22.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Kisha bëhet “xhami” për myslimanët që s’kanë ku të falen

Një kishë në Berlin është duke mirëpritur myslimanë, që nuk janë në gjendje të shkojnë në xhami për Lutjet e së Premtes, pas udhëzimeve për distancim fizik, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Xhamia Dar Assalam në Neukolln zakonisht mirëpret qindra myslimanë për shërbimet e së premtes. Mirëpo tani mund të pranojë vetëm 50 persona, në kohën kur Gjermania zbaton masat e izolimit, me qëllim të luftimit të koronavirusit. Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kisha Martha Lutheran ka ofruar ndihmë, duke u mundësuar besimtarëve myslimanë lutje në gjuhën arabe dhe gjermane.

“Është një shenjë e mirë pasi sjell gëzim në Ramazan dhe në mesin e krizës” ka thënë imami i xhamisë, Mohamed Taha Sabry. “Kjo pandemi na ka bërë komunitet. Krizat i bëjnë njerëzit bashkë”, ka shtuar mes tjerash ai.

Objektet fetare janë rihapur më 4 maj në Gjermani, pas mbylljes disajavore, ndonëse edhe tani besimtarët duhet të mbajnë distancë nga njëri-tjetri prej 1.5 metrave./REL

Më Shumë

Pasurohen 15 biblioteka shkollore në Malishevë me veprat e Ali Huruglicas

Në kuadër të përpjekjeve për pasurimin e fondit librar në shkollat e komunës së Malishevës, janë dorëzuar 15 komplete të veprave të shkrimtarit Ali...

Zjarr në tarracën e Administratës Komunale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë këtë mbrëmje një tavolinë rreth orës 21:00 në tarracën e objektit të Administratës Komunale në lagjen “Soziu” në Prizren. Banorët e...

Lajmet e Fundit