17.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 4557

Suharekë, policia arreston të dyshuarin për vjedhje të veturës

0

Një shtetas turk është arrestuar mbrëmë nga policia në Suharekë për vjedhje të  një veture.

Sipas policisë, i dyshuari i cili ishte duke drejtuar veturën me targa vendore, pas kontrollit ka rezultuar se i njejti është i vjedhur.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Erdogan kërcënon me sulme të reja kundër kurdëve sirianë

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të martën se shteti i tij ka finalizuar planet për një “operacion efektiv” që do të shënjestrojë milicinë kurde të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në lindje të Lumit Eufrat, hap i cili mund të rrisë edhe më shumë tensionet në zonën ku gjendet baza e forcave të udhëhequra nga SHBA-ja, transmeton Reuters.

Deklaratat e Erdoganit vijnë ditë ditë pasi ushtria turke ka nisur sulme në pozicionet e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG) dhe ka përsëritur paralajmërimet e vazhdueshme për të zgjeruar operacionet e Ankarasë në verilindje të Sirisë.

Forcat turke kanë dërguar forcat e kurdëve sirianë nga perëndimi në Eufrat në dy operacione, më 2016 dhe 2018.

Ankaraja konsideron këtë milici si kërcënim terrorist dhe zgjatim të rebelëve kurdë që ka kryer kryngritje brenda Turqisë.

“Shumë shpejt do t’i largojmë ata në mënyrë efikase”, ka thënë Erdogan që ka premtuar kohë të gjatë për të pastruar gjithë veriun e Sirisë nga kurdët sirianë.

Agjencia e lajmeve Anadolu ka thënë se sulmet kanë goditur pozicionet kurde në veri të provincës Alepo.

Mbështetja amerikane për forcat e kurdëve në lufitimin e militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik ka zemëruar Turqinë.

Uashingtoni dhe Ankaraja janë pajtuar gjatë verës për një marrëveshje që do të largonte militantët kurdë në mënyrë efektive janë veriut të Sirisë.

Sipas marrëveshjes, trupat amerikane dhe ato turke do të patrullojnë bashkërisht në Manbixh, zonë e cila gjendet në perëndim të Eufratit.

Megjithatë ende mbetet e paqartë se si një ofensivë potenciale e Turqisë në Eufrat do të ndikojë në trupat amerikane që operojmë me luftëtarët kurdë.

Suharekë, inskenoi grabitjen e armatosur shkaku i borxhit

0

Një rast i një grabitjeje të armatosur ku u grabitën 1 mijë e 600 euro, doli se ishte inskenuar.

Policia ka dhënë sqarime në lidhje me një ngjarje e cila ndodhi dy ditë më parë në Suharekë.

Sipas policisë dy ditë më parë rreth orës 3 të mëngjesit ishte raportuar për një grabitje të armatosur ku i dyshuari 26 vjeçari me inicialet U. U, kishte deklaruar se disa persona nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur një shumë prej 1 mijë e 600 eurove.

Me të marrë raportimin, policia kishte nisur një punë intensive, ku sektori i hetimeve në stacionin policor në Suharekë ka arritur të zbuloj se 26 vjeçari e ka inskenuar të gjithë ngjarjen për shkak të një borxhi që e kishte.

I dyshuari 26 vjeçari me inicialet U. U. është intervistuar nga ana e policisë në praninë e avokatit mbrojtës, ku edhe e kishte pranuar veprën e lajmërimit të rremë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria, ku me urdhër të Prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ministri Bytyqi paralajmëron ndalimin e ekskursioneve në Shqipëri

0

Ndonëse të shoqëruar edhe nga mësimdhënës, maturantët e Kosovës të cilët nisën drejt Shqipërisë për ekskursion, nuk ndalohen të përdorin substanca të ndaluara.

Madje ne media është raportuar se po këta maturant po përdorin alkool, duhan e nuk përjashtohet mundësia as e përdorimit të narkotikëve, raporton Ekonomi Online.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi ka thënë se përdorimi i këtyre substancave në ekskursionet e shkollave të mesme në Shqipëri është shqetësues ndërkaq sipas tij, nëse do të vazhdohet me keqmenaxhim ato do të ndërpriten.

