30.7 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025
Home Blog Page 4573

Prizren:Një muaj paraburgim për shtetasin e Shqipërisë, organizoi bixhoz të paligjshëm

0

Gjykata Themelore e Prizrenit njofton se ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale G.K. nga Elbasani, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Masa e paraburgimit do ti llogaritet prej momentit të arrestimit datë 16.10.2018 deri më 16.11.2018.

I pandehuri, nga data e pavërtetuar e deri më 09.12.2016, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për tjetrin G.K. në cilësinë e drejtorit dhe bashkëpronar i Kompanisë” LlotoSport” së bashku me të pandehurin me iniciale B.S. menaxher rajonal i “LlotoSport” në Prizren dhe A.H. mbikëqyrës, organizojnë, marrin pjesë në organizimin e lojërave të fatit, për të cilat nuk është dhënë licenca nga organi kompetent
Më 9 shtator të 2016 rreth orës 21.40 minuta është gjetur se bastorja sportive “LlotoSport” si dhe bastore tjera “Kasëmbeg” punojnë pa licenca.

Kështu ashtu që i pandehuri A.H. në cilësinë e mbikëqyrësit të bastoreve ia mundëson të pandehurit me iniciale B.S. që nga bastet të fitonte 2.100 euro.

I pandehuri me iniciale G.K. vetëm nga bastet ka realizuar përfitim 45.600 euro ndërsa nga mos licencimi i bastoreve fiton 25.000 euro e cila rezulton me një përfitim prej 70.600 euro.

Shtyhet gjykimi për aksidentin që kishte ndodhur në Brod të Dragashit

0

Ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega Dragash, kundër të pandehurit për rrezikim të trafikut publik, Ridvan Ahmeti.

Shkak i shtyrjes së seancës në fjalë u bë mungesa e avokatit Fitim Shporta, mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare për të pandehurin, gjatë lidhjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë që është bërë në Prokurorinë Themelore në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, prokurori Atnor Skoro propozoi shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor, të cilin propozim e miratoi gjykatësi i rastit, Bekri Vehapi.

Ndryshe në këtë seancë ka munguar edhe i dëmtuari Artan Shala.

Seanca e radhës u caktua të mbahet më 25 tetor 2018, në ora 09:30.

Sipas aktakuzës të 15 gushtit 2018, Ridvan Ahmeti akuzohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

Në aktin akuzues thuhet se më 12 qershor 2018, rreth orës 16:10, në rrugën lokale Dragash, fshati Brod, ne vendin e quajtur “Lëndina”, i pandehuri nga pakujdesia rrezikon trafikun publik, jetën e njerëzve dhe pasurinë, si pjesëmarrës në komunikacionin rrugor.

Sipas aktakuzës, derisa Ahmeti ishte duke drejtuar automjetin e markës “Fiat Bravo”, vepron në kundërshtim me rregullat e komunikacionit, ashtu që kur vjen në dalje të Dragashit, saktësisht të kryqëzimi që e lidh rrugën e fshatit Brod me rrugën “Lëndina”, para një kthese në të djathtë, ndërmerr veprim kthimi gjysmë rrethor në drejtim të Dragashit, pa u siguruar paraprakisht se me këtë veprim nuk do t’i rrezikoj pjesëmarrësit e tjerë të komunikacionit. Gjithnjë sipas aktakuzës, pas atij veprimi i pandehuri goditet në pjesën e parë anësore të anës së djathtë të veturës (mbi rrotën e parë) nga motoçikleta e markës “Honda”, të cilin e drejtonte i dëmtuari Artan Shala, nga drejtimi i fshatit Brod në drejtim të Dragashit, e që rezulton se i bie në drejtimin e tij të lëvizjes.

Në aktakuzë thuhet se si pasojë e këtij aksidenti, i dëmtuari Shala, përveç dëmeve materiale ka pësuar edhe lëndime të rënda trupore si.

Real Madrid me ofertë të re për Conte

0

Real Madridi mund të provojë të nënshkruajë me ish-trajnerin e Juventusit dhe Chelsea-s, Antonio Conte, pohon Corriere dello Sport.

Italiani është i papunë që prej largimit të tij nga Stamfrod Bridge këtë verë, dhe është mes atyre që po konsiderohen si zëvendësim i mundshëm për Julen Lopetegui.

