16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ditari i Zafirit (Foto)

Nuk e rroki vetëm pushkën. Në luftë e kapi edhe lapsin.

Shkroi për rezistencën e UÇK-së.

Deputeti Zafir Berisha, i cili në atë kohë ka qenë komandat i UÇK-së, ka publikuar një pjesë të ditarit të luftës, përkatësisht të datës 6 e 7 prillit të vitit 1999.

Ai kujton se si forcat serbe u përballën me rezistencën e UÇK-së, në fshatin e tij të lindjes, Billushë.

“Rastësisht, pas shumë viteve, sot e hapa ditarin e luftës për t’i rikujtuar disa nga ngjarjet dhe përjetimet e para 20 viteve”, tregon Berisha, shkruan “PrizrenPress”.

“Përmes fotove desha të ndaj mu ju miq të nderuar atë që kisha shkruar për ngjarjet e datës 6 e 7 prill 1999, kur forcat e mëdha të okupatorit serbo-sllave zbarkoheshin në Vrri të Prizrenit për të vazhduar planin e “tokës së djegur”!!!”.

Ata pasi u zbarkuan me 6 prill në Hoq të Qytetit, me 7 prill, herët në mëngjes ju drejtuan Billushës(Kushtrim) ku në ora 06 e 30 minuta u përballën me rezistencën e fuqishme të UÇK-së në hyrje të fshatit”.

“ Lanë eshtrat në atë betejë, por edhe makinerinë”.

“Pas 20 vitesh mund edhe të kemi komoditetin e harresës dhe dikush të flasë apo edhe shkruajë për luftën, sikurse për një film, por një gjë jem i sigurt, si edhe shumë të tjerë se lufta nuk ka qen film, por një e vërtet e madhe sa tragjike po aq edhe e lavdishme”.

“Lavdia ju takon atyre që u flijuan për Kosovë, ndërsa respekti deri në përkulje, atyre që nuk u ndalën deri në çlirimin e vendit!”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Biletat për koncertin e Dua Lipës në Kroaci u shitën për 10 minuta

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, Dua Lipa do të performojë në Kroaci në qershor, dhe për vetëm disa minuta ka shitur të gjitha biletat...

Mot me diell dhe i ngrohtë

Për sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit