16.9 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 4554

Prokuroria e Prizrenit po merret me kompaninë që ka hapur konkurs për 2 mijë vende në Gjermani

0

Ditë më parë një kompani gjermane u shfaq në qytetin e Prizrenit, e cila kërkonte 2 mijë punëtorë për punë në Gjermani. Pas publikimit të fotografive në media në të cilat shihej një numër marramendës i qytetarëve që ishin të interesuar për aplikim punësimi në Gjermani, u vu në pikëpyetje veprimtaria e saj.

Ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, cili tha se kompania po hetohej nga organet e drejtësisë, mirëpo, nuk u tha diçka më shumë se a kanë filluar hetimet.

Prokuroria e Prizrenit ka thënë se janë nisur veprimet ligjore për të siguruar prova dhe informacione të nevojshme nëse janë mashtruar qytetarët e Kosovë.

“Duke u bazuar në kërkesën dhe në pyetjet tuaja, lidhur me kompaninë B.S.B. ‘Aviation’, e cila ka ardhur në Kosovë dhe u jep qytetarëve mundësi për punësim në kompaninë O.B.M ‘Aviation’ në Gjermani, Prokuroria Themelore në Prizren, ju bënë me dije se është duke ndërmarrë veprime ligjore për të siguruar provat dhe informacionet e nevojshme, nëse është kryer apo po kryhet ndonjë vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë së Prizrenit për Lajmi.net.

Kujtojmë se në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, kompania ‘BSB Aviation’ është regjistruar në formën Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK), me kapital prej vetëm 1,000 euro.

Regjistrimi i saj si kompani në ARBK ishte bërë më 23 tetor të këtij viti.

Liberalizimi i vizave vështirë se mund të ndodh edhe në vitin 2019

0

Herë në qershor, herë në fund të vitit dhe herë në fillim të vitit të ardhshëm; krejt këtë kohë qytetarët kanë prit një lajm pozitiv se do të mund të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Pritja është theksuar kur politikanët kosovarë kanë dhënë afate të tilla për liberalizim të vizave.

Por ndërkombëtarët janë ata qëçdo herë kanë qenë të rezervuar në dhënien e afateve. Në këtë kohë kur Kosova është në ditët kritike sa i përket liberalizimit të vizave, njohës të politikës në Kosovë dhe të të drejtave të njeriut, vlerësojnë se nuk do të ketë viza as këtë vit, dhe se deklarimet e politikanëve në Kosovë janë bërë për interesa partiake.

Tash e sa vjet qytetarët e Kosovës presin që të jenë tëbarabartë me ata të shteteve të tjera sa i përket lëvizjes së lirë.

Ata që qeverisin me vendin në vazhdimësi shprehën optimist se ky proces i tej-zgjatur do të përfundojë brenda një kohe të shkurt dhe që do të rezultojë me lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Deklarimi i fundit erdhi nga shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj i cili ditë më parë tha në fund të vitit do të marrim një lajm të mirë për vizat.

Madje, ai edhe ka lutur të gjitha partitë opozitare të japin mesazhe pozitive për liberalizimin e vizave, pasi nuk ka arsye me qenë pesimist.

Ndërkohë që partitë opozitare thonë se liberalizimi nuk ndodh njëherë dhe kritikojnë pushtetin që në vazhdimësi jep data për përfundimin e këtij procesi.

Për Behxhet Shalën, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në Kosovë është bërë lojë me çështjen e liberalizimit të vizave, edhe nga pozita edhe nga opozita.

