17.6 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 4555

Deputetët dyshojnë se VV organizoi ‘tollovinë’ në Prizren për punësim në Gjemani

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ngritur dyshime se organizimi për punësim në Gjemani, që ndodhi ditë më parë në Prizren, është i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me qëllim të mos liberalizimit të vizave.
Fillimisht ishte deputetja Luljeta Veselaj-Gutaj ngriti çështjen e kompanisë gjermane që ofronte mundësi punësimi në Prizren.

Veselaj-Gutaj: Organizimi në Prizren për punësim me qëllime të caktuar

“Disi pa paragjykuar konsideroj se ishte një zhvillim aspak normal e më së paku i duhur për rrethanat në të cilat po kalojmë si shtet por përtej kësaj shoh edhe qëllime të caktuara në këtë ngjarje….dua të dijë nga udhëheqësit e nivelit qendror dhe nivelit lokal, a janë në dijeni për një organizim të tillë në çfarë cilësie është organizuar një mobilizim i tillë për punë jashtë vendit, a kanë leje këta persona apo kjo kompani, a duhet organet shtetërore të analizojnë cilësinë e organizime të tilla duke pas parasysh që këto organizime e sfidojnë në tersi edhe aparatin shtetëror të vendit“, ka thënë ai.

Edhe deputeti i Nismës socialdemokrate, Milaim Zeka, tha se kanë fakte që njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje po i

Zeka: Ka fakte që njerëzit e VV po i organizojnë këto gjëra në Prizren

“Ka fakte dhe na kanë ardhur informacione që njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje po i organizojnë këto gjëra në Prizren dhe ata duhet ta marrin përgjegjësinë, janë këta njerëz që duan ta ulin në zero imazhin e Kosovës para ndërkombëtarëve për mos liberalizimin e vizave, sepse këta jetojnë vetëm në skandale, kaos dhe turbullira. Lëvizja Vetëvendosje jeton vetëm kur qytetarët i nxit për gjëra që nuk kanë të bëjnë me realitetin. Mbi bazën e kësaj dola për të thënë se ka informacione dhe është shumë mirë që Policia e Kosovës dhe hetuesit e prokurorët po merren me ngjarjet në Prizren mbrapa të cilave ka dyshime që janë njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Po ashtu, Zeka ka kërkuar që çdo të burgosuri t’i kthehet e drejta për paketa, ushqim, pasi kjo e drejt e njeriut iu ka hequr atyre. Ndërsa, me ligjin për paga ka kërkuar që gardianët të kenë pagën e policit.

Gjykimi ndaj Nexhat Çoçaj, Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku, nuk jepet as sot fjala përfundimtare

0

Nuk mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Nexhat Çoçajt, për arsye shëndetësore mungon prokurori çështjes. Sot ishte e paraparë të jepej fjala përfundimtare ndaj të akuzuarve Nexhat Çoçaj, Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku.

Por një ditë më parë, prokurori i çështjes Mehdi Sefa, kishte dorëzuar një parashtresë në gjykatë, nëpërmjet së cilës e ka njoftuar gjykatën se për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, është detyruar të marrë pushim mjekësor, për tretman sa më të shpejtë.

Kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi, me gjyqtarët Xheladin Osmani dhe Kymete Kicaj anëtarë, caktuan datën 15 nëntor si datë e arsyeshme dhe afat i mjaftuar që prokurori i çështjes të mund të paraqitet në seancë.

Kallxo.com edhe më parë ka raportuar për këtë rast.

Gjykata Themelore Prizren kishte shpallur aktgjykim dënues, ashtu që i akuzuari Çoçaj ishte dënuar me 3 vjet burg me vendim të gjykatës për këtë çështje, ndërsa Thaçi me 14 muaj, e Çejku me 6 muaj burg, por Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim, me arsyetimin e se kemi të bëjmë me dy ekspertiza të ndryshme dhe në kundërthënie me njëra tjetrën.

Drejtori i Arsimit komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren se keqpërdori për 5 vjet rresht manifestimin “Remzi Ademaj”, të mbështetur nga komuna e Prizrenit.

Pep Guardiola: Do të bëj gjithçka për ta mbajtur Brahim Diaz

0

Sipas spekulimeve, e ardhmja e mesfushorit, Brahim Diaz, në skuadrën angleze, Manchester City, është vënë në dyshim.

Mirëpo menaxheri Guardiola, ka thënë se do të bëj çdo përpjekje për ta mbajtur mesfushorin Diaz në Manchester City, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Pas performancës së tij të hatashme kundër Fulham-it, ku ai arriti të shënoi dy gola, Guardiola ka thënë se klubi me siguri do të punojë për ta mbajtur atë.

