29.8 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
Home Blog Page 4559

Sot, vihet gurthemeli i stadiumit në Zhur

0

Në fshatin Zhur sot vihet gurthemeli i stadiumit.

Në ceremoninë përkatëse, që mbahet në orën 10:00 pjesëmarrjen e ka paralajmëruar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ehat Oreshka.

Detaje nga vdekja e rojës së pyllit në Struzhë të Prizrenit (VIDEO)

0

Mali u kaplua nga flakët.

Shkaku pse erdhi deri tek djegia, dyshohet të jetë i njëjti me atë që ia mori jetën rojës së pyllit në fshatin Struzhë të Prizrenit.

Sipas banorëve të fshatit Struzhë gjatë ditës erërat e forta kanë dëmtuar kabllot e energjisë elektrike nga e cila edhe u shkaktua një zjarr në pyllin e fshatit e në tentim për ndaljen e tij një roje pylli, 53 vjeçar humbi jetën.

Në vendin e ngjarjes për rreth 6 orë qëndruan edhe ekipet policore.

Këta thanë që ani se dyshimet e tyre përputhen me ato të banorëve të këtushëm, do të dalin me një informacion zyrtar kur të përfundojnë hetimet.

Zhgënjimi nga shqiptarët i Faik Konicës

0

Faik Konica

Korrespondenca e mikut t’one të kthiellt, Francesco Argondizza, që “Dielli” boton në numër të sotmë, na heq përsëri vërejtjen mi reziqet që e rethojnë Shqipërinë. Kur popujt dëshërojnë paqe dhe kërkojnë marëveshje e mëiqësi në mes tyre, aventurierët e politikë nërkombëtare si Mussolini dhe Pashicci e shkojnë kohën duke bërë plane për të turbulluar qetësin e botës, për të derdhur përsëri gjak, dhe për të shtuar mjerimet që rendojnë si plumb i nxehtë në kurriz e në shpirt të njerëzisë. Nuk është punë aq e lehtë të prishet një Shtet i vendosur, dhe s’duhet të na trembet aqë shumë syri. Atë lakmi çakalle që kanë sot, fqinjtë t’anë e kishin dhe die.

Ish më lehtë të prishej die se sa sot Shqipëria; më lehtë në kohë të Konferencës së Parisit, kur Shqipëria nuk ish edhe e njohur si Shtet dhe armiqt’ e saj flisjin si shokë dhe aliatë të nderuar të Fuqive të Mbëdha mundëse, se sa sot që Shqipëria jo vetëm është një Shtet i njohur po mer pjesë dhe në Lidhje të Kombeve. Pastaj, ka sot n’Evropë burra si Radicc-i i Kroatisë dhe Morel-i i Inglisë, fytyra fisnike që përfaqësojnë ndërgjegjjen e njerëzisë dhe zëri i të cilëve, i shtrënguar të heshtë gjer die nga gishtërinjt’ e hekurt të despotismave e të çensurave të lindura nga lufta, dëgjohen tani anë mb’anë të botës dhe janë të zotët të bashkojnë për veprim gjithë forcat morale të dheut. Jo. Nuk besoj se Shqipëria është në rezik, – të pakën jo dhe për shumë kohë. Po kjo s’do të thotë se jemi të siguruar në çdo rast dhe në çdo mënyrë. Asnjë Shtet nuk është i siguruar plotësisht dhe pa konditë.

Nuk është nevojë të kërkojmë shëmbëlla në histori të shkuar, arrin të hedhim një sy në historin’ e sotme, për të kuptuar se Shtetet, si njerëzit, lindin, riten dhe vdesin, – dhe ca vdesin që në foshnjëri, nga sëmundjet ose nga aksidentet. Në qoftë se anarkia, e cila mbretëron që katër vjet e tëhu në Shqipëri vazhdon dhe ca kohë, ahere optimisma s’ka vent dhe trëmbem se diç do të ngjasë. Le të kemi shpresë se të vetë-qojturve “udhë-heqës” do t’u vijnë menttë dhe punët do të shtrohen. Po në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere munt pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: U NGJALL NGA IDEALISTËT U RUAJT NGA RASTET U VRA NGA POLITIKANËT.