“Këta që kanë premtuar se do të ketë vit liberalizim të vizave, e kanë bërë shkaku që është dashtë me vazhdu pushtetin, këta të cilët i kanë kundërshtuar politikanët në pushtet, e kam fjalën për opozitën që kanë thënë se nuk do të ketë viza e kanë bërë me qëllim që ta rrëzojnë pozitën dhe tëbëhen vet pozitë. Ka qenë një lojë jo e mirë, një lojë tëthemi e ndyrë, e cila në fund të fundit po u kushton qytetarëve të Kosovës. Të gjithë këta të cilët ose premtojnë se do të ketë liberalizim të vizave në afate të caktuara, ose thonë që nuk ka e me ta dotë ketë, të gjithë këta kanë viza, këta nuk e kanë problem për viza, ose e kanë pasaportë ne Shqipërisë, ose pasaportën e një shteti tjetër, ose e marrin vizën me një procedurë tëpërshpejtuar duke keqpërdorur disa pasaporta diplomatike, këta nuk janë ata që pësojnë ,e pësojnë ata të cilët kanë nevojë për shërim jashtë, ata t ë cilët e kanë një familjar jashtë, ata të cilët nevojë për një shkollim ose specializim jashtë”, thotë ai.

Tutje, ai thotë se për dështimin e vizave përgjegjësi kanë edhe vendorët edhe ndërkombëtarët.

Ndërkohë që përmend edhe bisedimet Kosovë-Serbi ku thotë se çështja e vizave mund të përdoret kusht për këtë temë.

“Në rrjedhën e bisedimeve politike midis Serbisë dhe Kosovës, tash bashkësia ndërkombëtare e ka një adut të fortë në duar, për të bërë një presion të madh mbi Kosovën, për të bërë lëshime edhe mëtutjeshme karshi Serbisë, dhe mund ta përdorë edhe procesin e liberalizmit të vizave si kusht për ato bisedime, që do të thotë se tashmë kanë pushuar së ekzistuari kriteret teknike që kanë qenë më herët si kusht për liberalizimin e vizave, tash po del qëështë kriter kryesor kriteri politik, nuk është më as luftimi i korrupsionit, as luftimi i krimit të organizuar”, thotë ai.

Ndërkohë, Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) ka dalë me një hulumtim ku sqaron hapat e mbetur deri në përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Sipas, Demush Shashës nga EPIK, vendimmarrja nga Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian Kosovën, është pothuajse e pamundur të përfundoj brenda këtij viti, e madje edhe në 2019’ën.

“Data kritike është 6 dhe 7 dhjetor, sepse Këshilli i Bashkimit Evropian në konfiguracionin e ministrave të brendshëm të cilët e kanë për mandat plotësim ndryshimin e rregullores në fjalë bëhet me 6 dhe 7 dhjetor, nuk ka datë tjetër deri në fundvit, pra është kritike që ne të synojmë të jemi në agjendë me 6 dhe 7 dhjetor. Natyrisht që mund të votohet plotësim ndryshimi i rregullores edhe në këshilla të tjerë, por gjasat janë të vogla që do tëndodh. Prandaj ne kemi avoku që të behet lobimi që Kosova të futet në agjendë me 6 dhe 7 dhjetor. 3.27/4.24 Ne konsiderojmë qe jemi në ditët kritike të fundit, për të siguruar që vendimmarrja të përfundojë brenda këtij viti. Me kalimin e çdo ditë jemi duke hyrë në një stad ku dyshimet po rriten se do të ndodh kjo deri në fund të vitit”, tha ia.

Ai thotë se hyrja në vitin 2019 pa sqarim për liberalizim të vizave do të jetë jashtëzakonisht komplekse.

Ndërsa, sipas analistit politik, Behlul Beqaj, dhënia e afateve kohore nga politikanët kosovarë është edhe një tjetër dëshmi se sa janë jo serioz.

“Dhënia e afateve nga ana e politikanëve kosovarëështë një dëshmi shtesë së ata janë jo serioz. Politikanët kosovarë nuk janë në gjendje t’i përmbushin premtimet nga të cilat varet pikërisht prej tyre por japin premtime të cilat nuk varen fare nga lidershipi i Kosovës. … Unë nuk i gëzohem liberalizimit të vizave, pavarësisht se është një e drejtë e pakontestueshme dhe e nevojshme për të gjithë, nuk i gëzohem nga fakti se të vetmit që munden eventualisht për ta ndryshuar gjendjen e keqe nëKosovëështë armata e të rinjve nëKosovë, të cilët pas liberalizmit do të braktisin Kosovën, dhe nëKosovë ,nëse largohet të rinjtë nuk ka kush ta rezistojë këtë pushtet”, thotë ai.

