20.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 4556

A po hetohet kompania që po premton 2 mijë vende pune?-Përgjigja e Policisë së Kosovës

0

Policia e Kosovës ka demantuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt për kompaninë nga Prizreni e cila po pretendon se do të punësojë 2 mijë kosovarë në Gjermani.

Kompania, “B.S.B Aviation” e cila po pretendon të jetë ndërmjetësuese e kompanisë “O.B.M Aviation” me seli në Gjermani, për të punësuar 2000 persona, në aeroportin e Hamburgut të Gjermanisë, sot ka ardhur edhe në Prishtinë, për të ua mundësuar aplikimin për punë qytetarëve të interesuar.

Por, për këtë kompani, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka thënë se janë duke e hetuar organet përgjegjëse. Këtë deklaratë të tij, po e demanton Policia e Prizrenit.

Haradinaj para shtatores së heroit Zahir Pajazitit ka thënë se kjo kompani është duke u hetuar.

Por Vesel Gashi nga Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit i ka thënë Insjaderit se ndaj kësaj kompanie nuk është duke u zhvilluar asnjë hetim. Kjo për shkak se në polici nuk e ka raportuar asnjë qytetarë për ndonjë mashtrim.

“Nuk ka ndonjë element për hetim për shkak se prej këtyre pjesëmarrësve nuk ka raportuar për ndonjë mashtrim apo diçka tjetër. Ai e ka prezantuar në shtëpi të kulturës ka qenë një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve dhe deri më tani nuk ndonjë rast që është raportuar në polici për ndonjë mashtrim”, ka thënë Gashi për Insajderin.

Kjo kompani dje kishte hapur konkursin në Prizren ku shumë qytetarë nga Kosova i janë përgjigjur pozitivisht. Ata kanë shprehur interesimin që të punësohen në Gjermani.

Zafiri mbron Oreshkën

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka në kabinetin e saj ka një drejtor të dënuar për dy vepra penale.

Vetëvendosje në Prizren qeveris në partneritet me dy parti politike, me partinë NISMA dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Zafir Berisha nga partia NISMA në një deklaratë për KALLXO.com ka thënë se Ehat Oreshka nuk ka kryer ndonjë vepër të rëndë dhe nuk ka të bëjë me detyrën zyrtare.

“Rasti nuk lidhet me përgjegjësin e tij në detyrë zyrtare, por bëhet fjalë për një makinë të vjetër të sjellë nga perëndimi për ekspozim në organizimin e aktivitetit të makinave të vjetra ku edhe vet është themelues dhe organizator i OLDTIMER fest”, ka thënë Berisha.

Berisha ka arsyetuar Oreshkën se i ka kryer këto vepra për shkak të mungesës së ligjeve dhe udhëzimeve administrative për veturat e vjetra.

“Ehati është i apasionuar pas relikteve në automobilizëm dhe s’është se ka bë ndonjë vepër të rëndë. Por në mungesë të ligjeve dhe udhëzimeve administrative për makinat e vjetra deri në 70 apo 80 vjeçare. Ai e ka mbajt dhe ekspozuar në “OLDTIMER fest” një makinë bashkë me shumë makina nga vendi dhe rajoni në një organizim ndërkombëtar që në Prizren është tash tradicional dhe që e pasuron Prizrenin me organizime të tilla”, ka shtuar Berisha.

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prizren, Ehat Oreshka, është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për dy vepra penale.

Ehat Oreshka sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për të cilën ka marrë dënim nga Gjykata e shkallës së parë ka kryer veprat penale, falsifikim i dokumentit dhe legalizim i përmbajtjes së rreme.

 

Dragash: Pasi pranon fajësinë, dënohet me 150 euro gjobë i akuzuari për aksident trafiku

0

Gjykata Themelore ne Prizren, dega në Dragash, ka shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 150 euro, ndaj të akuzuarit për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, Hilmi Sylejmani.