Po. S’ka dyshim se politikanët – turma e erët e njerësve që e përdorin politikën jo si një udhë po si një qëllim – kanë zënë t’i vënë kazmën Shqipërisë. Unë që s’këndoj kurrë gazetat e Shqipërisë (e kam çfaqur arësyen tjatër herë), zura këto javët e fundit t’i këndoj me regull që të kuptoj rrjedhjet politike të vendit, dhe gjer tani nuk arrita të zbuloj gjësendi. Këtu këtje, nonjë artikull i veçuar çfaq te bërësi një ndienjë të problemeve të mbëdha që janë shtruar përpara Shqipërisë; po përgjithësisht s’duket gjëkundi filli i pakëputur i mendimeve të përgjithëshme, po vetëm një bisedim i rëmbyer hollësirash, detajesh. Për shembëll, le të marrim reformën e kodit.

Pse duan t’a reformojnë dhe me ç’frymë do t’ reformohet?

S’meret vesh mirë. A duan t’a shkurtojnë kodin dhe t’i përmbledhin gjithë kanunet në një pakicë faqesh, siç bëri tani shpejt Japoni, gjë për të cilën ky vent u lëvdua nga juristët, se shumësia e kanuneve është një sëmundje dhe një pengim? Po të kishin një ide t’atillë reformatorët t’anë, ahere ja një fill udhëheqës, një mendim i përgjithëshm: arsyeja e reformës do t’ish simplifikimi. – A duan t’i lënë më tepër liri njeriut dhe të shkurtojnë gjer në kufirin më të ngushtë nërhyrjen e Shtetit në punët individuale, dhe jo si në Prusi ku për të ndruar odë duhet të kërkosh leje nga opolicia, sistem skllavërie i kopiuar gjer më një pikë dhe nga Turqia? Ja përsëri një fill udhëheqës: zgjerimi i lirive individuale dhe pakësimi i pengimeve të vëna nga Shteti. – A duan të kenë kanune më elastike, më t’ epëshme, dhe jo rigide pa nevojë, – si për shembëll në Skolland ku ka shumë forma martese: përpara një njeriu feje, ose përpara registar-it, ose përpara miqsh të thirur si dëshmonjës në shtëpi, etj., të gjitha forma legale, kurse në Francë ka vetëm një formë legale dhe do s’do je i shtrënguar t’i bindësh asaj forme? Ahere, ha bhë thatër fill udhë-heqës: të reformuarit e kodit për të kallur ane mb’anë një epërsi më të madhe në formalitetet.

Munt të vazhdojmë duke dhënë shembëlla të tjera. Këto arrijnë për të treguar se një reformë, që të jetë reformë e dobishme, duhet të ketë një fill udhëheqës, një frymë përmirësonjëse të re. Në këtë reformë të kodit, s’shohim për kundrë veç se një ndryshim. Po çdo ndryshim nuk është doemos një përparim. Dhe po të përmbledhim fjalët e reformonjësve dhe fjalët e kundërshtarëve do të gjejmë këto mendime: Reformonjësit duan t’a reformojnë kodin e sotmë se s’janë mësuar me të, kundërshtarët e mprojnë se janë stërvitur pas tij. As gjë tjatër. Që Shqipëtarët, në çdo çap të jetës politike dhe sociale, tërhiqen nga hollësirat dhe kurrë nga mendimi i përgjithëshëm; dhe nga ana tjatër, që Shqipëtarët kujtoj.

Merkel: Në 2021 largohem si kancelare

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi nga Berlini se do të japë dorëheqjen nga posti i kancelares së Gjermanisë në fund të mandatit të saj aktual, më 2021.

Gjithashtu Merkel tha se planifikon të japë dorëheqje edhe nga udhëheqja e partisë së saj në dhjetor, kur Unioni Demokristian të zgjedhë kreun e ri. “Nuk do të kërkoj asnjë post politik pas përfundimit të mandatit tim”, tha Merkel.

Deklaratat e Merkelit vijnë pasi mbështetja për bllokun e saj konservator ka rënë ndjeshëm në zgjedhjet parlamentare në dy shtete, Bavari dhe Hesen.

Merkel tha se ajo merr përgjegjësinë e plotë për performancën e dobët dhe e bëri të qartë se ajo nuk do të zgjedhë pasardhësin në krye të partisë.

Merkel shërben si kancelare e Gjermanisë që prej vitit 2005, ndërsa në krye të demokristianëve që në vitin 2000.

Çfarë tha Mbreti Zog në Paris pas largimit nga Shqipëria!

0

Ilir Ikonomi

Më ra në dorë një tjetër film i shkurtër që tregon Mbretin Zog afër Parisit në gusht 1939.