Suharekë: Vetura godet këmbësoren

0

Në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, gjatë mesditës së të enjtes raportohet se një person përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia kishte goditur një këmbësore.

Nga Policia e Kosovës njoftojnë se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor u lirua në shtëpi.

Në Prizren hapet sot ekspozita që prezanton modernitetin e këtij qyteti mes viteve 1945- 1989

0

Ekspozita “Përnjëherë e Mjegullt dhe e Pashmangshme: Modernitetet 1945—1989”, për mes së cilës prezantohet zhvillimi shumë disiplinare i qytetit të Prizrenit mes viteve 1945—1989, do të hapet sot, duke filluar nga ora 16:00 në Kino Lumbardhi.

Kjo ekspozitë është rezultat i një punë tetë mujor e realizuar në kuadër të projekti “Prizren Urban Memoryscapes”, si platformë edukative që pajisi dhjetë pjesëmarrës me metoda të hulumtimit të trashëgimisë kulturore dhe ekonomike.

Ekspozita “Përnjëherë e Mjegullt dhe e Pashmangshme: Modernitetet 1945—1989”, ka një qasje ndërdisiplinare: duke realizuar intervista të historisë gojore; mbledhur dhe arkivuar burime vizuele dhe eksploruar strategji të ekspozimit të historisë shoqërore, kulturore dhe ekonomike të Prizrenit.

Duke lokalizuar proceset e modernizimit dhe hapur trashëgiminë socialiste për lexime nga perspektiva të shumta, ekspozita eksploron kulturën dhe punën nga këndvështrimi i punëtorëve, duke i ruajtur kompleksitetet historike dhe shamngur reprezentime të thjeshtësuara të së kaluarës socialiste.

Pjesëmarrësit punuan me burimet e mbledhura në mënyre interaktive, për të krijuar një arkiv digjital, një ekspozitë, një publikim, dhe mbi të gjitha, për të krijuar dije rreth komuniteteve të tyre. Projekti është ideuar përmes partneritetit mes Fondacionit “Lumbardhi” dhe Iniciativës për Histori Gojore, në bashkëpunim me Ambasadat Franceze dhe Gjermane.

I nisur me një thirrje të hapur për pjesëmarrës në mars 2018, “Prizren Urban Memoryscapes” është përbërë nga punëtori mbi metodologjinë e historisë gojore, arkivim digjital dhe kurim të historisë bashkëkohore.

“Prizren Urban Memoryscapes” mbështetet nga Fondi Kulturor Franko-Gjerman, Ambasada Franceze, Ambasada Gjermane dhe Komuna e Prizrenit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga sot deri me 25 nëntor në Kino Limbardhi në Prizren.

Vdes punëtori në Malishevë

0

Një person ka humbur jetën në fshatin Novosellë të Malishevës derisa po punonte te një person tjetër.

Në raportin e Policisë thuhet se është arrestuar një person pasi që me disa punëtorë ishte duke e ngarkuar një kamionetë.

Sipas Policisë viktima kishte shkuar vullnetarisht për t’i ndihmuar tashmë të dyshuarit dhe derisa po punonin kamioneta ka lëvizur dhe ka kërcyer, ka marr lëndime trupore ku edhe ka ndërruar jetë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në këtë komunikatë.

Një grua mbytet në bunar në Kervasari të Malishevës

0

Në fshatin Kervasari të Malishevës, të enjten, rreth orës 12:30, një femër në rrethana të panjohura ka rënë në një bunar.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka nxjerrë trupin e pajetë të viktimës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në këtë komunikatë.

Princi saudit e konsideron gazetarin e vrarë si islamik të rrezikshëm

0

Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman i ka thënë Amerikës se e konsideron shkrimtarin e vrarë Jamal Khashoggi si një islamik të rrezikshëm.

Sipas BBC, bin Salman thuhet se e tha këtë gjë në një telefonatë me Shtëpinë e Bardhë pasi Khashoggi u zhduk, por para se Arabia Saudite të pranonte vrasjen e tij.

Khashoggi, një shtetas saudit që punonte për shtypin amerikan, ishte një kritik i njohur i sundimtarëve të vendit të tij. Trupi i tij ende nuk është gjetur, por Turqia, SHBA dhe Arabia Saudite kanë pranuar të gjithë se ai u vra në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor.

Arabia Saudite mohon se familja e saj mbretërore është përfshirë dhe thotë se është “e vendosur të zbulojë të vërtetën”.

