17.7 C
Prizren
E diel, 7 Qershor, 2020

Prodhuesit kërkojnë mbështetje urgjente nga Qeveria pas ndikimit të pandemisë

Qeveria duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme për të trajtuar vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet sektori privat në përgjithësi, dhe prodhuesit në veçanti, ashtu që të zbusë sadopak krizën që po rezulton nga pandemia globale COVID-19.

Kjo u konkludua gjatë një forumi virtual me transmetim direkt të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku u diskutua mbi aktivitetet e prodhimit në kohë të krizës, njofton Klan Kosova.

Kujtim Gjevori, themelues i kompanisë Scampa dhe njëherësh kryesues i komitetit të prodhimit në Odën Amerikane, theksoi se megjithë sfidat e vazhdueshme të prodhuesve në Kosovë, rezultatet e krizës globale mund të jenë fatale për këtë industri nëse e njëjta nuk stimulohet.

Sipas tij, efekti i pandemisë ka qenë i menjëhershëm për sektorin e prodhimit, ndërsa vazhdimi i rritjes së kostove qoftë operacionale apo të sigurimit të lëndës bazë, eventualisht do të ua pamundësojë mbijetesën shumë bizneseve prodhuese.

Gjevori shprehu shqetësimin e tij mbi mungesën e incentivave nga shteti, dhe u bëri thirrje institucioneve të bashkëpunojnë ngushtë me akter relevant për të përkrahur bizneset para se dëmet e kësaj krize të jenë të pariparueshme për ekonominë e vendit.

Gojart Kelmendi, themeluesi i kompanisë “Eurokosova” potencoi se vështirësitë në sigurimin e lëndës së parë si dhe rritja e kostos së kësaj lënde janë ndër çështjet më shqetësuese për industrinë e prodhimit. Ai konsideroi se sigurimi i qarkullimit të parasë është krucial në funksionimin më të rregullt të zinxhirit të furnizimit, gjersa kërkoi nga Qeveria që të ri-alokojë mjetet financiare për nevoja emergjente në përkrahje të sektorit privat.

Për më tepër, Kelmendi shtoi se askush nga Qeveria nuk i ka kontaktuar deri më tani për të vlerësuar ndikimin që pandemia ka pasur në sektorin e prodhimit, ose për të ofruar mbështetje të çfarëdoshme, ndërsa theksoi nevojën që Qeveria të paktën të jetë azhurne në pagesa me kontraktorë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të fokusohen në blerje të produkteve vendore, në mënyrë që qarkullimi i parave të mbetet brenda Kosovës.

Gjatë kësaj tryeze u diskutua edhe për domosdoshmërinë e prioritizimit të produkteve vendore në proceset e tenderimit, në mënyrë që prodhuesit vendorë të ndihmohen dhe dëmet ekonomike në vend të zvogëlohen.

- Advertisement -

Më Shumë

Ekskluzive: Tërhiqet Fatmir Limaj, nuk do të jetë zëvendëskryeministër

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk do të jetë zëvendëskryeministër në Qeverinë e re që pritet të votohet nesër. Klankosova.tv mëson se kjo ndodhi...

Asnjë rast i prekur me COVID-19 nga Malisheva

Sonte nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 nga Komuna e Malishevës, përderisa testet e bëra të ditës së sotme kanë rezultuar...

Qeveria e Kosovës me një njoftim për Kartonin e Gjelbër dhe çmimet e biletave të udhëtarëve nga diaspora

Liza Gashi, zëvendësministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, me anë të një statusi në Facebook ka bërë të ditur...

Nënshkruhet peticioni për ndalimin e këngëve të Dua Lipës

Në Izrael është nënshkruar një peticion që bën thirrje për ndalimin e transmetimit të këngëtares shqiptare, Dua Lipës. Peticioni u kërkon stacioneve radiofonike Army Radio...

Shqipja, ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar nga të huajt

Përvetësimi i gjuhës shqipe është mjaft i vështirë dhe kërkon një sforcim të madh për ta mësuar. Ky është përfundimi i Institutit për Shërbime të...