Ditë më parë, shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, NataliaApostolova këshilloi politikanët kosovarë që mos të zotohen lidhur me afatet kohore për liberalizimin e vizave, meqë, siç tha ajo tani ky proces është në duart e shteteve anëtare.

Kujtojmë se Kosova është i vetmi vend që i është vënë kusht për liberalizimin e vizave, demarkimi i kufirit me një shtet tjetër (Malin e Zi).

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është tani në dorën e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që pritet të votojnë për apo kundër liberalizimit.

Në maj të vitit të ardhshëm mbahen zgjedhjet brenda Parlamentit Evropian, ndërkohë që është edhe çështja e Brexit, e këto pritet të konsumojnë vëmendjen e të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, diçka që mendohet se e vështirëson procesin e Kosovës nëse nuk ka ndonjë vendimmarrje deri atëherë.

Vidhen stoli ari në Prizren

0

Dje në Prizren një mashkull ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhë stoli ari.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, rasti është duke u hetuar.

Dokumentet bazë për akreditim ndërkombëtarë drejt finalizimit në Spitalin e Prizrenit

0
Në kuadër të Programit Përkrahës për Shëndetësi në Kosovë – KSV/017”,  implementuar nga LuxDev dhe Ministria e Shëndetësisë, të mërkurën, të enjten dhe të Premten, në Prizren janë mbajtur tri punëtori të përbashkëta të grupeve punuese të Spitalit të Prizrenit dhe spitalit të Gjilanit. Punëtoritë janë udhëhequr nga Dr. Afërdita Ademi-Osmani, udhëheqëse e projektit, ekspertët ndërkombëtarë Prim. dr. msc, Dorjan Marushiq, dhe Msc. Jakop Ceglar, ekspertët vendor Dr. Ilir Hoxha dhe Atran Sadiku, dhe asistentët Valid Apuk dhe Admir Mustafa.
Në ditën e parë në spitalin e Prizrenit anëtarët e grupeve punuese të repartit të kirurgjisë në vendet e tyre të punës kanë punuar në implementimin e dokumenteve të hartuara (PSO-ve)  dhe informatorëve të pacientëve, ndërsa grupi i strukturës ka bërë vlerësimin e shpejtë të komponentëve strukturor në procesin e operimit në spital.
Në ditën e dytë është diskutuar  implementimi i dokumenteve të standardizuara për përmirësimin e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, prezantimi i formës digjitale të dokumenteve të hartuara, si dhe përfitimet individuale, institucionale dhe sektoriale nga zbatimi i procedurave të standardizuara të trajtimit të pacientëve.
Në në ditën e tretë është bërë prezantimi i të gjeturave nga grupet punuese dhe planifikimet e mëtutjeshme për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Në hapje të punëtorisë anëtarët e grupeve punuese janë falënderuar nga drejtori i spitalit të Prizrenit, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, dhe i spitalit të Gjilanit. Dr. Nisret Hajrullahu, kurse prezantimet nga Dr. Besim Guda, Dr. Eqrem Shala, Dr. Shefki Xharra dhe Shemsi Saramati.
Foto 1- Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, drejtor i spitalit të Prizrenit.jpg
Në fillim, drejtori i spitalit të Prizrenit, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, ka prezantuar edhe një raport të vizitës studimore në spitalin e Izolas në Slloveni, si pjesë e aktiviteteve të Planit Strategjik 2017-2021. “Gjatë qëndrimit në spitalin e Izola në Slloveni, unë në cilësinë e kirurgut së bashku me kolegun kirurg, dr. Bajram Duraj, kemi asistuar dhe kemi marrë pjesë aktive në disa nga operacionet që për momentin nuk kryhen në spitalin e Prizrenit. Jam i bindur se në një të ardhme të afërt do të sigurojmë pajisjet e nevojshme dhe do të fillojmë me operacione të tilla. Kemi vullnetin, përkushtimin dhe jemi të vendosur që  përvojat e fituara në Slloveni t’i implementojmë në spitalin tonë dhe t’i mundësojmë qytetarëve shërbime shëndetësorë pa pasur nevojë që ato t’i kërkojnë jashtë Kosovës, – theksoi drejtori Avdaj, duke falënderuar  MSH-në dhe Qeverinë e Luksemburgut për përkrahjen e vazhdueshme që kanë ofruar për spiatlin e Prizrenit.
