17.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

UEFA konfirmon orarin e ri për Nations League, kur do të luajnë Kosova dhe Shqipëria?

Tashmë është zyrtare, me 3, 4 dhe 5 shtator do të luhen ndeshjet e para të UEFA Nations League. Kosova do të nisë fazën e grupeve kundër Moldavisë me 3 shtator.

UEFA zyrtarisht ka publikuar orarin e të gjitha ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve që do të luhen në shtator, tetor dhe nëntor.

Kosova, që gjendet në Grupin 3 të Ligës C me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë, e nis aventurën për herë të dytë në këtë garë pikërisht kundër kësaj skuadre të fundit.

Pra Kosova do të përballet me Moldavinë në udhëtim me 3 shtator nga ora 20:45.

Më pas do të ketë punë në shtëpi me Greqinë e Slloveninë, raporton Gazeta Express.

Edhe Shqipëria e nis këtë aventurë në udhëtim, do të ketë punë me Bjellorusinë.

Orari i të gjitha ndeshjeve të Kosovë dhe Shqipërisë:

KOSOVA
Ndeshja 1, e Enjte 3 Shtator

Ndeshja 2, e Diele 6 Shtator

Ndeshja 3, e Diele 11 Tetor

Ndeshja 4, e Merkure 14 Tetor

Ndeshja 5, e Diele 15 Nentor

Ndeshja 6, e Merkure 18 Nentor

SHQIPËRIA
Ndeshja 1, e Premte 4 Shtator

Ndeshja 2, e Hene 7 Shtator

Ndeshja 3, e diele 11 Tetor

Ndeshja 4, e Merkure 14 Tetor

Ndeshja 5, e Diele 15 Nentor

Ndeshja 6, e Merkure 18 Nentor

Më Shumë

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Rock and Blues Festival javën e ardhshme në Prizren

Edicioni i tretë i Festivalit Rock and Blues 2025 do të zhvillohet më 11, 12 dhe 13 korrik në Prizren, duke sjellë një përzgjedhje...

Lajmet e Fundit