Mustafa i reagon Haskukës pas prishjes së koalicionit: I fitove zgjedhjet falë LDK’së, do të rrëzojmë nga pushteti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se prishja e një anshme e koalicionit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dëshmon për paqëndrueshmërinë...

Pastrohet bregu i liqenit të Vërmicës (Foto)

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit, Komuna e Prizrenit sot në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe organizatën Let's do it...

Protestuesit e qetë pranë Shtëpisë së Bardhë pas vendosjes së shtetrrethimit (Video)

Protestës së mbrëmshme para Shtëpisë së Bardhë në SHBA i mungoi tensioni i demonstratave të netëve të mëparshme. Turma ishte paqësore, e sjellshme madje, pasi...

Letërsia udhëtuese dhe simbolika e Odiseut

Zëri i shkrimtarit shpesh ngrihet në netët e vona dhe kërkon kohë pa kohë të lexohet nga dikush, qoftë ai edhe një i marrë...

Terapia e mjekëve spanjollë: Plazh për të sëmurët me COVID-19

Mjekët spanjollë kanë gjetur një kurë të veçantë për pacientët e sëmurë me COVID-19. Ata kanë vendosur që pacientët që ndodhen nëpër spitale t’i çojnë...

Klopp iu thotë lojtarëve të veshin maska dhe doreza

Trajneri gjerman Jurgen Klopp iu ka kërkuar lojtarëve të Liverpool-it që t’i veshin maskat dhe dorezat si masë preventive ndaj pandemisë Covid-19. Premier League do...

Ishte modele në klipin e Nora Istrefit, gazetarja tregon shifrën qesharake që mori si pagesë

Kënga “Sa t’kom dasht” e Nora Istrefit është një ndër këngët më të suksesshme të këngëtares shqiptare. Të shumtë kanë qenë figurantët dhe modelet që...

Prizren: Aktakuzë kundër tetë personave për falsifikim të dokumenteve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.H., D.G., A.R., M.B., D.M., E.Xh., F.Xh., dhe B.A., për shkak...

Parma, ekipi që dikur e pushtoi Evropën

Të gjithë e mbajnë mend se si përfundoi. Nga viti 1990 deri në vitin 2004, Parma garoi si një nga skuadrat kryesore të Italisë,...

Në Prizren bizneset kërkojnë t’u lejohet organizimi i dasmave

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për lirimin e bizneseve nga taksa komunale, nga pagesa e qirasë për lokalet që janë pronë komunale...

Për një javë në Kosovë u shtuan më shumë se 50 raste aktive me COVID-19

Saktësisht 53 raste aktive me koronavirus janë shtuar për një javë në Kosovë. Nga 199 sa ishin të shtunën e 30 majit, e shtuna...

Lajmet e Fundit

Rrahje dhe gjuajtje me armë në Prizren

Katër persona janë përleshur në Prizren. Policia njofton se ka pasur edhe të shëna me armë. “Dy viktima meshkuj kosovarë për shkaqe ende të panjohura ishin...

Prizren: EC Ma Ndryshe përsërit kërkesën për shkarkimin e drejtorëve që dyshohen për shkelje të ligjit

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka njoftuar opinionin se “si pasojë e zhvillimeve të fundit, mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë LVV-LDK dhe krijimit të...

Nesër fillon mësimi për klasat e nënta: Këto komuna konfirmojnë respektimin e vendimit

Që nga dita e hënë, më 8 qershor, me vendim të Ministrisë së Arsimit, fillon mësimi plotësues për të gjithë nxënësit e klasëve të...

Rrëfimi tronditës i 27 vjeçares: Mësuesi na rreshtonte në bodrum, abuzonte me të gjitha ne

27-vjeçarja, me emrin, Adriana e cila është rritur në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka bërë sot një rrëfim tronditës. Vajza ka rrëfyer se në...

Zeka kërkon të zbatohet Pakoja Emergjente

Rikuperimi ekonomik pas dëmeve të shkaktuara nga Covid-19, mund të bëhet deri në vitin 2021 nëse nuk përsëritet ky virus gjatë këtij viti. Kështu ka...