19.3 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 4558

Prizren: Një i arrestuar për trafikim me drogë, iu gjet gati 4kg marihuanë

0

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 30 tetor, sot, në shtëpinë e të dyshuarit L.Gj., të lindurm ë 1986, ka sekuestruar nëntë paketime të mbështjella me qese plastike me marihuanë. Pesha e përgjithshme e marihuanës e gjetur në shtëpinë e të dyshuarit është 3 kilogramë e 670 gramë.

Po ashtu është konfiskuar një revole pa karikator.

I dyshuari është dërguar në ndalim policor në stacionin policor në Prizren.

Vetëvendosje distancohet nga veprimet e drejtorit të kulturës në Prizren

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka komentuar dënimin e drejtorit të Kulturës në Prizren, Ehat Oreshkës për dy vepra penale, për falsifikim dokumenti dhe legalizim i përmbajtjes së rreme.

Rexhaj ka thënë se këto vepra u takojnë partive politike, të cilat qeverisin në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kjo çështje fillimisht i takon kryetarit të Komunës sepse ai bën emërimin e drejtorëve qoftë nga subjekti ku ai është e qoftë nga partnerët e koalicionit, për rastin në fjalë, për drejtorin, besoj se kjo çështje është personale dhe si të tilla nuk janë të mira, mirëpo meqenëse tashmë në Komunën e Prizrenit, Lëvizja Vetëvendosje është në koalicion me LDK-në dhe NISMA-n sigurisht i kanë propozuar emrat për drejtorë komunash, prandaj edhe mendoj se përgjegjësia kryesore bie mbi këto parti politike, të cilat i kanë sjellë edhe emrat”, ka deklaruar Rexhaj.

Ai ka thënë po ashtu se këto veprime nuk i përkasin udhëheqjes së Mytaher Haskukës dhe as Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mendoj se veprat e kësaj natyre me udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Mytaher Haskuka nuk ka pasur dhe nuk ka, këto janë vepra individuale, të cilat me njëfarë forme janë personale dhe nuk dua të përzihem fare me çështje personale, veçse normalisht nuk janë të mira”, ka thënë Rexhaj./kallxo.com/

Haskuka: Ja si po funksionon drejtësia në këtë shtet

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tregon se gjykata është përgjigjur negativisht në rastin e një lënde ndaj ish-qeverisjes së kaluar të Ramadan Mujës.

Sipas tij, lënda ka bëjë me aplikacionin për “Furnizim me softëare digjital për shërbim të qytetarëve”

“Pra qytetarëve të Prizrenit u janë marrë 28,000 Euro me përmbarues për një shërbim që nuk funksionon. Rasti është dërguar organeve të gjyqësisë, që për habi janë përgjigjur se nuk ka elemente keqpërdorimi të detyrës!? Gjykoni vetë se si funksionon ky shtet!”, shkruan Haskuka.

Postimi i plotë në Facbook

Qeverisja e kaluar ka kontraktuar një kompani për “Furnizim me softëare digjital për shërbim të qytetarëve në Komunën e Prizrenit”. Me këtë komuna ka pranuar aplikacionin “SmartCity Prizren”, ndërsa kontrata e dhënë ka qenë 24,735 Euro.

Sipas kontratës aplikacioni do të duhej të funksiononte në telefonat Android, IOS, dhe në ëeb platformë, por fatkeqësisht në asnjërën prej tyre nuk punon. Gjersa në IOS (I phone) dhe ëeb nuk ekziston fare aplikacioni, ne mund ta shkarkojmë aplikacionin vetëm për Android. Por edhe kur e instalojmë, ai nuk funksionon pothuajse fare dhe nuk ka asnjë shërbim për qytetarët.

Përndyshe, këtu është linku ku mund ta shkarkoni aplikacionin: https://play.google.com/store/apps/details…
Për më tepër, komisioni nuk ka bërë pranimin teknik, por drejtori i qeverisjes së kaluar ka nënshkruar faturën dhe pastaj neve na janë marrë të hollat me përmbarues.

Pra qytetarëve të Prizrenit u janë marrë 28,000 Euro me përmbarues për një shërbim që nuk funksionon. Rasti është dërguar organeve të gjyqësisë, që për habi janë përgjigjur se nuk ka elemente keqpërdorimi të detyrës!? Gjykoni vetë se si funksionon ky shtet!