I ndjekur nga gazetarët dhe fotoreporterët, ai ecën me Mbretëreshën Geraldinë dhe me të motrat në mjediset e jashtme të kështjellës Chateau de la Maye të Versajës, që e kishte marrë me qera.

Në film duket edhe një grua që mban në krahë princin trashëgimtar Leka I, i cili ishte vetëm katër muajsh.

Zogu arriti në Francë në fillim të gushtit, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939.

“Populli im dëshiron lirinë, sepse në shekullin e 20, asnjë vend nuk mund të jetojë pa të. Për ta rifituar këtë liri, të jeni të bindur se populli shqiptar do të bëjë deri në fund detyrën e tij,” u tha Mbreti Zog reporterëve, sipas gazetës L’Ouest Eclair të datës 9 gusht 1939 (Në titrat e filmit e kam shkruar gabimisht 1940).

Franca ishte një tjetër stacion në rrugëtimin e gjatë që iu desh të bënte familjes mbretërore me ikjen nga Shqipëria e pushtuar. Ata kishin kaluar nëpër Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji dhe Belgjikë.

“Prestigji i Francës demokratike, mbrojtëse e vendeve të vegjël, – tha monarku i përmbysur shqiptar, – është i madh në vendin tonë, po ashtu edhe rrezatimi i saj intelektual.”

Është mirë ta dimë të shkuarën dhe nuk ka më mirë kur e shohim në film ose kur e lexojmë në librat e kohës. E kam fjalën që është e dobishme të dimë faktet bazë, sepse interpretimi është diçka tjetër dhe lidhet me perceptimin dhe formimin e secilit.

Sot në mëngjes po lexoja një autobiografi të Sir Andrew Ryan, ministër fuqiplotë i Britanisë në Shqipëri gjatë viteve 1936-1939, i cili jep këtë përshkrim të Mbretit Zog:

“Personaliteti i tij ishte më mbresëlënës se sa pamja fizike dhe kjo dukej më së miri kur bëje me të një bisedë kokë-më-kokë. Ishte inteligjent dhe mjaft i lexuar, sidomos në çështjet ushtarake. Fliste me qartësi të madhe dhe me një forcë që e ndihmonte tjetrin të kuptonte se si kishte arritur në majën e një vendi me një popullatë të përbërë nga elementë ndër më të shumëllojshmit. Ndërkaq, ndihej më pak kompetent për çështje që kishin të bënin me vende dhe shoqëri të huaja.

Mbreti e fliste turqishten me një lirshmëri dhe korrektesë të habitshme për një njeri që e kishte përfunduar arsimimin në Stamboll në moshëm 16-vjeçare. Një gjuhë tjetër që preferonte të përdorte me zyrtarët e huaj ishte gjermanishtja, edhe pse kishte njohuri të frëngjishtes, që më vonë i përmirësoi.”

Rryma mbyt një person në Prizren

0

Një person ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Struzhë të Prizrenit.

Policia njofton se viktima ka rënë në kontakt me telat e rrymës, gjatë përpjekjesë së shuarjes së zjarrit në pyje, shkruan “PrizrenPress”.

Në vendngjarje ka dalë ekipi i mjekësisë, i cili e ka konstatuar vdekjen.

Viktima është nga fshati Kobajë./PrizrenPress.com/

VIDEO/ Po hapnin pus uji, bie brenda 70 vjeçari

0

Nje ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Barc vetëm pak km larg qytetit të Korçës.

Laver Adili 70 vjeç me origjinë nga Lavdari e banues në Korcë së bashku me 2 përsona të tjerë të së njëjtës moshë kanë qenë duke punuar për hapjen e një pusi për ujë të pijshëm në periferi të fshatit. Sipas dëshmitarëve në vendgjarje në pushimin e drekës 70 vjeçari ka qenë duke dalë nga thellësia e pusit,kur duket nga lodhja ka rëshqitur duke rënë poshtë në një lartesi prej 10-11 m.

Për më shumë se një orë sherbimi zjarrfikës ka punuar për ta nxjerrë 70 vjeçarin nga thllësia e pusit por gjendja e tij bejnë me dije burime spitalore është e rënde. Sipas të njëjtave burime i moshuari ka marrë plagë të shumta ndaj dhe po mbahet në një kujdes intensiv mjekësor në sallen e reanimacionit.

Një prej punonjësve zjarrfikës tregon momentin e shpëtimit ndërsa njeri nga të moshuarit që punonte për hapjen e pusit tregon momentin e rreshqitjes së 70 vjecarit.

 

Policia për banorët e Hasit: Mos u shqetësohuni nga hajnat !

