23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Kapet me marihuanë, arrestohet një person në Dragash

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në fshatin Blaq të Dragashit të dyshuarin mashkull kosovar pasi tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.3 gram, transmeton PrizrenPress.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.3 gram. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qytetarët e Malishevës kërkojnë më shumë investime në infrastrukturë dhe bujqësi

Komuna e Malishevës ka njoftuar se po vazhdon me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore në të gjitha fshatrat e saj, me qëllim që projektbuxheti për...

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në një fermë në Landovicë të Prizrenit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë shpërthimit të sëmundjes “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”. Përmes njoftimit bëhet...

Lajmet e Fundit