13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Gruaja e infektuar nga Suhareka para 10 dite pati kontakt me personin me Coronavirus

Është konfirmuar rasti i parë me Coronavirusin në Suharekë. Numri total i të prekurve me COVID-19 në gjithë Kosovën ka shkuar në 24 persona të konfirmuar.

Pas testimit të 77 mostrave të dyshimta me coronavirus sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate të Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

IKSHPK bën të ditur se dy rastet janë raste kontakti, njëra prej tyre me vendbanim në Suharekë, një 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore, 43 vjeç.

Portali lokal ‘TherandaPost’ shkruan se gruaja qyteti i Suharekës ka pasur kontakt diku 10 ditë më parë me një familjar të sajin, i cili, sipas burimeve të portalit, tash ndodhet jashtë vendit, prej të cilit dyshohet se edhe e ka marrë infektimin me COVID-19.

Nga ana tjetër, Gazeta Online “Reporteri.net” ka raportuar pak më parë se i konfirmuari tjetër sonte me Coronavirus, 43 vjeçari nga Gjakova është një infermier i spitalit rajonal “Isa Grezda”.

Sipas informacioneve që ka siguruar gazeta, infermieri ka raporte shoqërore me çiftin gjakovar, të ardhur nga Gjermania, që po ashtu u identifikuan me Coronavirus, para pak ditësh.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 24 raste, në total, me COVID-19. Rasti i parë u identifikua para një jave në Stubull të Vitisë.

Gjakovari i konfirmuar sonte me Coronavirus është rasti i parë në Kosovë ku një punëtor shëndetësorë preket nga pandemia që ka shqetësuar të gjithë globin në muajt e fundit.

Më Shumë

Nga 1 prilli nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, gjoba do të jetë 1 mijë euro

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve. Iniciuesit e këtij ligji...

Parandalohet gara ilegale e shpejtësisë në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” (FOTO)

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë”, sot në autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova“ në Trudë...

Lajmet e Fundit