Një punëtor bie nga kati i dytë i shtëpisë në Bukosh të Suharekës

0

Një person ka rënë nga kati i dytë i shtëpisë në fshatin Bukosh të Suharekës.

Policia njofton se viktima është jashtë rrezikut për jetë, shkruan PrizrenPress.

“Viktima dyshohet se ka rrëshqitur dhe është rrëzuar nga kati i dytë, derisa ishte duke punuar”, njofton PK.

Si pasojë i njëjti kishte pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor./PrizrenPress.com/

Vjedh automjetin në Prishtinë, kapet në Suharekë

0

Policia e Prizrenit ka bërë të ditur se në mesnatë, rreth orës 00:05, policia në Suharekë deri sa ishte në patrullim në qytetet ka ndalur një automjet kombi, vozitësi  G.M i cili ishte duke e drejtuar ketë automjet ka deklaruar para zyrtarëve te policisë se nuk posedon fare dokumente për veti dhe për  automjetin te cilin e drejtonte ai.

Tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë me gjatësi 29 cm të cilën e kishte në brez i dyshuari, njofton Klan Kosova.

Policia ka njoftuar se gjatë bisedës qe është zhvilluar me të dyshuarin, i njëjti ka pranuar se automjetin kombi me targa 01-490-GJ e kishte vjedhur në Prishtinë te Tregu i Gjelbërt diku rreth orës 21:00.

Në lidhje me rast është njoftuar Prokurori i Shtetit ku i dyshuari është ndalur në Qendrën e Ndalimit për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e  stacionit policor.

Limaj takon strukturat në Rahovec(Foto)

0

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim udhëheqësin e degës së Rahovecit. Nga kryesia, ai u informua mbi prioritetet e qytetarëve të komunës së Rahovecit.

Gjithashtu, edhe Fatmir Limaj atyre u premtoi përkrahje në projektet e tyre si komunë.

Si prioritete ai i vendosi: Arsimin, Bujqësinë dhe Infrastrukturën. Limaj tha se përkrahje do të kenë edhe rinia që është e ardhmja e këtij vendi.

 

 

M

Malishevë: Mungon njëri nga dy të akuzuarit, përsëri dështon gjykimi për vjedhje të rëndë

0

Ka dështuar të mbahet seanca, e paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ndaj të akuzuarve për vjedhje të rëndë, Shpejtim Berisha dhe Faton Morina.

Shkak i dështimit të këtij gjykimi, ka qenë mungesa e të akuzuarit, Faton Morina.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Morina, gjykatësi Lulzim Paçarizi, tha se është lëshuar urdhërarrest, por sipas tij, nga stacioni policor në Klinë, është informuar me shkrim se nuk kanë mundur që ta realizojnë urdhërarrëstin e lëshuar nga gjykata.

Kurse, i akuzuari i parë, Shpejtim Berisha, ka prezantuar në seancë, dhe gjykatësi Paçarizi tha se i njëjti është sjellë nga burgu i Dubravës, përmes Njësitit për Transportimin e të Burgosurve.

Seanca e radhës është caktuar për 13 dhjetor 2018, në ora 13:00.

Gjithashtu gjykatësi, Lulzim Paçarizi, shtoi se për seancën e radhës, për të akuzuarin Faton Morina do të lëshohet fletërreshtim. Ndërsa, i akuzuari Shpejtim Berisha, do të  ftohet përmes Njësitit për Transportimin e të Burgosurve.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 9 shkurt 2011, nga ish-Prokuroria Publike e Qarkut në  Prizren, Shpejtim Berisha, Gëzim Gashi dhe Faton Morina, akuzohen se më 23 qershor 2010, rreth orës 00:30, në fshatin Kijevë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Bazuar në aktakuzë, i akuzuari Shpejtim Berisha, duke hapur me kaçavidë derën hyrëse të  marketit të të dëmtuarit, Fitim Kryeziu në fshatin Kijevë, merr arkën e parave ku në të kishte para në vlerë rreth 300,00, deri në 400,00 euro, 200,00 franga zvicerane, fatura të rregullta me mbishkrim të marketit, mbushje telefonike të kompanive “Vala”, “Ipko” dhe “Z mobile” në  vlerë prej 400,00-500,00 euro.