0

Policia në Prizren, kërkon nga banorët e fshatrave të Hasit, që të mos shqetësohen nga hajnat.
Zyrtari për informim PK-së, Vesel Gashi tha se Hasi është vendi më i qetë në Prizren.

“Përkundër disa rasteve, Hasi mbetet regjioni më i qetë në Prizren”, tha Gashi për TV Prizren.
Sipas ti, policia po angazhohet në sigurinë e qytetarëve.

Shqetësimi i banorëve të Hasit është ngritur edhe në Kuvendin e Prizrenit.

Shefi i Grupit të kuvendarëve të LDK-së Haziz Hodaj,ka kërkuar ndihmë nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Kërkoj nga kryetari i Komunës që të thrras një mbledhje të Komitetit për Siguri për të diskutuar rreth këtij fenomeni”, tha Hodaj.

Sipas tij, banorët e fshatrave të Prizrenit, janë të terrorizuar nga hajnat

Filmat kosovarë dëshmojnë për vlerat dhe talentin që kanë artistët nga Kosova

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim regjisoret Lendita Zeqiraj, Blerta Zeqiri dhe aktoren Aurita Agushi, protagoniste të filmave, të cilët janë kualifikuar për edicionin e 91-të të çmimeve të Akademisë – Oscar, e cila do të mbahet Los Angjelos të SHBA-së më 24 shkurt 2019.

Blerta Zeqiri me filmin e metrazhit të gjatë “Martesa”, Lendita Zeqiraj me filmin e metrazhit të shkurtër “Gardhi” dhe Aurita Agushi, aktorja kryesore në filmin “Ajo”, janë filma të cilët Qendra Kinematografike e Kosovës i ka përkrahur financiarisht.

Ministri Gashi u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar njëkohësisht që kreativiteti dhe produktiviteti i artistëve të Kosovës po vlerësohet ndërkombëtarisht. Kjo tregon se filmi në Kosovë tashmë ka krijuar një bazë dhe traditë të mirë për gjeneratat që vijnë pas.

“Tre filmat të cilët janë kualifikuar për Oscars rrugëtimin deri tek ky nivel e kanë siguruar duke fituar çmime të shumta prestigjioze nëpër festivale të shumta ndërkombëtare të filmit dhe kjo tregon për cilësinë dhe vlerat artistike që kanë këto projekte”, tha ministri.

“Pas suksesit të filmit ‘Shok’, tani vetëm sa e kemi rritur produktivitetin dhe kjo ka ardhur me rritjen e përkrahjes nga ana e ministrisë për Qendrën Kinematografike të Kosovës, gjë që e kemi paralajmëruar muaj më parë. Buxheti për QKK-në do të dyfishohet për përkrahjen e filmave”, është shprehur ministri Gashi duke thënë se Kosova posedon talente të jashtëzakonshëm si në prodhimin e filmave si dhe në realizimin e tyre.

Ndërkaq, mysafiret e falënderuan ministrinë për përkrahjen që po jep për industrinë e filmit në Kosovë në përgjithësi. Gjithashtu, ato u treguan mirënjohëse për angazhimin e ministrit Gashi në mbështetje dhe mirëkuptim për njerëzit dhe botën e filmit.

Rigjykimi për korrupsion, ish-drejtori i Arsimit në Prizren refuzon të përgjigjet në shumicën e pyetjeve të prokurorit

0

Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, ka refuzuar të përgjigjet në shumicën e pyetjeve të prokurorit Mehdi Sefa, në rastin ku ai dhe Bekim Thaqi e Bedri Çeku, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Çoçaj, Thaqi e Çeku akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë realizimit të manifestimit tradicional “Remzi Ademaj”, në Prizren, e cili rast është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Në seancën e rigjykimit, të mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari Çoçaj është marr në pyetje nga prokurori Sefa, por me arsyetimin se për shumicën e çështjeve ka dhënë përgjigje në shqyrtimet e kaluara, ish-drejtori i Arsimit, ka refuzuar të përgjigjet në shumicën e pyetjeve.

Çoçaj ka refuzuar të përgjigjet edhe në pyetjen se gjatë manifestimit “Java e Remzi Ademaj”, si janë bërë pagesat për furnitorët me para kesh apo me anë të transfereve bankare.

Mbrojtësi i të akuzuarit Nexhat Çoçaj, avokati Bashkim Nevzati, lidhur me këtë pyetje, si edhe për shumë pyetje të tjera, ka deklaruar se i mbrojturi i tij nuk do të përgjigjet.

