10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Personat me aftësi të kufizuar s’i marrin pensionet e muajit korrik, pritet t’u dalin këto javë

Drejtori i HANDIKOS, Afrim Maliqi, ka bërë të ditur se shumë persona me aftësi të kufizuar dhe familjarëve të tyre i janë ndërprerë pensionet shtetërore për muajin e fundit.

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të skadimit të afatit kohor të shfrytëzimit të këtij pensioni.

Ndonëse, drejtori Maliqi tash e një javë ka shprehur këtë shqetësim, ende nuk i janë përgjigjur nga Ministria e Punëve dhe Mirëqenies Shoqërore.

“Ende nuk kemi marrë përgjigje për ndalesën e pensioneve përpos që këto ndalesa së pari janë për shkak se iu kane skaduar afatet, ndërsa ata kanë thëne se së shpejti do te vendosin se si do veprojnë.

Ndërsa ne kemi kërkuar që t’iu vazhdohen në forma tjera por gjithashtu edhe atyre që kanë marrë pensione 75 dhe 100 euro të iu vazhdohen edhe më tutje e jo vetëm si për tre muaj”, tha Maliqi.

Mirëpo, nga MPMS, për IndeksOnline, kanë treguar se shfrytëzuesit e këtyre pensioneve duhet t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit.

Sipas tyre, komisioni ka filluar ekzaminimin e lëndëve dhe pritet që brenda muajit gusht personat me aftësi të kufizuar të i marrin pagesat e tyre shtetërore.

“Ndërprerja e pensioneve nga Skema e Pensioneve për Persona me Aftësi të Kufizuara, është bere për ata përfitues qe u ka skaduar afati i kohëzgjatjes së shfrytëzimit të këtij pensioni.

Këta shfrytëzues i nënshtrohen procesit të rivlerësimit nga ana e komisionit mjekësor, komision ky i cili edhe pse në kushte e rrethana tejet të vështirësuara për shkak të pandemisë, ka filluar ekzaminimin e lëndëve qe presin për rivlerësim nga kjo skemë që nga fillimi i muajit gusht 2020.

Besojmë që brenda muajit gusht të gjithë ata persona që i plotësojnë kriteret do te kthehen në pagesë”, kanë thënë nga MPMS për IndeksOnline.

Kurse, lidhur me kërkesën e Maliqit që t’u vazhdohen pagesat shtesë të gjithë atyre personave që kanë marrë të njëjtën për tre muaj, nga ky institucion nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje./IndeksOnline

Më Shumë

Kurti: Sakrifica dhe beteja e banorëve të Lubizhdës së Hasit, pjesë e dhimbshme dhe e lavdishme e historisë së popullit tonë

Në 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve e martirëve në Lugishtë të Hasit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varrezat...

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Lajmet e Fundit