19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Lansohet faqja psiko-edukuese për shëndetin mendor gjatë pandemisë COVID-19

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se sot është lansuar faqja psiko-edukuese për shëndetin mendor gjatë pandemisë COVID-19.

Ai ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit ka mbështetur Departamentin e Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në përgaditjen e faqes shendetimendor.uni-pr.edu.

Postimi i plotë i Haskukës:

Faqja psikologjike për pandeminë COVID-19

Sot u lansua edhe një tjetër shërbim për t’u përballur me pandeminë COVID-19, Komuna e Prizrenit ka mbështetur Departamentin e Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në përgaditjen e faqes: shendetimendor.uni-pr.edu

Faqja ofron video edukuese psikologjike për shëndetin mendor gjatë pandemisë COVID-19.

Masat e marra si kufizimi i lëvizjes, mungesa e kontakteve sociale, ndryshimi i rutinës ditore dhe frika nga e panjohura, mund të shkaktojnë potencialisht parehati të përgjithshme, që mund të manifestohet me stres dhe ankth, prandaj kjo faqe për t’a lehtësuar ballafaqimin.

Departamenti i Psikologjisë në bashkëpunim me studentët ideuan dhe realizuan, ku qytetarët mund të marrin informata praktike përmes videove psikoedukuese për gjendjet e caktuara të shëndetit mendor si stresi apo ankthi dhe në të njëjtën kohë të informohen se si mund të ballafaqohen me ato në kushte shtëpie.

Bashkëpunimi ndërinstitucional është më se I domosdoshëm në luftimin e pandemisë COVID-19 prandaj falënderoj profesorët dhe studentët e Departamentit të Psikologjisë për punën e shkëlqyer!

#rriNshpi #psikoedukim

Mytaher Haskuka

Më Shumë

Krasniqi: Kurti s’e kërkon kompromisin, por vetëm aktron

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është deklaruar pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,...

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar...

Lajmet e Fundit