16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Dënohet me kusht i akuzuari që pranoi se me motoçikletë goditi këmbësorin në Rahovec

 Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar tetë muaj burg me kusht për të akuzuarin për veprën penale “rrezikim të trafikut publik”, Petrit Alçe.

Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Ilir Rashkaj, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai ka thënë se ndihet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Nazmi Krasniqi, duke thënë se ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjykatësi Rashkaj, të akuzuarin e ka obliguar t’i paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë në emër të ekspertizës mjekoligjore shumën prej 50 euro, për ekspertizën e komunikacionit në shumë prej 20 euro dhe 30 euro të tjera në emër të paushallit gjyqësor.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 12 tetor 2017, ndaj Petrit Alçe, duke e ngarkuar atë me veprën penale “rrezikim i trafikut publike”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me 27 mars 2017, rreth orës 18:40, në Rahovec nga pakujdesia rrezikon trafikun publik dhe jetën e njerëzve.

Në aktakuzë thuhet se duke drejtuar motoçikletën e markës “Yamaha-Flame” dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, nuk frenon fare dhe në atë moment e godet të dëmtuarin Qemajl Qmega nga Rahoveci.

Në aktakuzë thuhet se si pasojë e këtij aksident lëndime të rënda trupore pëson i dëmtuari Qemajl Qmega. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari pas sulmit ndaj zyrtarit policor në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren,  pasi kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë një mosmarrëveshjeje midis disa personave. Zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor,...

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg

Elsa Lila ka rrëfyer në ‘Ferma Vip’ ditët e qëndrimit të saj në burg. Ajo u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal...

Lajmet e Fundit