Para se gjykatësi Bekri Vehapi, ta shpalte aktgjykimin, i akuzuari Sylejmani, e ka pranuar fajësinë, pasi që është njoftuar me të drejtat procedurale dhe ka dëgjuar aktakuzën që i ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar as prokurori Fatos Ajvazi.

“Duke marre parasysh se pranimi i fajësisë nga ana e të pandehurit gjen mbështetje edhe në provat të cilat janë bashkangjitur aktit akuzues, e nga të cilat prova rrjedh edhe dyshimi i bazuar se i pandehuri në këtë rast ka kryer veprën penale, rrezikim i trafikut publik, ne në baze të këtyre nuk e kundërshtojmë pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit dhe i propozojmë gjykatës që ta shpall fajtor për veprën e lartcekur, ndërsa në rastin e caktimit të dënimit t’i ketë parasysh si rrethanat lehtësuese si ato renduese”, është deklaruar Ajvazi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 30 gusht 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Hilmi Sylejmani, me pretendimet se më 4 korrik 2017 rreth orës 09:10, në rrugën Prizren-Dragash, në vendin e quajtur “Trokan”, duke mos iu përmbajtur dispozitave të komunikacionit rrugor, shkel Ligjin mbi Trafikun Publik, rrezikon trafikun publik, jetën e njerëzve, vepron në kundërshtim me nenin 53 të ligjit nr.05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor.

Sipas aktakuzës, i pandehuri duke mos ia përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve ekzistuese të komunikacionit, me automjetin e markës “VW Golf2”, kur arrin në vendin kritik, në një kthesë në anën e djathtë, kalon në drejtimin e kahes së kundërt dhe nga pakujdesia me pjesën e përparme të automjetit të tij, godet pjesën anësore të përparme të majtë të automjetit të markës “Opel Corsa”, të cilin e drejtonte i dëmtuari Sabrit Ismailoviq, i cili ishte duke lëvizur ne drejtim te kundërt, me ç’rast si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjet, te dëmtuarit pësojnë edhe lëndime te lehta trupore.

Me këto veprime, ai akuzohej se ka kryere veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, nga neni 378 paragrafi 6 lidhur me nenin 1 te Kodit Penal te Kosovës./betimiperdrejtesi/

Putini gjen aleatë në Itali, do ta vizitojë Romën së shpejti

0

Presidenti rus, Vladimit Putin e ka pranuar ftesën për ta vizituar Italinë, që konsiderohet si një prej shteteve evropiane që do të shtyejë përpara përmirësimin e raporteve me Moskën dhe heqjen e sanksioneve të BE-së.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, që drejton një qeveri të së djathtës ekstreme dhe partive kundër establishmentit, që të gjitha pro raporteve më të mira me Rusinë, e kishte vizituar Moskën gjatë muajit të kaluar, duke e ftuar Putinin në Romë sa më shpejt të jetë e mundur. Kremlini ka bërë të ditur të enjten se diplomatët tani janë duke u marrë vesh rreth datës së vizitës së tij në Itali.
Rusia synon që të forcojë lidhjet me Italinë, me qëllim që t’u jepet fund sanksioneve të BE-së, të vëna mbi Moskë, pas aneksimit të Krimesë më 2014, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Conte i kishte thënë Putinit muajin e kaluar se mendon që sanksionet “duhet të marrin fund sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Kompania në Prizren që premtoi 2000 punësime në Gjermani nën hetime

0

Pasditen e së martës, mijëra qytetarë ia mësynë Shtëpisë së Kulturës në Prizren, për të lidhur një kontratë pune në aeroportin e Hamburgut të Gjermanisë.E këtë po pretendon të ua bëjë të mundur një kompani nga Prizreni e cila ka hapur konkurs për 2 mijë vende pune në shtetin gjerman.Mirëpo, Kryeministri i Kosovës, Hamush Haradinaj, ka bërë të ditur se është duke u hetuar kjo kompani.