“Unë konsideroj që kjo është një dukuri e cila në fakt është shqetësuese. Ne kemi pasë shqetësime edhe më herët, kemi filluar me diskutuar edhe me nivelin e prindërve dhe nivelin e DKA-ve, në një periudhe ka qenë ideja që të ndërprerën këto e ekskursionet, pastaj ka pasur edhe pro edhe koftra, e që nuk kemi pas siguri se sa është e nevojshme që ta ndërpremë”, ka thënë Bytyqi.

“Konsideroj që ne kemi nevojë të ulemi të diskutojmë bashkë me DKA-të dhe me shkollat, a kemi mundësi që këto të menaxhohen shumë më mirë pra që të mos përdorën këto dukuri negative që janë tepër të dëmshme për të rinjtë tanë, dhe nëse nuk gjejmë mundësi të menaxhimit të mirë atëherë rruga do të jetë ndërprerja e këtyre ekskursioneve”, ka shtuar më tej ministri Bytyqi.

Ai ka folur edhe për shtimin e inspektorëve e që me ligin e ri numri i tyre pritet të rritet deri në 26 të tillë.

“Është një mundësi e mirë pas aprovimit për ligjin për inspektoratin për ligjin e ri e cila hap shumë mundësi, shumë gjera, së pari mundësinë e parë e ka hap që inspektorati të orientohet në punën e vet që ka kryesore, pra në ngritjen e cilësisë në arsim e cila deri më tani në ligjin e vjetër nuk ka qenë inspektorati më shumë është marr me çështje administrative se sa që është marrë me detyrën kryesore pra çështjen e vlerësimit dhe ngritjen e cilësisë”, deklaroi ai.

“Tani ligji ri na mundëson që të kemi edhe rritje të numrit të inspektorëve. Pra, pretendojmë që me ligjin e ri 24-26 inspektor të kemi shtesë përveç këtyre që kemi tash. Ne jemi në procedurë, pra është miratuar ligjin, është fut edhe në pjesën e buxhetit për vitin 2019, presim që ministria e Administratës shumë shpejt të na jap dritën e gjelbër për hapjen e konkurseve dhe pastaj ta fillojmë procedurën të rekrutimit të stafit të rij të inspektoratit”, tha ai.

“Integra” padit akademik Krajën, kërkon 10 mijë euro dëmshpërblim

0

Raporti “Kriza në Akademi” i organizatës “Integra” është bërë mollë sherri për akuza e kundërakuza midis institucionit më të lartë shkencor në vend dhe organizatës joqeveritare që e ka hartuar atë. Por debati për këtë ka mbërritur deri në gjykatë. Organizata joqeveritare “Integra” e ka paditur për shpifje akademikun Mehmet Kraja. Për këtë kërkon 10 mijë euro dëmshpërblim.

Shkas për këtë është bërë një artikull i Krajës që ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj kritikëve të “Fjalorit Enciklopedik të Kosovës”. Në cilësinë e kryeredaktorit të veprës dyvëllimëshe, Kraja ka përmendur edhe organizatën që ka publikuar raportin “Kriza në Akademi” në fillim të këtij muaji.

“Në këtë pikë, ndonëse përpiqet të tregojë fleksibilitet, duket se autori ka rënë nën influencën e fuqishme të asaj OJQ-së që synon integrimin e Kosovës në Serbi (dy çunat e asaj OJQ-je nuk kanë bërë gjë tjetër në jetën e tyre, përveç se, si dy pëllumba, kanë kërcyer nga dega në degë, duke kënduar “Mirëdita ? Dobar dan!”) dhe që së fundi bëri raport për Akademinë dhe i vuri në lojë të gjitha mediat, përfshirë edhe një Komision parlamentar”, ka shkruar akademik Kraja këtë muaj në një reagim kundër tekstit të Blerim Latifit. Raporti ka për autor Shkëlzen Gashin, përderisa drejtor ekzekutiv i organizatës dhe menaxher i këtij projekti është Kushtrim Koliqi.

Të martën, Koliqi ka dorëzuar një padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Qeveria e Kosovës miraton dy rregullore të propozuara nga ministri Kujtim Gashi

0

 

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratuan dy rregullore që kanë të bëjnë me të drejtën e autorit pronën intelektuale të cilat duhet të mbrohen me ligj. Konkretisht, bëhet fjalë për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për ndërmjetësimin e të Drejtës së Autorit dhe Rregulloren për të drejtën e kompensimit të veçantë.

