23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Balaj-Halimaj nesër shkon në Shqipëri, dakordohet për takimin e radhës të qeverive

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj do të zhvilloj nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Më këtë rast ajo do të takoj homologun e saj zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe.

Agjenda e zëvendëskryeministres Balaj- Halimaj ndërlidhet me mbledhjen e dy qeverive që pritet të mbahet në muajin shtator në Shkodër, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive.

Ndryshe, Albulena Balaj- Halimaj është caktuar në pozitën e koordinatores së Kosovës për mbledhjet e dy qeverivë. Koordintaor kombëtar në qeverinë e kaluar Ishte kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Ky i fundit pati insistuar në realizimin e disa marrëveshje me Shqipërinë siç ishin: Marrëveshja për roming, njohja reciproke e patent shoferëve, pika doganore e Kosovës në Durrës ndër të tjera./Express/

Më Shumë

NGOM Fest nis sonte në Kalanë e Prizrenit

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës, NGOM Fest, që është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Kosovë, sonte hap dyert për adhuruesit e...

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Nga Prizreni në Bregdet – Pushimet Fillojnë në Autobus me Halimaj Reisen! Halimaj Reisen – Udhëtimi që të sjell pushimet!Mos prit të të ftojë dikush...

Lajmet e Fundit