29 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025
Home Blog Page 4570

Limaj takon strukturat e Malishevës, Suharekës dhe Rahovecit (Drejtpërdrejt)

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me strukturat e drejtuese të degëve të Nismës në Malishevë, Suharekë dhe Rahovec.

Takim është i paraparë që të fillojë në 15:00, në Malishevë.

Dalin detaje/ Ja kush janë bosët e laboratorit të drogës në Has

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar gjatë ditës së sotme në lidhje me laboratorin e drogës në Has.

Sipas tij, fshatarët e arrestuar janë thjeshtë punonjës të fabrikës.

Sipas ish-kryeministrit bosët e vërtetë të heroinës janë deputetë e pushtetarë të lartë, me prona në Tiranë e Vlorë.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Fshatarët Branogut miliardierë me një furgon apo kurbanet e narkopushtetarëve!

Të dashur miq, në një operacion ndërkombëtar të dekonspiruar nga narkopolicia, në fshatin Branog u zbulua fabrika më e madhe e heroinës së partisë, u konfiskuan rreth 100 kg heroinë e pastër, kurse 160 kg heroinë dhe miliona euro thuhet se u morën dhe u zhduken nga narkokomisari i policisë.

Në këtë operacion u arrestuan fshatarët Mustaf dhe Xhavit Shuti, babë dhe bir, ekstremistë të partisë siçiliste dhe një zjarrfikës në Shkodër e një punonjës bashkie në Krujë.

Por me të drejtë mund të shtrohet pyetje nëse fshatarët Shuti, të cilët deri tani rezulton se kanë një furgon, janë kurbanë të partisë siçiliste për të maskuar bosët e pushtetit apo miliardierë me fabrikë heroine.

Për fshataret e Branogut, por edhe burime të antidrogës, ata janë thjeshtë roje dhe punëtorë të fabrikës kurse bosët e saj janë deputetë dhe pushtetarë të lartë me prona të mëdha në Tiranë, Vlorë, etj.

Narkopolicia si zakonisht mbron pushtetarët bosë të narkotrafikut. Suksesi i vërtetë pra është fshehja dhe mbrojtja e kokave të këtij rrjeti narkotrafiku.

Arrestohet burri që e rrahu gruan në Suharekë, e cila më pas kishte pirë edhe helm

0

Është arrestuar në Suharekë burri që para pak ditësh kishte rrahur gruan e tij.

E njëjta, nga depresioni kishe pirë një sasi helmi, që policia thotë të ketë qenë Etiol.

“Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Koha.net.

Me urdhrin e Prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa i njëjti është dërguar në mbajtje.

Ja si ka degraduar debati në Kuvendin e Prizrenit: Boll mo, na keni tesh!(Video)

0

https://www.facebook.com/kukulajme/videos/559925104465323/

Mourinho: Pika jonë e fortë mbrojtja e jo sulmi

0

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka deklaruar pika kyçe për fitoren e ekipit të tij është faza defensive dhe ajo e sulmit.

“Storia e futbolli ofansiv, unë ende nuk e kuptoj atë”, ka deklaruar Mourinho.

Portugezi gjithashtu u shpreh se përkundër dëshirës jo gjithmonë në futboll mund të sulmosh, njofton Goal.com. përcjell Klan Kosova.

“Sepse për mua ju mund të luani futboll sulmues vetëm kur ju e keni posedimin e topit. Juve ju duhet topi. Kur kundërshtari e ka topin ju duhet të mbroheni”, ka shtuar 55 vjeçari.

Këto deklarata The Special One i dha pas fitores me rikthim së një jave më parë ndaj Newcastle me rezultat 3-2, kurse këtë javë United do të përballet në derbin e javës me Chelsean.

Arabia Saudite pranon se gazetari vdiq në konsullatë

0

Gazetari Jamal Khashoggi ka vdekur pas përleshjes që ka ndodhur në konsullatën saudite në Stamboll, ka raportuar televizioni shtetëror i Arabisë Saudite duke cituar hetimet fillestare.

Në po këto raportime është thënë se zëvendës-shefi i Inteligjencës, Ahmad al-Assiri dhe Saud al-Qahtani, ndihmësi i lartë i trashëgimtarit saudit të fronit, Mohammed Bin Salman, janë shkarkuar nga detyra lidhur me këtë çështje. Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka pranuar raportin se se do të vazhdojë të shikojë “për së afërmi” të gjitha hetimet.