Në ekspozenë e tij, ministri Kujtim Gashi, tha se “Rregullorja e ndryshuar dhe plotësuar, siguron që procesi i ndërmjetësimit në të drejtën e autorit të zhvillohet në mënyrë efektive dhe efikase. Ajo përcakton afate dhe procedura të qarta dhe të sakta, në këtë aspekt rritë sigurinë juridike dhe ndihmon në zbatimin e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta”.

“Me këtë rregullore janë trajtuar çështjet kryesore si në vijim: Çështja e fillimit të procedurës së ndërmjetësimit në kontestet e përcaktimit të tarifave të përgjithshme, çështja e propozimit të ndërmjetësuesit në këto konteste dhe çështja e kohëzgjatjes së procedurës së ndërmjetësimit në kontestet në lidhje me përcaktimin e tarifave të përgjithshme”, ka shpjeguar tutje ministri Gashi.

Ndërsa për rregulloren për kompensime të veçanta, ministri është shprehur se kjo bëhet me qëllim të krijimit të një sistemi funksional të së drejtës së autorit.

“Mbajtësit e të drejtave do të kompensohen për shfrytëzimin e veprave të tyre nga ana e shfrytëzuesve të të drejtave, kështu që i propozoj Qeverisë të aprovoj Rregulloren për rregullimin e të drejtës për kompensim të veçantë, me të cilën përcaktohen vlerat monetare – tarifa – e cilat do të aplikohet për çdo mjet i cili mund të përdoret për kopjim të materialit apo lëndës të mbrojtur me drejtën e autorit”, ka thënë mes tjerash ministri gjatë ekspozesë për rregulloren e dytë.

Rregullorja në fjalë detajon se çfarë kompensohet. Fjala vjen, C.D., DVD, disqe të ndryshme, USB, Hard disqe, për disqe të integruara, për video regjistrues, për memorien e TV-ve e deri te ajo e telefonave mobil, pastaj për aparate fotokopjuese varësisht nga numri i kopjimeve që mund të bëjnë dhe për çdo kopje të bërë me pagesë, parashihen saktësisht me anë të kësaj rregulloreje.

“Miratimi i rregullores është vendim historik për autorët, krijuesit dhe prodhuesit e materialit të mbrojtur me të drejtën e autorit, pasi që nga sot ata do të kenë edhe një burim të të ardhurave për veprat e tyre të krijuara me mund dhe sakrificë. Miratimi i kësaj rregulloreje përbën edhe një hap tjetër në krijimin e një sistemi funksional të të drejtave të autorit, dhe në zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim Asocim”, ka thënë ministri.

Real e do Mourinho-n përsëri në krye

0

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është duke monitoruar situatën në Manchester United.

Sipas Daily Record, Mbretërit janë duke shikuar mundësinë e rikthimit të trajnerit, Jose Mourinho, përcjell Klan Kosova.

Perez po shikon situatën e Special One në Old Trafford, pas shkarkimit të Julen Lopetegui këtë të hënë.

Megjithëse Mourihno ka thënë se është i përkushtuar te United, Perez ndjenë se mund ta rikthejë në Bernabeu trajnerin portugez.

Shtyhet gjykimi i 3 shtetasve të Shqipërisë, të akuzuar për grabitje në fshatrat e Prizrenit

0

Në Gjykatën e Prizrenit nuk ka filluar siç ishte paraparë gjykimi i 3 shtetasve të Shqipërisë, Frederik Leka, Jurgen Jusha dhe Aleksandër Biba, të akuzuar për grabitje në fshatrat Lutogllavë, Malësi e Re dhe Korishë të Prizrenit.

Arsyeja e shtyrjes së gjykimit ishte kërkesa e parashtruar para se të fillojë shqyrtimi kryesor dhe leximi i aktakuzës nga Hazër Susuri, avokat i Jurgen Jushit.

Avokati kërkoi shtyrjen e seancës në mënyrë që të fillojnë negocimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Kërkesë të ngjashme parashtroi edhe mbrojtësi i të akuzuarit Aleksandër Biba, avokati Arben Shala.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Frederik Leka, avokat Afrim Paçarizi, deklaroi se ”pasi që janë krijuar rrethana të reja dhe dy të akuzuarit tjerë kërkojnë që të hyjnë në negociata për marrëveshje, propozojmë që seanca të shtyhet në mënyrë që të kemi kohë të mjaftueshme që edhe një herë të bisedoj me të mbrojturin tim”.