Krejt kjo ka ardhur pas një lajmërimi të një kompanie gjermane e cila ditë më parë ka njoftuar për mundësi punësimi në aeroportin e Hamburgut. Ndërsa kompania nga Prizreni ka hapur konkurs për të ua mundësuar kosovarëve të punësohen në këtë aeroport.Në një prononcim për media, Haradinaj e ka komentuar këtë ngjarje, duke thënë se kjo kompani po hetohet nga organet kompetente.Ndërkaq, konkursit të kësaj kompanie i janë përgjigjur mijëra qytetarë, të cilët të pakënaqur nga niveli i lartë i papunësisë në Kosovë, po tentojnë të largohen nga vendi, për të gjetur kështu një vend pune jashtë vendlindjes.

DokuFest në Han të Elezit me projektin “Filmi dhe Mediat Faktike”

0

DokuFest ka vizituar Hanin e Elezit në kuadër të projektit “Filmi dhe Mediat Faktike” ku ka shfaqur filmin dokumentar “Point and Shoot”.

Përmes filmit dokumentar dhe përdorimit të mediave faktike, DokuFest me projektin “Filmi dhe Mediat Faktike” synon që të inkurajojë aktivizimin civil dhe ngritjen e vetëdijes e forcimit të imunitetit të komunitetit ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Pas shfaqjes së filmit dokumentar “Point and Shoot” në Shkollën e Mesme “Dardania” të Hanit të Elezit, është zhvilluar edhe diskutimi me nxënës lidhur me temat në fjalë.Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkarhja e Luksemburgut për shoqërinë civilë në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit për Shoqëri Civile (KCSF)./

Real Madrid anon kah Marcelino

0

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, raportohet të jetë fans i trajnerit të Valencia-s, Marcelino, sipas Goal.

Ndërkaq tani, thuhet se Real Madridi ka kthyer vëmendjen kah ai si zëvendësim të Julen Lopetegui-t i cili u shkarkua të hënën, sipas Don Balon.

Perez e sheh Marcelino-n si lider dhe të aftë për ta kontrolluar gjendjen në zhveshtore.

Tash pasi që Antonio Conte duket të jetë larg postit të madrilenëve, dhe Mauricio Pochettino-s si opsion i vështirw për ta zgjedhur, Marcelino mund të jetë njeriu i ri në “Santiago Bernabeu”.

Performuesit dhe krijuesit me rroga 50% më të larta

0

Nga sot edhe zyrtarisht krijuesit dhe performuesit e kulturës si dhe punonjësit profesional të trashëgimisë kulturore do të gradohen dhe do të marrin pagat e tyre me rritje, siç edhe pati premtuar javë më parë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Solemnisht, punonjës të institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kanë nënshkruar kontratat e reja në bazë të rregullores së re e cila parasheh rritjen e pagave për këto kategori.

Ministri Kujtim Gashi tha se që nga marrja e mandatit, ai është angazhuar për krijimin dhe zhvillimin të politikave kulturore, ambientit dhe mekanizmave të përshtatshëm për kulturën dhe trashëgimin kulturore. “Përpjekjet tona po materializohen sot me nënshkrimin e kontratave në mes të punonjësve dhe të MKRS-së. Urime për të gjithë krijuesit, performuesit dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore për nënshkrimin e kontratave të reja”, ka thënë ministri.

“Jemi mbledhur këtu për të bashkëbiseduar lidhur me zbatimin e rregullores për gradat dhe pagat e punëtorëve të institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, dhe që solemnisht sot të marrim pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të reja në bazë të rregullores së re me të cilën janë ngritur pagat e krijuesve dhe performuesëve të kulturës dhe të punëtorëve të trashëgimisë kulturore”, ka thënë ministri Gashi.

Ministri ka vlerësuar se përveç faktit të një trajtimi dinjitoz dhe meritor të punonjësve të këtyre fushave, kontratat e reja janë në kuadër të mbështetjes dhe përforcimit të kapaciteteve njerëzore. “Me miratimin e Rregullores, kemi dhënë përgjigjen e duhur dhe meritore, për çështjet e sistematizimit të pagave, gradimit dhe kategorizimit të krijueseve, performuesëve të kulturës dhe punonjësve të trashëgimisë kulturore. Kemi krijuar parakushtet për të arritur objektivat e përcaktuara në politikat programore për kulturë e trashëgimi kulturore”, ka sqaruar ministri.