Kjo është hera e parë që Mbretëria ka pranuar vdekjen e Khashoggit. Mbreti saudit Salman është raportuar të ketë urdhëruar formimin e një komiteti ministror të udhëhequr nga Princi Salman, për të ristrukturuar shërbimet e Inteligjencës.

Gazetari Khashoggi është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor për të marrë disa dokumente për martesë. Raportimet në median shtetërore saudite kanë ndodhur pak pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar në telefon me Mbretin Salman lidhur me këtë rast.

Të dy liderët kanë ndarë informacione dhe janë pajtuar për të bashkëpunuar rreth hetimeve, kanë thënë burimet presidenciale turke. Khashoggi, banor i Shteteve të Bashkuara dhe kolumnist i Washingon Postit është njohur edhe si kritik i princit saudit Salman.

Panucci dënohet nga gjykata

0

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci është dënuar me 250 euro nga gjykata pasi që nuk ishte paraqitur për të dëshmuar në lidhje me rastin e publikimit të disa fotografive të bashkëshortes së Francesko Tottit.

Fotot e bëra në vitin 2011 gjatë kohës sa ajo ishte në pushime në Maldive dyshohet se janë bërë dhe shitur nga Alesio Çiçeroni dhe tashmë ndaj tij është haput një çështje gjyqësore, raporton Panorama, përcjell Klan Kosova.

Panucci këtë herë ishte në pushime,megjithatë gjykata i ka mundësuar edhe një datë italianit, kur ai me 21 nëntor do të mund të paraqitet në gjykatë për të dëshmuar.

Gjykata e Prizrenit nuk tregon se cilat dosje i mori prokurori i Gjykatës Speciale 

0

Gjykata Themelore në Prizren,  nuk ka pranuar të tregojë se cilat dosje të krimeve të luftës dhe pasluftës, ka marrë prokurori i Gjykatës Speciale, Këai Hong Ip.

Zëdhënësja e kësaj gjykate, Afërdita Kicaj nuk e ka mohuar por as pohuar marrjen e dosjeve.

“Gjykata e Prizrenit ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare”, tha Kicaj për “PrizrenPress”.

Ajo nuk ka pranuar të fas asnjë fjalë më shumë rreth kësaj teme.

Këai Hong Ip është takuar edhe me disa nga kryetarët e gjykatave në Kosovë.

Në mesin e tyre edhe me udhëheqësit e gjykatave në Prishtinë e Prizren.

Ai me vete  ka marrë  një mori lëndësh.

Që të gjitha kanë të bëjnë me raste të krimeve të luftës dhe pasluftës.

Ky organ i ndjekjes ka kohë që është duke bërë hetime në Kosovë, në lidhej me krimet e supozuara të pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku janë intervistuar një numër i madh i dëshmitareve të mundshëm.

Pjetër Përgjoka është avokat nga Prizreni. Ai është  akredituar nga Gjykata Speciale.

Përgjoka tregon se deri më tash nuk është kontaktuar nga askush. Ai tha se nuk ka informacion se prokurori i Gjykatës Speciale ka marrë lëndë në Gjykatën e Prizrenit.

“Përveç kur jam akredituar më nuk kam pasur kontakte me përfaqësues të Gjykatës Speciale”, tregon ai për “PrizrenPress”.

“Nuk kam as informacion për marrjen e dosjeve në Prizren”.

Njëra nga vrasjet më misterioze që pati tronditur Prizrenin, pasluftës ka qenë vrasja e komandantit  të  UÇK-së,  Ekrem Rexha -‘Drini’ .

Ai u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane”,  në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar. Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Vëllai i “Drinit”- Ruzhdi Rexha tha se deri më tash nuk është kontaktuar nga askush për këtë vrasje.

“Si familje jemi në ‘terr informativ sa i përket këtij rasi”, tha Rexha. /PrizrenPress.com /

Vajza bukuroshe shqiptare i shitet serbit për 3 mijë euro

0

Dhjetëra të rinj serbë për çdo muaj martohen me shqiptare të reja nga zonat veriore të Shqipërisë

Kështu këto ditë shkruan shtypi serb.

Për një nuse shqiptare paguhen 3 mijë euro dhe të njëjtin fat e ka pasur edhe serbi Predrag Gjokoviq, 27 vjeç, nga fshati Davidoviq në Serbi, i cili u martua me Anila Prendi nga Tirana.

