21.9 C
Prizren
E hënë, 3 Gusht, 2020

Në mes të ditës tentohet të dhunohet i mituri 11 vjeçar nën Urën e Gurit në Prizren

Sot gjatë ditës në orën 13:15 në qendër të Prizrenit ka pasur tentativë për dhunim seksual ndaj një fëmije të moshës 11 vjeçare nga komuniteti RAE. Viktima e rastit, e cila është fëmijë që kërkon lëmoshë, është joshur nga i dyshuari me një pije. Por fatmirësisht, ai ka shpëtuar për shkak se disa dëshmitarë e kanë parë ngjarjen.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rasti ka ndodhur në ora 13:15 nën Urën e Gurit. Një i rritur e ka joshur me një pije një të mitur që kërkon lëmoshë, por rasti ka mbetur në tentativë” tha Osmanollaj.

Ai tutje shtoi se personi i dyshuar për këtë rast mendohet se nuk është nga rajoni i Prizrenit, dhe se policia është ende duke kryer hetimet e nevojshme.

E për këtë ka reaguar edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Ilir Gashi, i cili ka qëlluar që të jetë edhe dëshmitarë.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se fëmija kishte shpëtuar falë një reagimi të një familje nga Prishtina që jeton në perëndim, e falë një nëne të guximshme.

“Sot në mesditë, në zemër të Prizrenit – nën Urën e Gurit, një person ka tentuar ta dhunoj apo ta shfrytëzoj seksualisht një të mitur 11 vjeçar të komunitetit RAE. Rasti ishte zbuluar falë reagimi të një familjeje nga Prishtina që jeton në perëndim, falë një nëne të guximshme, fatmirësisht” shkroi ai.

Tutje ai tregon detaje se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa të njëjtën gjë ka tentuar që ta bëjë edhe viktima por ishte ndaluar nga dëshmitarët deri sa erdhi policia.

“I dyshuari i ka ikur nga duart e shokut tim i cili më priste te Ura. Pasi që edhe viktima i mitur synonte të ikte nga vendi i ngjarjes, së bashku me shokun tim siguruam që viktima të mos largohet deri sa erdhi patrulla policore” shkroi Gashi në Facebook.

Ai tutje shtoi se policisë ia kanë dhënë përshkrimin e personit të dyshuar. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Më Shumë

Ministrja Dumoshi vizitoi Suharekën, ndan miliona euro mbështetje për këtë Komunë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, e ka vizituar sot Komunën e Suharekës. Ajo e ka vizituar...

COVID-19/ 6 raste në Prizren dhe nga një në Gjonaj, Romajë, Nashec, Zhur, Poslisht dhe Atmaxhë

Në komunën e Prizrenit janë shënuar 12 persona të infektuar me COVID-19. Në qytet janë 6 raste, Poslisht 1, Romajë 1, Zhur 1, Nashec 1,...

Komuna e Prizrenit prezanton ueb-faqen e re të turizmit

Komuna e Prizrenit të hënën ka prezantuar ueb-faqen e re të turizmit. Autoritetet lokale kanë theksuar se në këtë ueb-faqe do të ofrohen të gjitha...

Zhbllokohen llogaritë e Telekomit

Llogaritë e Telekomit të Kosovës janë zhbllokuar. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi. Ai përmes një postimi në...

Hyseni sot udhëton për takime në SHBA

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, sot do të udhëtojë për në Uashington, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë...

Në Buçe të Dragashit përurohet lapidari kushtuar dëshmorit, Behamir Memaj

Në fshatin Buçe të Dragashit, të martën është bërë përurimi i lapidarit kushtuar dëshmorit, Behamir Memaj nga Zhuri i rënë më 27 korrikut të...

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëfinancimit për hartimin e hartës zonale të Komunës së Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, priti në takim përfaqësuesin e GIZ-it, Shkelqim Dacin. Begaj dhe Daci, nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për hartimin e hartës...

“Nuk do ketë më luftë falë armëve bërthamore të Koresë së Veriut”

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se vendi i tij nuk do të ketë më nevojë për të luftuar, sepse arsenali...

Gjykata e Prizrenit nis përsëri mbajtjen e seancave të rregullta

 Gjykata Themelore e Prizrenit, më 21 korrik, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, kishte anuluar mbajtjen e të gjitha seancave të rregullta, me...

Era Istrefi me poza provokative, fokuson të pasmet bombastike

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, mbetet njëra prej më të pëlqyerave për stilin e saj të veçantë. Ajo nuk kursen veten për pozat e...

194 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 4 të vdekur

194 taste të reja janë raportuar të mërkurën në Kosovë me COVID-19. Gjithashtu, 4 persona kanë vdekur.

Ndërron jetë ish-kryetari i SHKA “Agimi” në Prizren, Subhi Pasuli

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i SHKA “Agimi” në Prizren, Subhi Pasuli. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e Pasulit. Postimi...

Ditari i rrallë i arkeologut të parë shqiptar

I pari arkeolog shqiptar ishte atë Shtjefën Gjeçovi i cili një periudhë të gjatë të punës së tij si arkeolog e kaloi në Laç...

Haxhi Avdyli kërkon Komision hetimor për lejet e hidrocentraleve

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avduli ka iniciuar kërkesën për ngritjen e Komisionit parlamentar për lejet e hidrocentraleve në Republikën...

Hoti nesër viziton Dragashin

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, gjatë ditës së nesërme do të vizitojë Komunën e Dragashit. Ai në ora 10:00 do të bëjë inspektimin e punëve...

Punëtoria në Prizren përfshihet nga zjarri

Një punëtori në Prizren është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24 orësh të policisë, të mërkurën rreth orës 05:30,...

Lajmet e Fundit

Kryetari i Rahovecit me mesazh prekës për vëllanë që i vdiq nga coronavirusi

Pas vdekjes së vëllait të tij si pasojë e Covid-19, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se nuk e besuan se...

Kryeministri Hoti doli pozitiv me Covid-19, sot bëri disa vizita në Dragash

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë pozitiv me virusin Covid-19. I njëjti tregoi se nuk kishte simptoma, përpos një kollë të lehtë. Sot, Hoti...

Kryeministri Hoti rezulton pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Ai...

Vdes një qytetare nga Theranda, ishte e infektuar me COVID-19

Ka ndërruar jetë një qytetare nga Theranda, e cila ishte e infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë,...

Barcelona s’do ta nënshkruajë Neymarin

Skuadra e Barcelonës nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratë me futbollistin Lautaro Martinez nga Interi apo me Neymar nga Paris Saint-Germain. Kështu...