0 C
Prizren
E enjte, 22 Tetor, 2020

Dështon sërish votimi i ligjit që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit të Trustit

Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar të votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Express.

Në votim kanë marrë pjesë vetëm 60 deputetë. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se do të provojnë të votojnë këtë projektligj në seancën e ardhshme.

Lexo Edhe:
Babai nga Mitrovica ka një lutje për të gjithë: Fëmija im po lufton me jetën, na ndihmoni për shërimin e tij
Votimi i këtij projektligji do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.

Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mundë të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën prej 385 milionë eurosh. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Shumica e bizneseve në Kosovë, gati në të gjithë sektorët, kanë raportuar vlera të mëdha të humbjeve financiare dhe zvogëlim të kapaciteteve prodhuese, nga masat e marra nga qeveria më 13 mars për parandalimin e pandemisë.

Përfaqësuesit e bizneseve në vazhdimësi u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që sa më shpejt të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike, pasi që çdo vonesë, sipas tyre, do të sillte probleme më të mëdha për bizneset dhe rrezik të falimentimit të tyre.

Deri më tani nuk ka ndonjë vlerë të saktë të humbjeve që mund t’i jenë shkaktuar ekonomisë së Kosovës në përgjithësi.

Humbjet ekonomike që janë evidentuar deri më tani kanë të bëjnë me të hyrat tatimore dhe doganore.

Sipas të dhënave të dy institucioneve, Administratës Tatimore dhe Doganave të Kosovës janë mbi 232 milionë euro më pak të hyrat buxhetore për këtë vit, si pasojë e pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi.

Kosova deri më tani ka zbatuar Pakon emergjente fiskale, në vlerë rreth 180 milionë euro. Kjo pako, e cila kishte për qëllim të zbusë problemet ekonomike dhe sociale, ishte miratuar në muajin mars, pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus, nga qeveria e udhëhequr nga ish -kryeministri Albin Kurti.

Kurse, disa nga masat e saj janë duke u zbatuar pas ardhjes së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.

- Advertisement -

Më Shumë

Hoti: Kujdes maksimal që të evitojmë mbylljen totale

Kujdes maksimal dhe solidaritet i plotë duhet të ketë te qytetarët e Kosovës për të parandaluar një mbyllje totale të re, ka thënë kryeministri...

Policia hungareze arreston shoferin e autobusit nga Kosova, i gjen drogë në specat e kosovarëve

Kjo sasi e drogës, ishte fshehur brenda thasëve të specave. Policia hungareze, arreston shoferin e autobusit nga Kosova. Janë tregjet e vendit, ku rëndom qytetarët,...

Trajneri i Shakhtarit, Castro: Reali ka gabuar që lejoi largimin e Ronaldos, futbollistin më efektiv në botë

Cristiano Ronaldo është futbollisti më efektiv dhe asnjëherë nuk është dashur t’i lejohet largimi nga Real Madridi – ka thënë trajneri i Shakhtar Donetskut,...

Rexhaj i VV-së: LDK dhe PDK bënë gabim historik me Asociacionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në emisionin “Debat” të RTK-së ku po diskutohet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka...

Suharekë: Lëndohet një person në vendin e tij të punës

Në fshatin Shirokë të komunës së Suharekës një person derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës ka pësuar lëndim të rëndë...

Totaj: S’përjashtohet mundësia që të hyjmë në Qeveri, por momentalisht s’ka vendim

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj ka thënë se aktualisht si subjekt politik nuk e kanë ndërruar qasjen në raport me...

Bizneset i bëjnë thirrje Qeverisë: Mos të ketë shtrëngim të masave, të mësohemi me virusin

Me rritjen e numrit të të infektuarve me Coronavirus në vend,  janë paralajmëruar shtrëngim të masave. Agim Shahinit, kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB),...

Ndërrimi i orës për këtë vit, ky është vendimi i fundit

Ora do të ndryshohet edhe këtë vit. Edhe pse u diskutua se shumë, ora do të qëndrojë e njëjta dhe duket se edhe në këtë...

Ibrahimoviqi mbetet te Milani

Menaxheri i Zlatan Ibrahimoviqit, Mino Raiola, thuhet se ka nisur bisedimet me Milanin për zgjatjen e kontratës së klientit të tij. Ibrahimoviq nënshkroi një marrëveshje...

33 vjeçari nga Suhareka është diagnostifikuar me leukemi akute, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj

Valon Gashi nga fshati Reshtan i Komunës së Suharekës është diagnostifikuar me Leukemi Akute (AML). Trajtimi i tij kushton 150 mijë euro dhe në mungesë...

Veseli viziton Kabashin e Prizrenit: Kemi propozuar ligj të posaçëm për ta mbrojtur këtë lokalitet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli ka zgjedhur zonën e Kabashit në Prizren për të kaluar ditën e diele. Ai ndalesën e...

Balaj-Halimaj: S’ka Asociacion pa njohje nga Serbia

Pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të ketë as marrëveshje gjithëpërfshirës Kosovë-Serbi, ka qenë mesazhi i përfaqësuesit të posaçëm...

Ibrahimovic: Askush nuk do të më ndal mua

Heroi i Milanit Zlatan Ibrahimovic ishte i etur për sukses kundër Interit, pasi i kaloi dy javë në karantinë. Sulmuesi 39-vjeçar e mposhti koronavirusin dhe...

Kosova me Plan 16-pikësh për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit

Qeveria e Kosovës e ka miratuar të hënën një plan 16-pikësh për zbatimin e marrëveshjeve të Washingtonit, të cilat kanë të bëjnë me normalizimin...

Universiteti i Prizrenit dhe Yenilikci Admiral Dernegi nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Me rastin e përfundimit të konferencës ndërkombëtare “Eurasian Conference on Language & Social Sciences”, e mbajtur nga 16-18 tetor 2020, në Antaly të Turqisë,...

Muriqi është gati për “magjinë” e tij me Lazion ndaj Sampdorias

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Sampdorias dhe Lazios, duel ky në kuadër të xhiros së katër në Serie...

Lajmet e Fundit

Prizren: Dënohet me vetëm 3 mijë euro pronari i kompanisë ku i vdiq punëtori 17-vjeçar

  Dy vjet më parë, një 17-vjeçar kishte vdekur në vendin e tij të punës, pas një aksidenti. E për këtë rast, Gjykata Themelore në...

Zëvendëskryeministrja shkarkon këshilltaren për të cilën u tha se babai i saj përfitoi nga 2 milionë eurot e vjedhura

Zëvendëskryeministrja e parë, Albulena Balaj-Halimi ka liruar nga detyra këshilltaren e saj Hajrie Gashi për të cilën u tha se babai i saj dyshohet...

Limaj për vjedhjen në Thesar: Mos të ngutemi, le të merret hetuesia me rastin (VIDEO)

Kryetari i Nisma Sociale Demokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk duhet dhënë ngjyrime partiake rastit të fundit të bartjes së dy milionë eurove...

Vjedhja e dy milionë eurove, Mustafa: Bajrami nuk duhet të dorëzohet para hajdutëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas skandalit të dy milionë eurove në Thesarin e Shtetit, të cilat janë transferuar...

Aludohet se një nga të përfshirët në vjedhjen e 2 milionëve është babai i këshilltares së zv.kryeministres

Drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se po qarkullojnë fjalë se këshilltarja e zëvendëskryeministres nga Nisma, Albulena Balaj-Halimi ëstë vajza...