Në anën tjetër, madrilenët mund ta shkarkojnë spanjollin i cili po kalon nëpër një periduhë të vështirë te kampionët e botës.

Ministri Gashi: Strategjia e Kulturës të përfshijë konsultime të të gjithë akterëve

0

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka takuar grupin punues për Strategjinë e Kulturës, cili do të jetë një dokument i ri strategji gjithëpërfshirës për këtë fushë.

Në grupin punues të përpilimit të këtij dokumenti strategjik për fushën e kulturës do të ketë të përfshirë përfaqësues të organizatave qendrore të kulturës, të nivelit lokal, ekspertë të fushës dhe nga shoqëria civile. Gjithashtu, në faza të ndryshme të procesit do të konsultohen edhe ekspertë ndërkombëtarë.

Ministri Gashi u ofroi përkrahjen e plotë të MKRS-së grupit punues. Ministri u shpreh se strategjia e cila do të hartohet, të jetë dokument që orienton për vlera të mirëfillta krijuese e kulturore, me objektiva të arritshme dhe të qarta.

“Kultura është një fushë e gjerë dhe ka rëndësinë e pazëvendësueshme në shoqëri. Si ministri do të kemi kujdes të veçantë dhe do të përpiqemi që buxheti për kulturë të rritet edhe më shumë sepse përmes fushës së kulturës mbahet lart shpresa në shoqëri dhe krijohet një imazh edhe për Kosovën brenda dhe jashtë saj”, është shprehur mes tjerash ministri Gashi.

Tifozët i bëjnë presion Kloppit për Shaqirin

0

Nuk po luan shumë minuta, por në ata që ka luajtur – Xherdan Shaqiri ka dhënë më të mirën në fushë.

Kështu, 27-vjeçari shqiptar ka fituar zemrat e tifozëve të Liverpoolit në mbarë botën, të cilët e duan titullar në vikend.

Të shtunën, ekipi i Jurgen Klopp luan në udhëtim me Huddersfield Toën A.F.C. dhe për këtë ndeshje janë në dyshim lojtarë si; Van Dijk, Keita, Salah e Mane.

Tifozët mendojnë që në mungesë të Salahut e Manes, që ende nuk është zyrtare nëse nuk do t’ia dalin të rikuperohen pas problemeve me kombëtare, të startojë Xherdan Shaqiri.

Shaqiri këtë edicion është paraqitur në 6 ndeshje për Liverpoolin në të gjitha garat, duke luajtur vetëm 191 minuta, teka ka kontribuar me një asistim.

“Është koha për Shaqirin”.

“Shaqiri është gati për të startuar”.

“Djema, djema – e kemi Shaqirin, ai mund të luajë”.

“Shaqiri duhet të startojë kundër Huddersfieldit”.

“Shaqiri meriton më shumë minuta dhe besoj se duhet të luajë nga fillimi kundër Huddersfieldit”, – janë disa nga komentet e tifozëve në “Twitter” për Shaqirin.

Ky është injorimi më i madh që i bëhet një lojtari, ja çfarë bëri Shaqiri

0

Shqiptari i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, vetëm pas ndeshjes Zvicër-Islandë e ka kuptuar se kush është në të vërtetë Runar Mar Sigurjonsson.Ai pati disa momente të vështira në fushë me 28-vjeçarin në Nations League (Liga e Kombeve), ku Zvicra fitoi 2-1.

Pas ndeshjes, Shaqiri u tregua i drejtpërdrejtë, duke e pranuar se nuk e dinte se Sigurjonsson luan në vendin që ai e përfaqëson, Zvicër te Grasshoppers.“Ai luan te Grasshoppers?”, pyeti Shaqiri pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit. “Ishte pak agresivë…”.

“Sikur të gjithë lojtarët teknikë, më duhet të mbroj vetën. Nuk mund të them gjithmonë, hajde goditëm, por tentoj të qëndroj i qetë pas momenteve të tilla”.Në anën tjetër, Sigurjonsson u shpreh për Blick pas problemeve me Shaqirin” “Çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë. S’ka problem, është harruar gjithçka tashmë”. /Insporti.com/

Suharekë, arrestohet për drogë dhe falsifikim të dokumenteve

0

Një person i dyshuar është arrestuar nga policia në Suharekë për drogë dhe falsifikim të dokumenteve.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturë, i dyshuari nga dritarja ka hedhur një cigare të mbushur me substancë të dyshuar me narkotikë të llojit marihaunë.