Në vazhdim të aktakuzës thuhet se i akuzuari Shpejtim Berisha, së bashku me të akuzuarin Faton Morina, i cili kishte bërë roje jashtë së bashku me Gëzim Gashin, ikin më gjësendet e vjedhura në drejtin të fshatit Gllarevë dhe në hyrje të fshatit hapin arkën, marrin paratë dhe arkën e hedhin në mbeturina, ç’rast të dëmtuarit Fitim Kryeziu i shkaktojnë dëm material në vlerë prej 1.100,00 euro.

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, nga neni 253, i Kodit Penal të  Kosovës.

Kurse, sipas shkresave të lëndës procedura është veçuar ndaj të akuzuarit, Gëzim Gashi dhe atë  në shqyrtimin paraprak në konfirmimin e aktakuzës në vitin 2011, kurse në seancën e mbajtur më 20 shtator të këtij viti, ai ishte deklaruar i pafajshëm./betimiperdrejtesi/

Ministri Gashi: Zhuri do të bëhet me stadium të ri e modern

0

Ministri i Kilturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi,  mori pjesë në vënien e gurthemelit të stadiumit në Zhur të Prizrenit.

Ministri Kujtim Gashi e ka vlerësuar këtë projekt si të rëndësisë së veçantë për sportistët e Zhurit me rrethinë.

“Ka qenë ëndërr për sportistët e futbollistët e talentuar për këtë stadium. Është projekt që financohet me një pjesë të madhe nga ministria dhe me një participim nga Komuna e Prizrenit. Zhuri njihet edhe në të kaluarën që ka pasur një klub shumë të suksesshëm. Besoj që sot Zhurit dhe fshatrave përreth po ia krijojmë një mundësi të re”.

Ky projekt kapital vjen në kuadër të plotësimit të infrastrukturës sportive fizike në të cilin Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë 700 mijë euro, ndërkaq Komuna e Prizrenit do të ndajë 200 mijë sosh.

Arrestohet shqiptari si pjesë e trafikut të drogës që drejtohej nga djali i bosit mafioz

0

Antimafia italiane në bashkëpunim me komandën e provincës së Salernos ka shkatërruar një organizatë trafikantësh droge me bazë në komunën e Mondragones në provincën e Napolit.

Kokainë, hashash, marijuanë, trafikohej nga Napoli drejt Mondragones me ndihmën e një bande trafikantësh shqiptarë, transmeton oranews. Hetimet e antimafias italiane kanë zbuluar organizatën kriminale që drejtohej nga Francesko Tierio La Torre, (ne foto) 31 vjeç, djali i bosit të njohur mafioz Augusto La Torre.

Hetimet nisën në shtator të 2015 dhe në pranga ranë 13 persona, dy të tjerë do të hetohen në arrest shtëpie.

Droga trafikohej me anë të një sistemi kërkesash telefonike e shpërndahej në tregjet e shitjes në provincën e Napolit e Salernos.

Mes 15 të arrestuarve është dhe shqiptari 38 vjeçar Frederik Loka nga Dibra.

1. LA TORRE Francesco Tiberio, datëlindja.1987 ;

2. DE CRESCENZO Salvatore, datëlindja.1977 ;

3. DEGLI SCHIAVI Michele, datëlindja.1988 ;

4. DE CRESCENZO Vincenzo, datëlindja.1956 ;

5. BALESTRIERI Francesco, datëlindja.1977 ;

6. LOKA Frederik, Diber (Shqipëria) datëlindja.1980 ;

7. ARUTA Nicola, datëlindja.1973 ;

8. RINALDI Giuseppe, datëlindja.1988 ;

9. MEANDRO Luigi, datëlindja.1989 ;

10. GALLUCCIO Giuseppe, datëlindja.1992 ;

11. PAGLIARO Carlo, datëlindja.1983 ;

12. CARDILLO Costantino, datëlindja.1984 ;

13. CIPRIANI Alessio, datëlindja.1995 ;

14. PAGLIUCA Angelo, datëlindja.1970 (arresti shtëpiak );

15. Një person me detyrim mos largimin nga territori

Barcelona largon Dembelen

0

Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele do të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë miniafatit kalimtar të janarit, përcjell “Mundo Deportivo” të martën.

Mësohet se te Barcelona kanë marrë vendim për ta nxjerrë 21-vjeçarin në shitje, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Dembele te Barcelona u transferua në vitin e shkuar nga Borussia Dortmundi për 115 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022.

Këtë edicion, Dembele ka shënuar pesë gola në 12 paraqitje në të gjitha garat.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 80 milionë euro dhe interesim për të kanë shprehur Arsenali, Chelsea e Tottenhami.