Prokurorja e çështjes Ervehe Gashi nuk i kundërshtoi propozimet e tilla. Ajo tha se në rast se pranohen kushtet dhe arrihet marrëveshja, e njëjta do t’i dorëzohet Gjykatës në afatin sa më të shpejtë.

Në këto rrethana, kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, caktoi datën 5 dhjetor për shqyrtimin e radhës, ku palët do të sjellin në formë të shkruar marrëveshjen për pranim fajësie.

Trupi gjykues i përbërë edhe nga gjyqtarët Ali Fazlija dhe Xhemil Elshani, i dhanë këtë afat palëve që të njoftojnë Gjykatën lidhur me negocimin e marrëveshjes, mirëpo në rast të arritjes së marrëveshjes, të lajmërojnë më herët Gjykatën që të caktohet një seancë në një datë më të shpejtë.

Në përfundim të seancës, gjatë largimit nga salla, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ua tërhoqi vërejtjen mbrojtësve që të kenë kujdes me të akuzuarit dhe familjarët e tyre sepse “po qe se do të ekzistojë vetëm një kërcënim më i vogël ndaj të dëmtuarit Alban Dakaj, nuk do të ofrohet asnjë mundësi për negocimin të marrëveshjes”.

Aktakuza e Prokurorisë i ngarkon të akuzuarit me veprën penale të grabitjes në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, Frederik Leka, Aleksandër Biba, dhe Jurgen Jushi më 10 shkurt 2018, pasi që fillimisht i akuzuari Frederik Leka në mënyrë ilegale kishte kaluar në pikën kufitare Morinë – Vërmicë, në orët e vona të natës, saktësisht në orës 23:00, në fshatin Malësi e Re, ashtu që pas marrëveshjes paraprake ndërmjet të të akuzuarve, hyjnë në pronën e familjes së të dëmtuarit Alban Dakaj.

I akuzuari Aleksandër Biba hip në ballkonin e shtëpisë, ndërsa të akuzuarit Jurgen Jushi dhe Frederik Leka bëjnë roje në hyrje të shtëpisë.

Ndërsa, në momentin kur në shtëpi po afrohej i dëmtuari Alban Dakaj, i akuzuari Aleksandër Biba i shkon nga mbrapa, i akuzuari ia mbulon kokën me kapelë, dhe pasi që e godet me grushte dhe shqelma i merr kuletën personale, me dokumente dhe një shumë të hollash, ndërsa gjatë ikjes me automjet në rrugën Prizren – Suharekë, të akuzuarit ndalohen dhe arrestohen nga Policia e Kosovës, ku gjatë kontrollit i janë gjetur sendet e vjedhura nga i dëmtuari Alban Dakaj si dhe gjësende të tjera të vjedhura në disa grabitje në fshatrat Lutogllavë dhe Korishë të Prizrenit./kallxo.com/

Gangsteri famëkeq vritet në burg nga shoku i qelisë

0

Gangsteri famëkeq i Bostonit, James “Whitey” Bulger Jr, është vrarë në qeli, një ditë pasi u transferua në burgun federal në West Virginia.

89-vjeçari është gjetur i vdekur gjatë natës në burgun e sigurisë së lartë USP Hazelton.

I dënuar me burgim të përjetshëm për 11 vrasje, Bulger është vrarë nga një i burgosur që ishte i njoftuar për ardhjen e tij në këtë burg.

Mediat amerikane raportojnë se ai nuk është regjistruar si i burgosur në këtë burg, por vrasësi ka qenë i informuar dhe po e priste në burg, transmeton Koha.net.

Vëllai i Bulgerit, Johni, ka thënë për Boston Globe se familja ende nuk është njoftuar për vdekjen e tij.

Një shok i qelisë në lidhje me mafinë është duke u hetuar për vrasjen e tij.

Lëndohet një punëtor duke rregulluar ashensorin në Prizren

0

Rreth orës 16: 00 është lënduar një punëtor, i cili ishte i angazhuar në rregullimin e ashensorit në një nga ndërtesat tek “Sheshi i Lidhjes”, në qendër të Prizrenit.

Në vendngjarje kanë arritur policia, zjarrëfikësit dhe ekipi mjekësor nga Urgjenca, të cilët kanë intervenuar menjëherë, duke i ofruar tretman të shpejtë mjekësor.

Punëtori i lënduar, është dërguar menjëherë në një nga institucionet shëndetësore në Prizren, dhe sipas gazetarit tonë nga terreni, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë./tvprizreni.info/