24.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Katër lokale u gjobitën në Prizren për mosrespektim të masave anti-Covid

 

Fahredin Ajdini, udhëheqës i sektorit të Inspektoratit Sanitar në Komunën e Prizrenit ka deklaruar se në këtë komunë është duke u zbatuar vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes.

Sipas tij, vetëm gjatë këtyre tri ditëve në Prizren janë shqiptuar katër gjoba pronarët e katër lokaleve.

“Gjatë këtyre tri ditëve jemi duke e zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës. Inspektorati komunal i ka sanksionuar katër biznese që i përkasin gastronomisë që nuk i kanë respektuar masat e kufizimit të orarit. Do të thotë gjatë këtyre tri ditëve i kemi shqiptuar katër gjoba për katër lokale në Prizren”, ka thënë Ajdini për Front Online.

Ajdini po ashtu ka bërë të ditur se të gjitha qendrat tregtare dhe lokalet në Komunën e Prizrenit janë urdhëruar që të mbajnë dezinfektues, të vendosin maska si dhe ta ruajnë distancën sociale.

Në përgjithësi në Prizren po respektohet ky vendim. I kemi urdhëruar të gjitha qendrave të mëdha tregtare të mos ju shërbejnë klientëve pa maska. Të gjitha kanë mjete dezinfektuese, edhe distanca sociale është duke u respektuar. Po ashtu edhe ajrosja e lokaleve është duke u zbatuar”, ka thënë për fund Ajdini për Front Online.

Më Shumë

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i...

Vjedhje në Marali të Malishvës/Hajnat marrin 25 mijë euro dhe ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në...

Lajmet e Fundit