Foto 2. Dr. Besim Guda, spitali i Gjilanit.jpg
Në përmbyllje punëtoritë janë vlerësuar shumë të suksesshme, ndërsa anëtarët e grupeve punuese kanë marrë fjalë miradije nga udhëheqësit e projektit, Dr. Afërdita Ademi-Osmani dhe Prim. dr. msc, Dorjan Marushiq.
Foto 3. Dr.Afërdita Ademi-Osmani, udhëheqëse e projektit.jpg
 “Sot po finalizojmë punën disa mujore të hartimit të disa nga dokumentet më të rëndësishme  dhe që do të jenë bazë për akreditim të spitalit të Gjilanit dhe të Prizrenit. Puna ekipore  dhe e përbashkët është çelës i suksesit. Kjo u vërtetua nga puna, përkushtimi, angazhimi dhe kontributi juaj i jashtëzakonshëm që keni treguar gjatë gjithë kohës në hartimin e këtyre dokumenteve të rëndësishme dhe të munguara deri më tash. Për këtë ju meritoni lëvdatat më të mëdha dhe jeni shembulli më i mirë se gjithçka arrihet kur ka vullnet dhe përkushtim për arritjen e asaj që dëshirojmë të arrijmë’,- theksoi Dr. Afërdita Ademi-Osmani, udhëheqëse e projektit.
Foto.4. Prim. Dr. Dorjan Marushiq, ekspert ndërkombëtar.jpg
Nga ana tjetër, eksperti ndërkombëtar, Dorjan Marushiq, anëtarët e grupeve punuese i ka quajtur  heronj. ‘Më lejoni që në fillim t’ju falënderoj sinqerisht për atë çfarë keni treguar dhe arritur gjatë gjithë kohës gati një vjeçare. Qëllimi kryesor i angazhimit tonë të përbashkët në hartimin e  dokumenteve për ngritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore  po finalizohet me sukses për çka ju meritoni respektin më të madh dhe për mua jeni heronj”, – pohoi  Prim.dr. msc, Dorjan Marushiq, duke shtuar se këto dokumente do të jenë bazë e akreditimit ndërkombëtar të dy spitaleve respektive, atij të Gjilanit dhe të Prizrenit.
Aktivitetet nga Plani Strategjik 2017-2021 do të vazhdojnë sipas dinamikës dhe kohës së paraparë.

Haskuka bën thirrje për kujdes me ofertat për punë në Gjermani

0

Autoritetet lokale të Prizrenit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në raport me ofertat për punësim në Gjermani, ashtu që të mos bien pre e propagandave për paga të larta.

Ata kanë pranuar se takimi informues për punësim në Gjermani i mbajtur pak ditë më parë në Prizren, ka lënë nën hije Panairin e Punës së organizuar nga institucionet vendore dhe GIZ-i, por megjithatë kanë theksuar se në këtë panair ka pasur oferta për punë me paga të mira, shkruan sot Koha Ditore.

“Panairi ynë ka qenë për punë në Kosovë dhe ofertat kanë qenë jo vetëm për punë të thjeshta, por edhe për punë në sektorin e teknologjisë informative e sektorë të tjerë dhe me paga të mira. Ndërsa çështja e takimit informues në Shtëpinë e Kulturës, duhet shikuar edhe në aspektin sociologjik edhe në aspektin e problemit të përgjithshme të Kosovës, sepse aty ka pas njerëz nga Komuna të ndryshme të Kosovës. Me sa e kam parë është pjesë e trendit për me ik nga Kosova disi. Por i kisha lutur qytetarët që të kenë kujdes, se me sa po e shoh kompania në fjalë nuk ekziston në letra. Po ashtu të rinjtë po bien pre e propagandave për rroga të larta”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai ka shfaqur besimin se nëse punohet mirë edhe Kosova ka perspektivë për zhvillim.

