7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Policia: Koronavirusi po ndikon në rënien e numrit të aksidenteve, vjedhjeve dhe rasteve kriminale

Implementimi i masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, për të parandaluar rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus, ka ndikuar që kohëve të fundit në krahasim me vitin e kaluar të ketë më pak vjedhje, aksidente e grabitje në vend.

Megjithatë, vetëm për dy ditë për raste të ndryshme penale, si vjedhje, grabitje, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion 10 persona.

Këtë e ka bërë me dije në një intervistë për “Ekonomia Online”, Afrim Ahmeti, drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.

“Është e vërtetë që prej fillimit të implementimit të këtyre masave, numri i rasteve në përgjithësi duke përfshirë edhe aksidentet e trafikut por edhe rastet të vjedhjeve dhe grabitjeve kanë shënuar një rënie. Ne ende nuk i kemi nxjerr statistikat të sakta me bë krahasimin me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, mirëpo vërehet një rënie e dukshme”.

“Për vjedhje, grabitje, raste të ndryshme penale për dy ditët e fundit i kemi 10 persona të shoqëruar në polici”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se situata e krijuar me pandeminë në vend, ka ndikuar në zvogëlimin e rasteve kriminale, pasi që qytetarët qëndrojnë të mbyllur që mos të infektohen.

E për këtë Ahmeti ka thënë se edhe personat e dyshuar që kryejnë këto vepra nuk guxojnë të lëvizin.

“Për shkak se do të thotë se qytetarët janë nëpër shtëpia, sigurisht edhe personat e dyshimtë nuk lëvizin aq dhe kjo ka ndikuar në zvogëlimin e rasteve kriminale në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka thënë se përveç implementimit të vendimeve të qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit, kryen edhe detyrat e tyre të rregullta.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar janë shkaktuar 14 mijë e 552 aksidente, ku si pasojë në 90 që ishin fatale humbën jetën 103 persona.

Ndërsa, në fundit të vitit 2019, ajo çfarë është veçuar nga Drejtoria për Operacione ishte ulja e veprave penale për afër 16 për qind. Për aktivitete kriminale janë arrestuar mbi 13 mijë persona.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Lajmet e Fundit