28.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

S’flas!

Poezi nga Rinor Murati.

S’flas se ngurrojë,

Ngurrojë t’tregoj për poshtrimin që m’bëhet,

Për anashkalimin tim nga “të fuqishmit”,

Anashkaluesit.

S’flas!

S’flas për fjalët që më rëndojnë çdoherë,

Për sëpatat pa teh e që thumbojnë shpirtin tim dita ditës,

Që më vrasin çdo sekondë të jetës sime.

S’flas!

S’flas se kam frikë të flas,

Kam fobi prej të të shprehurit të asaj se çfarë rënkon shpirti im,

Ky shpirt me jetë, pa jetë.

S’flas!

S’flas se s’kam përkrahje,

Ndoshta, përkrahje kam, po s’kam fuqi t’a kërkojë atë,

Nuk mundem thjeshtë dhe kaq!

Për atë s’flas,

S’flas se s’kam jetë po qe se flas,

Se pastaj, do jem shënjestër,

E ashtu s’mundem.

S’flas!

Se po që se flas shpirti im nuk do ketë se nga çfarë të rënkojë,

E ky shpirt pa rënkim nuk është msu,

E ashtu, nuk mundet me jetu. / KultPlus.com

Më Shumë

Shkëlqeu me Prizrenin vjet, Leonard Memaj i bashkohet Drinit të Bardhë

Klubi futbollistik Drini i Bardhë ka bërë përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke afruar sulmuesin Leonard Memaj, i cili sezonin e kaluar...

Ferma e zogjëve brojlerë në Korishë i plotëson standardet për eksport në BE

Nga një fermë e vogël me kapacitete të kufizuara gjashtë vite më parë, deri te një investim prej mbi 3 milionë eurosh. Ky është...

Lajmet e Fundit