16.8 C
Prizren
E hënë, 25 Maj, 2020

Shqipëria hap kufirin me Kosovën më 28 maj, Kosova s’ka akoma datë

Shqipëria pritet që ta hapë kufirin me Kosovën më 28 maj.

Kështu kanë konfirmuar burime zyrtare për Klan Kosovën.

“Pra me 28, eventualisht në fund të muajit planifikohet të hapet kufiri me Kosovën”, thotë burimi brenda qeverisë shqiptare.

Në ndërkohë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë fjalimit të tij të djeshëm në Kuvend paralajmëroi se Shqipëria brenda muajit maj do të jetë e hapur tërësisht nga masat e marra për pandeminë.

“Brenda majit, Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik”.

Por, kur do ta hapë Kosova kufirin e saj me Shqipërinë?

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti ka thënë për Klan Kosovën se sipas planit aktual hapja e kufijve dhe aeroporteve rivlerësohet në fazën e tretë të hapjes – që fillon më 1 qershor.

Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që hapja e kufijve, në veçanti me Shqipërinë, të ndodhë edhe më herët.

“Ministria e Shëndetësisë me institucionet e tjera janë çdo ditë në përcjellje dhe vlerësim të situatës dhe vendimet i marrin duke u bazuar në rekomandimet nga institucionet përgjegjëse për situatën epidemiologjike dhe rrethanat e tjera”.

Ai po ashtu thotë se Shqipëria mund ta hapë kufirin njëanshëm, sepse “secili shtet vendos për kufijtë e vet”.

Në një situatë kur Shqipëria hap kufirin me Kosovën, por jo edhe Kosova, a do të karantinoheshin të gjithë qytetarët që vijnë nga Shqipëria?

“Nëse nuk hiqet karantina e kuptueshme është që po, pos kategorive që nuk hyjnë si: personat mbi 70 vjet, të sëmurët kronikë, fëmijët nën moshën 18 vjeçare, mjekët, pjesëtarët e Policisë dhe FSK-së, personat që marrin pjesë në ceremoni familjare varrimi dhe personat që dëshmojnë se në tre ditët e fundit kanë bërë testin, por për çdo ditë rivlerësohet situate. Karantina mund të hiqet nesër ose pas një muaji – këto janë gjëra që ndryshojnë varësisht situatës”.

Në ndërkohë, krahasuar me vendet e tjera të rajonit – Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi duket se janë në anën e njëjtë me Kosovën, pasi akoma nuk i kanë hapur kufijtë e vet ndryshe nga Serbia, e cila edhe pse është më e goditura në rajon, nga pandemia ka hapur krejt kufijtë dhe ka hequr të gjitha ndalesat.

- Advertisement -

Më Shumë

Premierliga jep dritën jeshile, arabët një hap larg Newcastle

Siç flitet prej kohësh, klubi i Newcastle pritet të ketë pronarë të rinj sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për disa investitorë arabë, të cilët...

“Je Zoti i futbollit”, klubi portugez i përgjërohet për ndihmë Ronaldos

“Ronaldo na ndihmo”, kjo është thirrja e Olhanense, klubit portugez që garon në ligën e tretë dhe ka pronarë italianë. Futbollistët kanë menduar t’i...

Pesë raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Pesë raste të reja në Shqipëri janë konfirmuar me Covid-19. Tre raste janë në Durrës, një në Tiranë dhe një në Krujë, kontakte të rasteve...

“Të duash një person tjetër, do të thotë të shohësh fytyrën e Zotit”

Ekzistojnë baballarë që nuk i duan fëmijët e tyre; por s’ka asnjë gjysh që nuk e adhuron nipin e tij. Një hije është e vështirë...

Haskuka dhe ministri i Bujqësisë Mustafa, vizituan disa fshatëra që u goditën nga breshëri

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka vizituar fshatrat Piranë, Medvec dhe Zojz, për të parë nga afër dëmet që janë shkaktuar...

