6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Plaku nga Korisha e Prizrenit që e mbyti ariun nuk do që të përsëritet historia

Shëtitja nepër malet e Kabashit i kujton atij një humbje të madhe.

Avdyl Gegës, në këto male ariu ia kishte sulmuar një vajzë, duke ia lënë të vdekur, vite më parë, raporton T7.

E një humbje të dytë nuk do të mund ta përballonte plaku i Korishës, andaj kur ishte gjendur bashkë me djalin e tij në mal, ariu i ishte vërsulur.

Historinë e përballjes së tij më ariun nuk përton ta tregojë asnjëherë.

Ai nuk mendonte se do të shpëtonte i gjallë, megjithatë donte të tregohej trim para djalit të tij.

Pasi thotë se me sepatë, arriti ta mbysë ariun, shkoi në spital të mjekohej e më pas në shtëpinë e tij.

Andaj, Avdyl Gega e di më së miri se cila është fuqia e kafshës, lloji i të cilës po konsiderohet problematik, së fundmi.

Nga mali, në një fshat jo larg atij të Gegës, ka zbritur së fundmi edhe një ari i murrmë.

E Gega që i njeh tiparet e një ariu thotë se nëse ajo shkakton dëme, duhet të merren masa ndaj tij, por nuk përmend që ai duhet të vritet.

E gjithë këtë situatë, 82 vjeçari gjen vend edhe për humor.

Ai thotë se zemra e tij nuk do të mund ta përballonte një përballje të dytë me një ari…

Ndryshe, historia e Gegës është e njohur në Prizren.

Veçse ai kishte deklaruar se ishte i detyruar të ballafaqohej me ariun në mënyrë që ta shpëtonte vetën e djalin.

Më Shumë

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit