19.8 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
Home Blog Page 4560

Banorët e “Nënkalasë” të bllokuar për shkak të automjeteve të shumta

0

Nexhat Palushi, banor i lagjes së “Nënkalasë” së Prizrenit, ankohet për vonesat në hyrje-dalje në këtë lagje, për shkak të faktit se është zonë e parë mbrojtëse dhe e cila për shkak të vizitorëve të shumtë po u shkakton probleme këtyre banorëve. Ai kërkon nga organet komunale që kjo lagje të ketë më shumë investime dhe të ketë përkujdesje më të madhe. Aty mungon një mbledhës i paguar i mbeturinave dhe për këtë arsye ka shumë papastërti dhe i jep shije të keqe kësaj pjese karakteristike të Prizrenit.

Prizreni njihet si qytet që ka një trashëgimi kulturore-historike, e cila paraqet vlerë të rëndësisë. Mbrojtja dhe avancimi i ndërtesave dhe i komplekseve me karakter historik dhe kulturor si dhe integrimi i tyre në rrjedhat bashkëkohore do të viheshin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm. Trashëgimia e ruajtur është element i rëndësishëm në kompozimin e siluetës së përgjithshme të qytetit. Të gjitha vlerat e trashëguara, por edhe ato që me kohë janë shkatërruar, duhet të përtërihen me qëllim të arritjes së atyre vlerave që me kohë pësuan transformime. Rikthimi i vlerave të trashëguara në gjendjen e tyre burimore do të bëhet në bazë të të dhënave për to e gjithashtu, trashëgimia kulturore-historike, si një nga potencialet e zhvillimit ekonomik. Afirmimi i vlerave trashëgimore të Prizrenit paraqet aspekt të veçantë për zhvillimin e sektorit të turizmit në të gjitha potencialet me të cilat posedon Prizreni.

Mbeturinat largohen me kalë

Por, njëra nga lagjet më karakteristike është lagja “Nënkala” e Prizrenit, tregon për “Kosova Sot”, Nexhat Palushi, banor i kësaj lagjeje, i cili njëherësh ushtron edhe biznes, duke pasur një hotel. Ai ankohet për vonesat në hyrje-dalje në këtë lagje për shkak të faktit se është zonë e parë mbrojtëse dhe e cila po u shkakton probleme këtyre banorëve. Ai kërkon nga organet komunale që kjo lagje të ketë më shumë investime dhe të ketë përkujdesje më të madhe. “Aty mungon një mbledhës i paguar i mbeturinave sikurse që është në lagjen fqinje, ku aty ku nuk shkon automjeti, i mbledh një person me kalë dhe i sjell poshtë”, është shprehur ai. Palushi thotë se koha e kufizuar e automjeteve po u shkakton probleme shumë të mëdha banorëve.

Numri i banorëve pas lufte është shtuar shumë

Mirëpo, lidhur me këtë drejtori i Shërbimeve Publike, Levent Kasëmi tregon se është një vendim i Kuvendit Komunal i vitit 2007, por do ta shohin që atë kohë të hyrjeve daljeve ta ndryshojmë pozitivisht për banorët. “E dimë se pas lufte atje ka pasur më pak banorë, kurse sot numri është shtuar. Jemi të bindur se do ta shohim mundësinë ta ndihmojmë këtë lagje edhe me ndërtim infrastrukturor dhe vitin që vjen presin të bëjnë investime 200 mijë euro”, shprehet Kasëmi. Sa i përket lëvizjes së lirë të automjeteve për këta banorë, rreshteri i policisë Vesel Gashi shpjegon se janë 176 leje. “E di se kemi një keqkuptim të një rregulloreje për lëvizje të automjeteve, por duhet që këtë ta rregullojë Komuna”, pohon ai. Ndërsa në emër të banorëve, Palushi kërkon vëmendje, sepse është e vetmja lagje që brenda dite përshkohet verës me mbi 2000 vizitorë, prandaj ka papastërti të madhe e kjo është pasqyra e këtij qyteti. Ai thotë se nuk kanë kohë të mjaftueshme as për të bartur të sëmurët, për shkak të ngarkesës me automjete. “Kur kemi bërë peticion për këtë, kemi marrë përgjigje:”Ju thërrisni ambulancën dhe ajo ka leje të hyjë në çdo vend. Kjo vërtet s’ ka kuptim. Besoj se kjo rregullore e vitit 2007 duhet ndryshuar”, pohon Palushi për “Kosova Sot”.

Palushi kërkon vëmendje, sepse është e vetmja lagje që brenda dite përshkohet verës me mbi 2000 vizitorë, prandaj ka papastërti të madhe, e kjo është pasqyra e këtij qyteti. Ai thotë se nuk kanë kohë të mjaftueshme as për të bartur të sëmurët për shkak të ngarkesës me automjeteve./kosova sot/

Banorët e Banjës së Malishevës rrezikohen nga gropa me ujë (Foto)

0

Një qytetar i fshatit Banjë të Malishevës paralajmëron për rrezikun me të cilin përballen banorët e fshatit, sidomos fëmijët.

Qytetari ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi, në të cilat shihet një gropë goxha e madhe e mbushur me ujë.

Sipas qytetarit, gropa është hapur gjatë punimeve të Ujësjellësit dhe është lënë ashtu e parrethuar, gjë që, sipas tij, mund të rrezikohen banorët e sidomos fëmijët.

Siç shihet në foto, gropa buzë rrugës së asfaltuar nuk është e rrethuar as nuk ka ndonjë shenjë paralajmëruese për rrezikun.

Po ashtu, në foto shihen vetëm dy tre gurë të vendosur rreth gropës.

Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari.

Ditë më parë, qytetarë të Malishevës raportuan për një rrugë të parregulluar pas punimeve nga Ujësjellës.

Pas raportimit nga KALLXO.com, kjo rrugë u rregullua.

Prizren, gjuha rome para shqyrtimit në Kuvend (VIDEO)

0

Radioja ‘Zëri Rom’ dhe disa organizata tjera në Prizren kanë bërë kërkesë në komunën e këtij qyteti që gjuha e tyre të bëhet zyrtare.

Me këtë kërkesë janë pajtuar edhe anëtarët e tjerë të këtij komuniteti, njofton Klan Kosova.

Komunarët thonë se do ta shqyrtojnë atë, njofton Klan Kosova.

 

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Suharekës

0

Një femër është lënduar si pasojë e aksidentit të sotëm i ndodhur në autostradën Prishtinë-Prizren.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 15 dhe dyshohet se vozitësja femër ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetëaksdientuar.

“Rreth orës 15:00 në autostradë, rajoni i Prizrenit, është raportuar rasti ku ka qenë i përfshirë vetëm një automjet dhe dyshohet se vozitësja ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetëaksientuar.

Njësitet kompetente janë marr me rastin ndërsa e lënduara është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

Gjithashtu tutje nga Policia e Kosovës është kërkuar që të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut, të respektojnë shenjat dhe të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve.

“Policia e Kosovës me njësitë e saj në kuadër të fushëveprimit të saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe autostradë dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen në vazhdimësi. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit që të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut, të respektojnë shenjat dhe të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve”, përfundohet nga Policia e Kosovës.

Akil Gjakova humb në finale, stoliset me të argjendtën

0

Akil Gjakova ka pësuar humbje në finalen e kategorisë deri 73 kg në Grand Slamin e xhudos në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kësisoj, Akili u detyrua të kënaqet me medaljen e argjendtë, që padyshim është një tjetër sukses  për xhudon kosovare. Për Kosovën kjo është medalja e katërt në këtë turne, përkatësisht e treta e argjendtë.

Akili në finale u mund nga xhudisti gjeorgjian Shavdatuashvili.

Rrokulliset vetura në autostradë, afër Suharekës

0

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga vendi i ngjarjes.

Në këto pamje shihet se një veturë është rrokullisur në pjesën e autostradës afër fshatit Duhël të Suharekës.

Qytetari ka thënë se nuk e di nëse ka të lënduar në këtë aksident të rëndë.

Siç shihet edhe në video-incizim, në vendin e ngjarjes është Policia, e cila ka vendosur shenjat për të ngadalësuar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që vetura vazhdon të mbetet e rrokullisur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15 :00.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari.

.

 

 

I kthyer nga Serbia, Çlirim Maloku egzaminohet nga deputeti mjek, Haxhi Avdyli

0

I porsakthyer nga Serbia, ku ditë më parë ishte rrahur nga një grup serbësh, 19-vjeçari po trajtohet në shtëpi, në lagjen “Arbana” të Prizrenit, ku familja e tij jeton me qira.

Në mesin e personave që e kanë vizituar Çlirimin ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili është edhe mjek.

Në një postim në profilin e tij, Avdyli ka treguar për gjendjen shëndetësore të Çlirim Malokut.

“Si neurokirurg ju informoj se Çlirimi ka kaluar një traumë të rëndë të kokës me fraktur? të eshtarve të kafkës dhe veshit, me gjakderdhje epidurale (mbi cipat e trurit) . Fati i tij i madh ishte intervenimi kirurgjik i shpejtë brenda 2 orëve pas goditjes që ai sot gëzon deridiku gjendje të mirë”, ka shkruar dr. Haxhi Avdyli.

Më tutje, mjeku tregon se në egzaminimin neurologjik nuk ka vërejtur ndonjë dobësim, paralizë të gjymtyrëve, “përveç një parezë të lehtë facialisit”.

Sipas tij, Çlirimi lëviz lirshëm, ka vetëdije të plotë dhe orientim në hapësirë e kohë.

“Tani për tani vazhdon që ti kulloj gjak veshi i djathtë (otorragjia), marramendja, kokëdhimbje, stres të shtuar dhe amnezion për ngjarjen”, ka shtuar deputeti Haxhi Avdyli.

Duke qenë se familja e Çlirim Malokut jeton me qira, deputeti Avdyli ka theksuar se kjo familje ka nevojë për ndihmë mjekësore dhe ndihma të tjera nga shteti.

Sot gjatë ditës, 19-vjeçari ka thënë se është kthyer në familje dhe se gjendja e tij po përmirësohet.

Ai ishte rrahur keq në qytetin e Novi Sadit, në Serbi, nga një grup qytetarësh serbë vetëm se ishte dëgjuar duke folur shqip.

Përveç Çlirimit ishte rrahur edhe i riu tjetër, Brendon Gigollaj.

Rrahja e këtyre dy të rinjve kishte ngjallur reagime në Kosovë dhe jashtë saj./kallxo.com/

RENEA vret të riun që qëlloi kundër policisë në Gjirokastër

0

Policia e Shtetit dhe Forcat RENEA njoftuan se 35-vjeçari, Kostandinos Kaçifa,  që hapi zjarr ndaj tyre ka mbetur i vrarë në Bularat të Gjirokastrës.

Policia e Gjirokastrës dhe forcat “RENEA”, të mbërritura me helikopter, pas ndjekjes për rreth 5 orë të Konstandinos Kaçifa, minoritarit 35-vjeçar grek që hapi zjarr ndaj uniformave blu gjatë një aktiviteti për festën kombëtare të Greqisë në fshatin Bularat, u lokalizua nga policia.

Kaçifa ishte fshehur pranë Depos së Ujit në Bularat dhe RENEA ka rrethuar vendin, duke kërkuar dorëzimin e tij. Dyshohet se ai e planifikoi dhe realizoi sulmin i vetëm.

Më herët, nga PDIU, i riu akuzohej si ekstremist i “Agimit të Artë” dhe në Facebook ka një profil të mbushur me kërcënime ndaj Shqipërisë dhe shprehjen e dëshirës për lirinë e “Vorio-Epirit”, banorët e zonës thonë se Kaçifa nuk njihet si person konfliktual.

Banorët e Bularatit thonë se Kaçifa jeton në Greqi dhe se kishte disa ditë që kishte ardhur në Bularat. Ata i përshkruajnë të shtënat si momente tmerri. Megjithëse gjesti është kryer spontanisht, disa prej banorëve dyshojnë që i riu duhet ta ketë planifikuar më parë sulmin.

Ishte pikërisht Kostandin Kaçifa, ai që dekoroi një ditë më parë të gjithë fshatin me flamuj grekë. Pyetjes së një bashkëfshatari, se përse flamujt kishin pozicion “zije”, Kaçifa i dha përgjigje kaotike.

“Unë i dëgjova të shtënat nga brenda dhe dola. Nuk kuptova kë qëllonte. Ishte si luftë. Ende na dridhet trupi. Nuk e prisnim fare këtë gjë. Dukej sikur kishte humbur mendjen në moment. Nuk kemi pasur kurrë gjëra të tilla”, tha një banore.

“Ne ishim përgatitur për festë. Nuk e kuptuam pse ndodhi kjo, por ishte tmerr. Fat që nuk u vra njeri. Dëgjova që u tha burrave që ishin në oborrin e kafenesë ‘futuni brenda’ dhe kaq. Ne e njohim për djalë të mirë e të urtë. Nuk e besoj që e ka bërë këtë”, tha një tjetër banore.

Shaqiri, makthi apo ëndrra e Dimiçit

0

Zyrtarët serbë para ndeshjes vizituan stadiumin Anfield të klubit “Liverpool”, por ajo që bie në sy është sjellja e drejtorit të CV Zvezdes, Bojan Dimiç.

Në videon e postuar në faqen e tij në Facebook, Dimiçi, duke incizuar mjediset e stadiumit, veçmas u ndal në zhveshtoret e klubit “Liverpool”.Gjatë xhirimeve të Dimiçit, ai u ndal tek vendi i rezervuar i Xherdan Shaqirit, lojtari shqiptar që është i angazhuar te skuadra angleze.

Nga mënyra e të shprehurit, nuk dihet nëse Dimiçi e çmon Shaqirin si futbollist, por ai edhe përmendi emrin e Shaqirit specifikisht dhe me një buzëqeshje cinike.

Bojan Dimiç, një serb që dikur ka jetuar në Kosovë, e që përshkruhet për paaftësi e përlyerje me krimin edhe nga vet mediat serbe, duke qenë një nga drejtorët e klubit të lartpërmendur, javën e shkuar ishte në Liverpul.

Vizita ishte për shkak të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, ku ekipi serb humbi me rezultat të thellë 4:0.

Sidoqoftë, Shaqiri është makthi ose ëndrra e Dimiçit.

Rikthehet në Prizren Çlirim Maloku i cili u rrah brutalisht në Novi Sad

0

Gjatë këtij muaji në Novi Sad të Serbisë ishin rrahur brutalisht dy kosovarë. Brendon Gigollaj e Çlirim Maloku 19-vjeçar, kishin qenë dy viktimat.

Çlirimi madje kishte marrë disa lëndime serioze trupore, për kurimin e së cilave qëndroi me javë të tëra në spitalet e Serbisë për kurim..

Por sot gjatë ditës Çlirimi u kthye në Kosovë shëndosh e mirë. Lajmin për kthimin e tij e ka bërë të ditur vet Çlirimi. Ai ka njoftuar se sot është kthyer në Kosovë.

“Pasi u përmirësova me shëndet dhe arrita të kthehem në vendin tim sot kaluam disa momente të lumtura me miqt e mi. Falenderoj shum familjen, miqt dhe gjith shqiptart kudo në bot per perkrahjen e tyre dhe falenderoj zotin qe shendeti im esht mir”, ka shkruar 19-vjeçari.

E Brendon Gigollaj e Çlirim Maloku 19-vjeçar, ka pak kohë që kishin shkuar për në Novi Sad për të punuar si furrtar.

Profesion ky, me të cilin familja e Çlirimit e kishin ushtruar me vite.

Image