“Jeta e pasur kulturore dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore janë përcaktime jetike të ministrisë që udhëheq unë dhe shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë sot dhe për të ardhmen e brezave që do të vijnë nesër. Ne po punojmë vazhdimisht që me politikat në fushën e kulturës  dhe të trashëgimisë kulturore të sigurojmë promovimin e kulturës dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit tonë, të sigurojmë ruajtjen identitetin e shoqërisë tonë. dhe një të ardhme të ndritshme për kulturën dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vendin tonë”, ka dhënë mesazhin e tij në fund ministri, duke i inkurajuar dhe porositur përfituesit nga rritja e pagave që të fokusohen në punë kreative e sa më profesionale në fushat e kulturës e trashëgimisë.

Ndërkaq, në emër të përfaqësueseve të institucioneve vartëse të MKRS, Semira Latifi falënderoi ministrin Gashi për realizimin e premtimit të dhënë “Kërkesa jonë e kahmotshme u realizua, dhe për këtë, nder me meritoret është ministri z. Kujtim Gashi, për të cilin shprehim konsiderat dhe respekt të veçante, si ministër i cili e mbajti fjalën e dhënë. Ndoshta edhe mund te dukemi naiv, e ndoshta për dike edhe entuziast, por ne duam që kjo ditë të shënohet si një shembull dhe shtytje edhe për zyrtar të tjerë shtetëror. Te kuptohet se sa e rëndësishme është realizimi i një premtimi publik dhe sa me shprese bëhemi kur përgjegjësit tanë realizojnë atë që e thonë”

Në fund ajo theksoi se “kemi shume sfida para nesh dhe na duhet edhe me shume përpjekje, por besojmë që më njerëzit si z. Kujtim Gashi mund ti arrijmë caqet bashkërisht “.

Haradinaj nuk e shkarkon Bujar Nerjovajn

0

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se zëvendësministrin Bujar Nerjovaj nuk do ta shkarkojë menjëherë, pasiqë pret të shoh se si është vepra që ai ka kryer.

Vepra për të cilën akuzohet zëvendësministri Nerjovaj, është ajo e keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

“Aktakuza kish të bëjë me kohën kur ky ka qenë drejtor atje. Mu më vjen mirë që ligji po e bën punën e vet, për këdoqoftë. Veprim politik si tipin e shkarkimit me zotrinë Cena nuk do të ndërmarr menjëherë për shkak se du me pa si është vepra. Por nëse ni zëvendësministër, a ministër a dikush akuzohet, dikush në Qeveri për punën që ia kam besu unë, atëherë do të veproj unë”, ka thënë Haradinaj.

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prizren ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit Bujar Nerjovaj, ish-drejtor i Drejtorisë Komunale të Inspektorateve në Prizren, aktualisht zëvëndësminisër i Ministrisë së Administratës Publike në qeverinë Haradinaj, për shkak se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Bujar Nerjovaj si person zyrtar me mosveprim duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër apo që t’i shkaktoj dëm personit tjetër, në atë mënyrë që në cilësinë e ish-drejtorit të Drejtorisë Komunale të Inspektorateve në Prizren, nuk i ka siguruar kushtet për t’i ekzekutuar konkluzionet e lëshuara nga inspektorët e ndërtimtarisë, për rrënimin e detyrueshëm të mbindërtimeve dhe ndërtimeve të 4 objekteve hoteliere në afërsi të sheshit “Shatërvan” në Prizren.

Flet zv/ministri i akuzuar i partisë së kryeministrit Haradinaj

0

Zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj e ka quajtur të pakuptimtë, aktakuzën e ngritur ndaj tij nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, në kohën sa ishte drejtor i Drejtorisë Komunale të Inspektorateve në Prizren.

Në një prononcim për KALLXO.com, zëvendësministri Nerjovaj tha se nuk është i njoftuar për aktakuzën, pasi sipas tij rasti ka qenë nën hetime.