Pesë vjet nga vdekja e Adnan Abrashit

0

Janë bërë pesë vjet nga vdekja e publicistit Adnan Abrashi.

Kolegët, pesë vjet pas ndarjes fizike, e vlerësojnë lartë figurën e Abrashit.

Opinionisti Besnik Kryeziu thotë se Adnan Abrashi ishte intelektual brilant.

“Adnani ishte njeri i mrekullushem, intelektual brilant”, thotë ai.

Publicisti Adnan Abrashi, pesë vjet më parë ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare.

Ai u lind në Prizren në vitin 1957, ndërsa me profesion ishte jurist. Ishte bashkëpunëtor i shumë mediave në Kosovë dhe Shqipëri. /PrizrenPress.com/

Aksidentohet kamioneta, vdes 73 vjeçari në Malishevë (VIDEO)

0

Si pasoj e një aksidenti ka vdekur një 73 vjeçar në Malishevë.

Ai humbi jetën derisa po ndihmonte punëtorët që po e ndërtonin shtëpinë e fqinjëve të tij.

Familjarët e të ndjerit thonë se punëtorët e përfshirë në ngjarje nuk patën faj dhe se nuk dyshojnë në ta.

 

Varrezat pa mirëmbajtje në Dragash

0

Varrezat e qytetit të Dragashit janë kthyer në këtë gjendje.

Kjo, si pasojë e moskujdesit nga ana e banorëve dhe komunës, pasi që kjo e fundit nuk ka angazhuar asnjë punëtor për mirëmbajtjen e tyre, raporton KTV.

Edhe rruga e cila të dërgon deri te varrezat e qytetit, ka mbetur në gjysmë.

Banorët e këtij qyteti thonë se kurrë nuk është investuar asgjë dhe se është urgjente të rregullohet kjo pjesë.

Avokati i Popullit ditë më parë, ka publikuar Raportin me Rekomandime në lidhje me Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në komunat e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, komuna e Dragashit arsyetohet se kanë pasur gjëra më primare për të intervenuar dhe premton që investimi në varreza do të bëhet këtë vit.

Në qytetin e Dragashit jetojnë komunitetet: shqiptar dhe gorano-boshnjak të cilët kanë pasur disa probleme për parcelat e varreve të familjarëve të tyre.

Shokuese/ Polici: Ai po ndërronte jetë, ata vetëm filmonin

0

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Holandë ku një person ka qenë duke vdekur dhe teksa policia po i shpëtonte jetën, njerëzit nuk bënin gjë tjetër veçse nxirrnin telefonat e tyre dhe filmonin, shkruan Syri.net.

Oficeri i policisë Gerëin nuk mund ta besonte atë që ka parë. Ai e ka shpërndarë këtë histori në “facebook”, duke thënë se kjo është e papranueshme dhe se të gjithë duhet të mendojnë, po sikur të ishte një person i dashur i juaji.

“Kjo thjesht nuk mund të jetë e vërtetë,” tha gruaja e burrit. “Ai është i shtrirë atje duke vdekur dhe ata vetëm po filmojnë.

/Syri.net/A.P/

Kompletohet pakoja ligjore që rregullon sfera të kulturës

0

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotshme plenare miratoi në lexim të parë projektligjet: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bibliotekat; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kinematografinë; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sponzorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të sportit dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, miratimin e këtyre ligjeve e sheh në interes për fushat që ka në përgjegjësi MKRS-ja.

“ Kalimi i propozimeve të MKRS-së nga ana e Kuvendit, plotëson objektivat strategjike të ministrisë, por edhe kompleton harmonizimin e këtyre projektligjeve me ligjet e tjera të Kosovës”, është shprehur ministri Gashi.