Në këtë zonë serbe, theksojnë mediet, nuk ka pasur martesa të tilla, mirëpo tashti, siç thuhet, mbi 900 të rinj janë të gatshëm të martohen me nuse shqiptare.

Predragu ka theksuar se deri tek interesi për martesë me nuse shqiptare ka ardhur pas leximit të shpalljeve në gazeta dhe se ai ndërmjetësuesit apo shkuesit i ka paguar mbi 2 mijë euro për t’ia gjetur nusen, ndërsa për tri herë me radhë ka qenë në Shqipëri dhe ka takuar familjen e nuses së tij, me të cilin kanë bërë dasmë.

Ai i ka siguruar një fjalor shqip-serbisht gruas së tij dhe ashtu po e mëson atë në gjuhën e tij amtare.
Por edhe Anila për mediet serbe ka theksuar se ndjehet e lumtur në këtë familje.
Lume Miliçeviq është shqiptarja e ve, të cilës burri i kishte vdekur disa vite më parë, mirëpo ajo kishte vendosur të mbetet në Serbi.

Ajo njihet si shkuese apo ndërmjetësuese për martesat.
Lumja vazhdimisht organizon udhëtime dhe vizita të të rinjve serbë nga zonat rurale serbe drejt Shqipërisë, ku atje ajo grumbullon vajza dhe familje të interesuara për martesa.

Më pas ndërmjetësuesja organizon edhe vizitën e prindërve të vajzave në Serbi, për të parë se ku do të jetonin vajzat e tyre.

Vetëm në zonën e Rashkës, Peshterit, Golijas, Javorit dhe Jadovikut janë martuar mbi 150 shqiptare me serbë dhe ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë. “Veçernje Novosti” shkruan se deri në vjeshtë pritet të bëhen mbi 50 martesa të reja me nuse shqiptare.

Vetëm një martesë rezulton e pafat, pasi që burri serb ishte pijanec dhe gruaja e tij shqiptare ka ikur me një serb tjetër. Organizata “Rashka e Vjetër” organizon dhe ndërmjetëson falas për martesa udhëtimet e serbëve në Shqipëri.

Kjo organizatë bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë biznes, por vetëm për aktivitet human për mosboshatisjen e fshatrave serbe.

Sipas tyre, deri tani ajo ka bërë 300 martesa midis serbëve dhe shqiptareve.
Në Shkodër ekziston agjencia e cila ndërmjetëson për martesat dhe serbët paguajnë mbi 3-4 mijë euro për një nuse shqiptare. ”Po i ringjallim fshatrat. Në një fshat Buxhevo, 10 nuse shqiptare kanë lindur deri tash 12 fëmijë dhe është hapur shkolla sërish”, theksoi një fshatar serb.

Vajza bukuroshe shqiptare i shitet serbit për 3 mijë euro

Zafir Berisha kërkon dorëheqjen e Shpend Maxhunit pas skandalit me djalin e tij

0

Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona. Armë dhe drogë u gjetën në veturën e babait të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, madje i dyshuar është edhe vetë ai.

Gazeta Express ka biseduar me anëtarin e Komisionit parlamentar për Mbiikëqyrjen e AKI’së, deputetin Zafir Berisha, i cili ka thënë se për këtë do t’ia kërkojë dorëheqjen Shpend Maxhunit.

“Ky është kulmi i skandaleve të Shpend Maxhunit. Të martën në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI’së do të kërkojë të merremi me këtë rast.”, ka thënë deputeti Berisha për Gazetën Express.

“Pos skandaleve të njëpasnjëshme në Polici, z. Maxhuni po e përcjellin edhe skandale në AKI. Përfundimisht do të kërkojmë prej Presidentit dhr Kryeministrit të merren me figurën e shefit të AKI’së që nënkupton edhe shkarkimin e tij”, tha Berisha.

Koha Ditore ka shkruar se armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë, Shpend Maxhuni.

Ndonëse Policia e Kosovës kishte bërë kallëzim penal për dy të rinjtë, përkatësisht për Sh.M. dhe kushëririn e tij R.M., kallëzimi penal nuk është proceduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Rastin e skandalit të shefit të AKI’se me djalin e tij e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për Gazetën Express.

Që nga pas lufta Shpend Maxhuni është në hierarkinë e institucioneve të sigurisë. Fillimisht ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e tash Shef i Agjencisë Inteligjente të Kosovës./GazetaExpress/