“Gjerë më tani me ekspertizat përkatëse është vërtetuar se çfarë transaksione kanë qenë gjatë të gjitha viteve të përfshira në aktakuzë dhe në momentin e bartjes së mjeteve në llogarinë e organizatorit ato çështje janë brenda për brenda organizimit”, ka thënë avokati Nevzati, duke shtuar se i mbrojturi i tij, nuk do të përgjigjet në pyetje të tilla, pasi që sipas tij, ai ka dhënë sqarime të duhura në seancat e kaluara.

Kurse, i akuzuari Çoçaj, është përgjigjur në pyetjen se për vjet ka qenë kryetar i këshillit organizativ të manifestimit “Remzi Ademaj”.

“Edhe pse jam përgjigj në këtë pyetje disa herë, deklaroj se kryetar i këshillit organizativ kam qenë tetë vite nga themelimi i këtij manifestimi në 2001 deri në 2009, pasi që jam edhe themelues i këtij manifestimi. Ndërkaq aktivitetin e kam vazhduar duke u ndihmuar edhe më pas”, ka thënë i akuzuari, Çoçaj.

Ai ka thënë se ky manifestim është mbikëqyrur nga kryetari i komunës, duke shtuar se shuma e destinuar për këtë manifestim gjatë vitit 2009, ka qenë 10 mijë euro.

Lidhur me këtë edhe dy të akuzuarit tjerë Bekim Thaqi dhe Bedri Çeku, në pyetjet e prokurorit rreth rastit, janë shprehur se nuk do të shtojnë diçka tjetër, përpos asaj se çfarë kanë deklaruar më herët në deklarimet e tyre.

Në seancën e së hënës, gjithashtu janë konsideruar si të lexuara provat materiale të këtij rasti, duke filluar nga deklaratat e dëshmitarëve dhënë në shqyrtimet paraprake, po ashtu janë konsideruar si të lexuara edhe ekspertiza financiare e ekspertit Agim Kastrati, si dhe ajo e ekspertit financiar, Riza Blakaj, për të cilën prokurori i rastit Mehdi Sefa, ka paraqitur vërejtje.

“Konsiderojmë se ekspertiza e ekspertit Riza Blakaj, është kryer pa ndonjë urdhëresë të gjykatës, ku si provë nuk është administruar gjatë shqyrtimit të mëhershëm. Kështu që ne si prokurori nuk kemi mundur në atë kohë të ballafaqojmë këtë ekspert me pyetjet tona. Kjo ekspertizë ka shkuar vetëm jashtë shqyrtimit kryesor me ankesë dhe ashtu e ka pranuar Gjykata e Apelit”, ka thënë prokurori Sefa.

Gjykimi në këtë rast do të vazhdojë më 2 nëntor në ora 9:30, ku është e paraparë të jepet fjala përfundimtare nga palët në procedurë.

Ndryshe, në dhjetor të vitit 2014, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë  ndaj Nexhat Çoçajt, Bekim Thaqit dhe Bedri Çekut, të cilët i akuzon se duke qenë drejtorë të manifestimit kulturor “Remzi Ademaj”, kanë keqpërdorur mjetet e ndara për këtë manifestim.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në fjalë, me qëllim të përfitimit për vete apo tjetrin, secili në vitin përkatës brenda periudhës 2008-2012, kanë përdorur mjetet e derdhura në xhirollogarinë personale të secilit, për të blerë gjera, me të cilat veprime i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit.

Nexhat Çoçaj, po ashtu akuzohet se duke qenë kryetar i këshillit organizativ, ka bërë furnizime nga firma “Bogdani’ pronar i së cilës është vet ai dhe ka tërhequr para nga xhirollogaria e tij, pa iu ditur destinacioni, duke e tejkaluar buxhetin e lejuar në shumën prej mbi 4000 eurove, pa vendim përkatës të komunës.

Për këto akuza, në qershor 2016, Çoçaj është dënuar me tre vite burgim efektiv, Thaqi është dënuar me një vit e dy muaj burgim efektiv, ndërsa Çeku është dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv.

Mirëpo, më 27 shtator 2016, Apeli, ka aprovuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve dhe ka kthyer lëndën në shkallën e parë për ri-vendosje. Sipas Apelit, për tejkalimet e buxhetit duhet të sqarohet nëse janë përgjegjës të akuzuarit në fjalë apo zyrtarët komunalë që i kanë lëshuar mjetet. /Betimi Për Drejtësi/