Breshëri mbrëmë në Suharekë shkaktoi dëme të mëdha

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se reshjet e mbrëmshme kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Muharremaj thotë se dëme të...

NISMA në Prizren: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

NISMA Socialdemokrate në Prizren, ka uruar të gjithë besimtarët islam, me rastin e festës së Fitër Bajramit. "Urime dhe për shumë vite Festa e Fitër...

Gërxhaliu: Pas Covid-19, Kosova do ballafaqohet me pandeminë ekonomike dhe sociale

Eksperti i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka paralajmëruar efektet që do të kenë sektore të ndryshme si pasojë e pandemisë Covid-19 në Kosovë. Gërxhaliu deklaroi në...

Mësimdhënësit e pensionuar në kohë pandemie vazhdojnë të punojnë pa para

SBASHK kërkon që pensionistët të paguhen shtesë përveç pensioneve. Qeveria zotohet so do të miratojë kërkesën e SBASHK në koordinim me Ministrit e linjës Mësimdhënësit të...

PSG humb Cavanin, gati oferta për goleadorin e Premierligës

Skuadra e PSG-së pritet të ketë ndryshime për sezonin e ardhshëm. Sidomos në repartin e sulmit, pasi bomberi Edinson Cavani, nuk ka pranuar të...

“Break My Heart” nga Dua Lipa me mbi 100 milionë klikime

Pak muaj i janë dashur këngës së Dua Lipës “Break My Heart” për të arritur mbi 100 milionë klikime. Këtij faktit i është gëzuar edhe...

12 të infektuarit me COVID-19 në Prizren janë policë patrullues, kishin kontakte edhe me qytetarë

Nëntëmbëdhjetë raste të reja me Covid -19 kanë rezultuar në Prizren në 24 orëshin e fundit në Kosovë. Testimit për Covid-19 iu janë nënshtruar sot...

Një e krishterë si Oriola uron posaçërisht Gëzuar Natën e Kadrit!

Jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë me foto provokative. Por ditën e djeshme modelja e njohur Oriola Marashi ka publikuar për herë të parë foto...

Asamblistes së VV në Prizren i reagon një zyrtar i QPS: Listat selektive i bëri një parti tjetër dhe jo LDK-ja

Zyrtari i Qendrës për Punë Sociale në Prizren, Bashkim Rakaj, i ka reaguar asamblistes së Vetëvendosjes, Mimoza Bushrani, në lidhje me pretendimet e saja...

Quni: Çështja e shërbimit ushtarak 3 muajsh u shty për shkak të rënies së Qeverisë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka folur në emisionin Frontal në T7 lidhur me shërbimin ushtarak, që kishte qenë një nga dakordimet...

Dëmet nga shiu, Kurti viziton Mamushën e Suharekën

Herët nis agjenda e sotme e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili do t’i realizojë disa vizita. Pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e...

Lajmet e Fundit

Vdes 59 vjeçari nga Prizreni i diagnostifikuar me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive një 59-vjeçar me incialet A.H nga Prizreni. Sipas MSH-së ai ishte diagnostifikuar me...

Pandemia COVID-19, teori konspiracioni apo skenar i përgatitur

Av. Faik MIFTARI Pasi që jemi në prag të përfundim të pandemisë COVID-19, si pasojë e së cilës masat kufizuese restriktive pritet të përfundojnë me...

Ngërçi aktual politik dhe kushtetues

SHKËLZEN MALIQI 1. Insistimi i LVV-së se Neni 84. pika 2 i Kushtetutës së Kosovës është Neni i vetëm përcaktues se si do të duhej...

Ministri Arben Vitia: Do të hapen shkollat dhe çerdhet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se do të bëhet hapja e shkollave në vendin tonë...

Vitia konfirmon lehtësimin e masave, ky do të jetë orari i ri i lëvizjes nga data 28 maj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nga dita e enjte do të shtohet liria e...