15.5 C
Prizren
E premte, 7 Gusht, 2020

Çfarë parasheh rishikimi i Projektligjit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020?

Më 67 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit 07/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2020.

Mosrishikimi i buxhetit, sipas Qeverisë, po e mbante peng ekzekutimin pagesave të Pakos Emergjente Fiskale për punëtorët, ndihmat për qiratë e bizneseve si dhe masat e tjera të ndara për pandeminë COVID-19.

Menjëherë pas miratimit të parë, Ministria e Financave ka kërkuar që Projektligji të procedohet sa më shpejt në komisione parlamentare në mënyrë që i njëjti të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar.

Ministria thotë se pas hyrjes së tij në fuqi të Ligjit, do të krijohet mundësia për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga Pakoja Emergjente.

“Menjëherë pas miratimit të projektligjit në leximin e dytë dhe hyrjes së tij në fuqi, do të krijohet mundësia ligjore për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga Pakoja Emergjente Fiskale të cilët janë në pritje dhe të gjitha ndarjeve tjera buxhetore”, njofton MF-ja, përcjell Telegrafi.

Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro.

Buxheti i rishikuar për vitin 2020 adreson të gjitha sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe gjetjen e mënyrës së financimit të realizimit të programit qeverisës.

Përveç Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria e Kosovës në këtë Projektligj ka krijuar edhe një fond, i cili do të shërbejë për rimëkëmbjen ekonomike.

Me rishikimin e bërë të buxhetit janë mobilizuar 600 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave prej 232 milionë eurosh si pasojë e pandemisë dhe gjithashtu për të krijuar Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike në shumë prej 385 milionë eurosh, përcjell Telegrafi.

Sipas Programit Qeverisës 2020-2023 të prezantuar nga Qeveria e Kosovës, pritet të mobilizohen mbi 1 miliard euro për dy vite.

“Këto masa do të përmblidhen në kuadër të ‘Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19’, i cili program do të mobilizojë mbi 1 miliardë euro gjatë vitit 2020 dhe 2021 që do të futen në ekonomi. Do të themelohet Fondi për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19, ku do të grumbullohen mjetet që do të dedikohen për qëllime të mbështetjes ekonomike dhe sociale për të tejkaluar pasojat e pandemisë”, thuhet në program.

Kujtojmë se më 15 mars, me 63 vota për, asnjë kundër dhe abstenim ishte votuar buxheti i Kosovës për vitin 2020 në vlerë prej 2 miliardë e 357 milionë euro. /Telegrafi/

- Advertisement -

Më Shumë

Anulohet testi i arritshmërisë në Kosovë për këtë vit shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që ta anulojë testin e arritshmërisë për vitin shkollor 2019/20. Vendimin për anulimin e testit për nxënësit...

9 raste të reja me COVID në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK...

Dragash: Nëntë të vdekur nga Coronavirusi në komunën më të vogël në Kosovë

Nëntë qytetarë të Dragashit kanë humbur jetën qysh nga fillimi i pandemisë Covid-19, si pasojë e këtij virusi, raporton Front Online. Këtë e ka bërë...

Varane ka një mesazh për Man City: Jemi gati, fitorja në ADN-në e Realit

Reali ka një detyrë të vështirë në 7 gusht. Kampionët e Spanjës do të përballen me Manchester City në “Etihad Stadium” dhe duhet të...

Festë e zbehtë në Kosovë, qytetarët ikin për deti

Sot besimtarët myslimanë kudo në botë festojnë festën e Kurban Bajramit. Por, kjo festë ata i gjeti në mes të pandemisë COVID-19, njësoj si edhe...

Isa Mustafa mposht koronavirusin – rezulton negativ

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka arritur që ta mposht koronavirusin. Këtë ai e ka bërë tëë ditur përmes një njoftimi në...

Haskuka: Situata me menaxhimin e pandemisë ka dalë jashtë kontrollit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar lidhur më situatën aktuale të menaxhimit të pandemisë. Ai ka thënë se situata ka dalë  jashtë kontrollit dhe...

Gjermania i dhuron IKSHPK-së 17 mijë maska, 5 mijë e 500 pako doreza dhe 37 mijë litra dezinfektues

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde morën pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në Institutit...

Haxhillëku, asnjë pelegrin nuk është infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite ka deklaruar se asnjë pelegrin që ka marrë pjesë në haxhillëkun e këtij viti nuk është infektuar me...

Policia ndërhyn në një aheng familjar në Suharekë

Pavarësisht situatës alarmante me pandeminë, kosovarët po vazhdojnë të mblidhen nëpër ahengje. Policia e Kosovës, të martën rreth orës 23:10, ka ndërhyrë në një aheng...

Bilanci i sotëm me COVID-19 në Malishevë: 1 i vdekur dhe 7 raste të reja

COVID-19, sot i ka marrë jetën një personi nga Komuna e Malishevës, ndërsa janë regjistruar edhe 7 raste të reja. Të dhënat janë konfirmuar...

Me 8 000 vetura e me 50 autobusë, 30 mijë shtetas të Kosovës në fundjavë në Shqipëri

Gjatë fundjavës rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës zgjodhën ta vizitojnë bregdetin e Shqipërisë. Atje të gjithë këta vajtën me 8 000 vetura dhe...

Manchester United zbulon fanellat e reja për sezonin e ardhshëm

Me një video shumë të veçantë të publikuar në faqen zyrtare, Manchester United ka prezantuar fanellën për sezonin 2020-21. Skuadra angleze, si zakonisht, do...

Vidhet një automjet në Prizren

Një banor i Prizrenit ka raportuar se i është vjedhur automjeti, transmeton PrizrenPress. Nga raporti 24 orësh i policisë bëhet e ditur se rasti i...

Suharekë, policia konfiskon dy pushkë gjuetie dhe 29 fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar dy pushkë gjuetie dhe 29 fishekë të kalibrave të ndryshëm, gjatë kontrollimit të një shtëpie, raporton...

IKSHPK-ja ka një apel të veçantë për të moshuarit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë apel të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi. “Të nderuar familjarë të të...

Lajmet e Fundit

Shkrim antologjik mbi Bekim Fehmiun: Një letër pa adresë

Nga Hysë Shkreli /Shkrim antologjik mbi Bekim Fehmiun. Shkrimi gjendet në monografinë "BEKIM FEHMIU-Odiseu i Kosovës" (2015)./  I nderuar dhe i dashur Bekim Fehmiu, Na thanë se...

Shpallet konkursi për mësimdhënës në Prizren

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka shpallur konkurs për mësimdhënës. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë. Kliko linkun e konkursit https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/08/Konkursi-Gusht.pdf

Ekzekutimi i pagesave prej 170 eurosh për punëtorët, javën e ardhshme

Pas dekretimit të Ligjit për buxhetin nga ana e presidentit Hashim Thaçi, në Ministrinë e Financave tregojnë se kur do të ndodhë ekzekutimi i...

Guardiola: Dua të mposht çdo kundërshtar

Pep Guardiola është tepër i karikuar për ndeshjen e nesërme kundër Real Madrid. Manchester City fitoi 1-2 ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” dhe...

Vetëvendosje bëhet me televizion të vetin

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik që krijon një televizion të vetin. Albulena Haxhiu, nënkryetare e kësaj partie, ka thënë në Info Magazine në...