Çfarë thotë Mytaher Haskuka për kompaninë që premton 2 mijë vende pune në Gjermani

0

ompania nga Prizreni që këtë të mërkurë ofroi 2 mijë vende punë në gjermani në agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve kosovare është regjistruar me 23 tetor të 2018, pikërisht në ditën kur edhe bëri të ditur njoftimin në media për mundësi punësimi në Gjermani. Por Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se nuk është në dijeni për veprimtarinë e kësaj kompanie.

Shtëpia e Kulturës Xhemajl Berisha gjate së enjtes dukej shumë e qetë. Aty kalonin vetëm studentë që e shfrytëzonin bibliotekën edhe qytetarët që frekuentonin atë rrugicë.

“Kompania gjermane” që ka prezantuar dje në Shtëpinë e Kulturës në Prizren është kompani fiktive, e cila nuk ekziston fare.

Për këtë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është duke u hetuar kjo kompani.

Ai tha se organet po merren me këtë çështje, por është ende herët të thuhet diçka. Ai nuk ka mohuar se me këtë po merret edhe Agjencia Kosova e Inteligjencës.
Mirëpo pavarësisht kësaj deklarate policia e Kosovës një gjë të tille nuk e pranon se është duke ndodhur.

Policia e Prizrenit kanë pranuar për T7 se nuk ka hapësirë për dyshime, askush nuk është ankuar dhe nuk kanë pse të hetojnë asgjë.

Kurse nga prokuroria e Kosovës nuk kane treguar detaje nëse një hetim është duke u bërë.
E për atë që ndodhi dje kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka treguar se është i habitur.

Ai për T7 ka treguar se dje ka qenë edhe hapja e panairit të punës në komunën e Prizrenit.

“Unë nuk kam kurrfarë informacioni as për këtë ngjarje as për kompaninë. Shpresoj që nuk është ndonjë aspekt korruptiv aty dhe qytetarët nuk bien pre e ndonjë mashtrimi. Nuk kemi pasë as informata, nuk kemi ditë as për çka është fjala. Pos asaj që e kemi pa nga mediat, nuk e kanë kontaktuar komunën as nuk kanë kërkuar ndonjë bashkëpunim nga komuna”, ka thënë Haskuka.

Kompania “BSB Aviation” është regjistruar në formën Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK), me kapital prej vetëm 1,000 euro, ndërsa pronar figuron të jetë një person i quajtur Bujar Berisha.

Për mashtrim të rreth 900 personave për viza pune në Gjermani aktualisht po akuzohet deputeti Milaim Zeka, dhe partneri i tij afarist Ilir Krasniqi. Sipas raportimeve , Zeka dhe Krasniqi akuzohen se me premtimin për sigurimin e një vendi të punës në Gjermani, aplikantët ishin detyruar të paguanin shuma që varionin nga 50 euro e deri në 3,500 euro, mirëpo viza e punës nuk kishte ardhur kurrë./GazetaExpress

Griezmann: Vetëm ky lojtar mund t’i arrijë Messin e Ronaldon

0

Është konstatim po thuaj i përgjithshëm që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë futbollistët më të mirë, madje ka zëra që i vlerësojnë si më të mirët në historinë e këtij sporti.

Sulmuesi i Altetico Madridit, Antoine Griezmann ka treguar se cili sportist mund t’i arrijë ata të dy.

 

 

“Messi dhe Cristiano, janë dy lojtarë që do të kthehen në legjenda, ata janë më të mirët, por mund t’i arrish brenda një viti’, paralajmëron Griezmann, i bindur se ky do të jetë sezoni i tij, sezoni ku mund të fitojë ‘Topin e Artë’, ëndrrën e tij, siç pranoi lojtari për amerikanen “ESPN”, që ka publikuar pjesën e dytë të intervistës së dhënë nga sulmuesi i Atletico Madrid.

“Mund të arrihen”, pranoi francezi dhe e shpjegoi në këtë mënyrë: “Mund të ndodhë në NBA me Le Bron, i cili, për mua, është më i miri në historinë e basketbollit së bashku me Michael Jordan, por brenda një viti MVP mund ta fitojë Russell Westbrook ose James Harden. Cristiano dhe Messi janë shembuj për mua dhe jam munduar të mësoj prej tyre”.

Në lidhje me mundësinë për ta mbyllur karrierën në Amerikë: “Është një mentalitet ndryshe, ndeshjet në NBA apo futbolli amerikan më pëlqejnë shumë. Është mirë, sepse kur shkoj atje nuk më njeh askush dhe kjo më ndihmon. Dua të luaj në MLS, dua që ta mbyllë aty karrierën time”, ka shtuar sulmuesi francez.