“Gjate kontrollimit të dokumenteve të veturës, zyrtarët policorë kanë kuptuar se vetura në fjalë kishte targa të falsikuara”, njofton policia.

Tutje, policia ka njoftuar se gjatë kontrollit detal të veturës, janë gjetur dhe sekuestruar dy kavanoz plastike të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një cigare e mbushur me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë, një pako me filtër dhe një telefon Samsung.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Rahovec, një person tenton të vetëvritet me medikamente

0

Një person ka tentuar të vetëvritet dje në Rahovec.

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në rrugë “Ramiz dhe Xhevdet Krasniqi” në Rahovec.

Sipas policisë, viktima kishte përdorur medikamente të tepruara duke tentuar kështu të vetëvritet.

I njëjti është duke marrë tretman mjekësor.

Prizreni humb shtëpinë e shekullit XIX me leje të institucioneve

0

Shtëpisë së shekullit XIX në rrugën “Bajrakli”, në Qendrën Historike të Prizrenit, tashmë nuk i ka mbetur asnjë gjurmë. Për dallim prej shumicës së rasteve, kjo ndërtesë është rrënuar me leje të institucioneve.

Lidhur me këtë çështje të mërkurën ka pasur reagime nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, nga aktivistët e shoqërisë civile, por edhe nga vetë Ekzekutivi lokal. Këta të fundit kanë theksuar se për shkak të mospërfshirjes në listën e objekteve me trashëgimi kulturore, nuk ka pasur mundësi ligjore që të ndalohet rrënimi. Njëherësh lidershipi komunal ka theksuar se çështja e shtëpive tradicionale duhet të trajtohet me masa ndërinstitucionale. Ndërkaq zyrtarët e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren kanë deklaruar se ndërtesa e shekullit XIX i ka humbur vlerat dhe se ka qenë në gjendje të degraduar.

Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” përmes një reagimi ka theksuar se sipas informatave fillestare ndërtesa në fjalë “është rrënuar me leje institucionale”.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka konfirmuar se “të dielën Prizreni humbi edhe një shtëpi të bukur në qendrën historike”.

“Në rrugën ‘Bajrakli’ është rrënuar objekti me vlera të shtëpive tradicionale, por fatkeqësisht për shkak të mospërfshirjes në listën e objekteve me trashëgimi kulturore nuk ka pasur mundësi ligjore që të stopohet rrënimi”, ka thënë Haskuka. Personalisht do të angazhohem që objekti i rrënuar të rindërtohet ashtu siç ka qenë, me dukje të njëjtë”, ka deklaruar Haskuka

Norvegjia u kërkon falje ”vajzave gjermane”

0

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, lëshoi një kërkimfalje zyrtare të qeverisë për gratë norvegjeze që janë keqtrajtuar nga ushtarët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Norvegjia, shtet neutral, është pushtuar nga forcat naziste në prill të vitit 1940.

Rreth 50,000 gra norvegjeze mendohet se kanë pasur marrëdhënie intime me ushtarët gjermanë.

Gjermanët po ashtu janë nxitur që të kenë fëmijë me to nga komandanti i forcave ushtarake, Heinrich Himmler.

Himmler, njëri nga njerëzit më të fuqishëm të Adolf Hiterit, ka favorizuar gratë norvegjeze, me shpresën se ato do të ndihmonin në promovimin e konceptit nazist të racës ariane.

Gratë që kanë pasur marrëdhënie me ushtarët gjermanë, janë bërë të njohura me pseudonimin “vajzat gjermane” dhe janë vënë në shënjestër për hakmarrje në Norvegji pas përfundimit të luftës, duke u akuzuar për tradhti ndaj vendit.

Dënimet kanë përfshirë privimin nga të drejtat civile, ndalimin ose dëbimin për në Gjermani së bashku me fëmijët e tyre.

“Vajzat dhe gratë e reja norvegjeze, që kanë pasur marrëdhënie me ushtarët gjermanë ose dyshoheshin si të tilla, kanë qenë viktima të trajtimit të padenjë”, tha kryeministrja Solberg.

“Sot, në emër të qeverisë, unë iu kërkoj falje”, tha ajo.