“E para është që unë nuk jam i njoftuar për asnjë aktakuzë që është ngritë, kjo çështje është nën hetime. Dhe e dyta në qoftë se konsiderohet keqpërdorim i pozitës zyrtare kur objektet janë me leje atëherë  është non sense çdo gjë. Në qoftë se çdo kujt për arsye banale i ngritet një aktakuzë ndoshta është qëllimi që ta dëmtojë palën e një individi apo partie”, tha ai.

Ish-drejtori në Komunën e Prizrenit,  thotë se nuk ka qenë i njoftuar nga inspektorati e as nga pala që pretendon se është dëmtuar në rastin e pronës afër sheshit “Shadërvan” në Prizren.

“Është shumë interesante sepse zona për të cilën po flitet, hetimet që janë bërë por jo në fazën e aktakuzës, janë dhënë leje nga Drejtoria përgjegjëse e Urbanizimit, kurse ne si drejtori e inspektoratit kemi monitoruar ndërtimet në atë zonë dhe objekti është me leje”, tha ai.

Zëvendësministri i Qeverisë Haradinaj tha se me kënaqësi do të dorëhiqej nga posti i tij, nëse akuzat do të ishin të bazuara.

“Në qoftë se kërkohet nga unë dorëheqja me kënaqësinë më të madhe e pranoj sepse nuk është diçka pa të cilën nuk bën vendi im, pa një post të zëvendësministrit. Do ta pranoja dorëheqjen, sikur të ketë bazë në një aktakuzë të tillë”, tha Nerjovaj.

KALLXO.com ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Qeveria e Kosovës lidhur me aktakuzën e zëvendësministrit Nerjovaj, por zyrtarët për komunikim nuk kanë qenë të qasshëm, para publikimit të  këtij artikulli.

Zv/ministri Nerjova në zgjedhjet e kaluara komunale ka qenë kandidat për Asamblenë Komunale të Prizrenit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri B.N. si person zyrtar me mosveprim duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër apo që t’i shkaktoj dëm personit tjetër, në atë mënyrë që në cilësinë e ish – drejtorit të Drejtorisë Komunale të Inspektorateve në Prizren, nuk i ka siguruar kushtet për t’i ekzekutuar konkluzionet e lëshuara nga inspektorët e ndërtimtarisë, për rrënimin e detyrueshëm të mbindërtimeve dhe ndërtimeve të 4 objekteve hoteliere në afërsi të sheshit “Shatërvan” në Prizren, të ndërtuar pa leje apo në kundërshtim me lejet e dhëna, të gjitha këto të ndërtuara në Zonën e Parë të Qendrës Historike në Prizren, me ç‘rast është dëmtuar trashëgimia kulturore e arkitektonike e Qendrës Historike të Prizrenit si dhe për shkak të mos pagesës së detyrimeve, është dëmtuar buxheti i Komunës së Prizrenit për 36,143.00 Euro.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me raportimin e Nerjovajt për punën e tij në cilësinë e zv/ministrit të Administratës Publike.

Zëvendësministri Nerjovaj, në raportin e punës 100 ditor dërguar Kryeministrit ka thënë se java e parë e tij e punës në këtë pozitë i ka ‘humbur’ me takime njoftuese me stafin e ministrisë.

Qeveria Haradinaj përbëhet nga një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të saj të cilën janë me aktakuza.

Më 20 tetor të këtij viti, zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Musa Cena, ishte arrestuar nën dyshimin për ryshfet, ndërsa me vendim të Gjykatës së Apelit, atij i është vazhduar paraburgimi.

Ndërkaq, pas aktakuzës kryeministri Ramush Haradinaj e kishte shkarkuar Cenën nga posti i zëvendësministrit.

Probleme me ligjin kanë edhe ministrat e Qeverisë Haradinaj, ku gjashtë nga 22 prej të cilëve kanë aktakuza, nën dyshimet për keqpërdorime të detyrës zyrtare, armëmbajtje pa leje e të tjera.