twitter se Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje me Rusinë, por me OKB-në dhe Turqinë, derisa Rusia do të nënshkruajë një marrëveshje të njëjtë.

Ai ka shtuar se “nuk do të ketë bartje të grurit me anijet ruse, dhe as nuk do të ketë prezencë ruse në portet tona”.

“Në rast të ndonjë provokimi, do të përgjigjemi menjëherë përmes ushtrisë”, ka thënë ai, duke shtuar se inspektimet e transportit do të kryhen nga ekipe të përbashkëta në ujërat e Turqisë.Më shumë se 20 milionë tonë të grurit janë bllokuar në jug të Ukrainës, prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar në Ukrainë më 24 shkurt.Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar disa burime të kenë thënë se do të rihapen tri porte ukrainase, duke përfshirë portin me të madh shtetëror të Odesas.Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur njoftimet për marrëveshje, mirëpo Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se do të fokusohet në mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për zbatim të saj./REL

Më Shumë

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në...

Lajmet e Fundit