15.1 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025
Home Blog Page 4576

Bashkimi e nis sonte aventurën e re në Ligën Ballkanike

0

Bashkimi do të nis edhe një sezon të ri në Ligën Ballkanike të basketbollit.

Prizrenasit do të nisin kampionatin e ri si nënkampion të vitit të kaluar ku do të luajnë para shikuesve të vetë.

‘Arpagjik’t’ para shikuesve në palestrën Sezai Surroi me fillim në ora 19:30 do të presin skuadrën e fortë bullgare, Beroe.

Pos finales në BIBL, stinorin e shkuar arriti edhe në finale të Kupës së Kosovës dhe në fund fitoi titullin e Kosovës, që është i pari për të.

Portokallezinjtë e kanë nisur shumë dobët sezonin në Ipko Superligën e Kosovës në basketboll duke pësuar tre humbje dhe kanë triumfuar vetëm në një rast.

Krahas Bashkimit në Ligën Ballkanike në këtë edicion do të merr pjesë edhe Z Mobile Prishtina. Kjo e fundit do të merr pjesë edhe në ligën tjetër të një niveli më të lartë FIBA Europe Cup.

Ndryshe, Bashkimi ka pësuar ndryshime të mëdha në stafin e lojtarëve dhe atë teknik pas krizës financiare që ka kapluar ekipin. /Telegrafi/

Low mund të shkarkohet po humbi Gjermania

0

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, mund të shkarkohet nga posti i selektorit të kësaj kombëtareje.

Kjo mund të ndodhë nëse katër herë fituesit e Botërorit mposhten nga kampioni në fuqi i botës, Franca, në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton Bild.

Pas rënies në grupe në Kupën e Botës 2018, si dhe një starti pa fitore në kompeticionin e sipërpërmendur, Low do të përballet me tri mundësi pas ndeshjes së të martës.

Një fitore ose një barazim do ta shihte atë ende në pankinë, por një humbje do ta çonte drejt shkarkimit.

Prekaj vendos ta përfaqësojë Kosovën në garat botërore të forcës

0

Elbasan Prekaj, që deri tash garonte për Finlandën në garat botërore “Strong Man” ka vendosur të përfaqësojë Kosovën.

Në garat ku matet forca, Prekaj deri tash ka qenë shumë i suksesshëm. Ai ka arritur të fitojë gara botërore, ndërsa tash do të përfaqësojë Kosovën duke u bërë përfaqësuesi i saj i parë në këtë sport.

“Ariu” shqiptar i Finlandës

Për Kohën Ditore ai ka thënë se do të garojë së shpejti në një garë që do të mbahet në Ukrainë.

“Kam vendosur që në vitin 2019 të përfaqësoj Kosovën në garat botërore në ‘Strong Man’”, ka thënë shkurt ai.

Prizren, e shantazhojnë me 500 euro se do t’ia publikojë incizimin intim

0

Të hënën në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar të cilët kanë shantazhuar viktimën femër se nëse nuk ua jep 500 euro do t’i publikohet incizimi intim i saj.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.

Terror në strehimoren e refugjatëve Moria të Greqisë

0

Në strehimoren e refugjatëve Moria në Greqi komandojnë bandat kriminale, që paraqiten si grupim i Shtetit Islamik (IS). Autoritete greke nuk shohin se ka prova për lidhjen e tyre me grupet islamiste të terrorit, shkruan DW.

Camp Moria në Lesbos konsiderohet si strehimorja më e tmerrshme e refugjatëve në Europë. Mbi 8000 vetë janë vendosur këtu në kushtë jo humane në një hapësirë të papërshtatshme për kaq shumë njerëz. Kapacitet fillestare të kampit janë parashikuar për vetëm 2500 vetë. E vetmja gjë që funksionon në këtë kamp duket të jetë kriminaliteti: drogë, prostitucion, dhunë. Gjithnjë e më shumë refugjatë nga Deir ez Zor i Sirisë kanë ardhur në kampin e Morias. Deir ez Zor konsiderohet si fortifikata e fundit e IS-it. Qysh nga ky zhvillim, në kamp është rritur kriminaliteti dhe ka arritur një nivel të ri. Një pjesë e grupit e ka vënë nën kontrollin e vet biznesin ilegal. Kush përgjon ose bëhet pengesë për këto biznese e sulmojnë dhe e rrahin, ose e kërcënojnë me vdekje. Si legjitimacion për aktet e tyre dorasit i referohen shpesh Sheriatit. Nëpër mure përmes grafiteve glorifikohet IS-i. Autoritete greke janë pasive. Gazetarët e Deutssche Welle-s Bachir Amroune dhe Mariel Müller u vunë në kërkim të gjurmëve për të mësuar, nëse janë të vërteta ato që thuhen.

Në Moria duket ta ketë fjalën një grup i dhunshëm, me gjasë një degë e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”. Në kamp nuk lejohen xhirimet. Ndaj takojmë Ahmad në një çadër jo zyrtare aty pranë. Ahmad është arratisur nga Iraku në Lesbos. Ai thotë, se ka jetuar direkt pranë këtij grupi. Por dikur ai pati frikë dhe u largua nga kampi. “Ka shumë anëtarë të IS brenda kampit. Ata shesin lëndë të ndaluara, droga, depozitojnë para dhe bëjnë tregti me gjtihçka, si p.sh. me celularë e po ashtu ata vjedhin e plaçkisin.”

Por a është ky grup vërtetë një degë e IS-it? Apo përdorin ata emrin e IS-it për të frikësuar të tjerët? Një gjë duket e qartë: metodat e tyre janë brutale. Ahmad thotë: “Nëse ata sulmojnë ndokënd, atëherë e bëjnë këtë në grup të 20-të. Ata përdorin shufra hekuri dhe godasin pa mëshirë. Gjatë skenave të tilla ata përdorin të njëjtat parulla si ato të IS-it “Zoti është i madh” dhe “IS do të mbijetojnë e do të përhapet”.

Ahmad na tregon një video nga celulari për një ngjarje që ka ndodhru në fund të majit, kur dhuna përshkallëzoi. Grupi i pandehur si IS duhet të ketë qenë nxitësi i një sulmi ndaj banorëve të një kampi tjetër. Armët e tyre ishin shufra hekuri dhe thika. Bilanci i përplasjes së përgjakshme ishte. disa të plagosur rëndë dhe disa të arrestuar.

Edhe Jaafar e njeh grupin. Direkt pas mbërritjes së tij në Moria njerëz të dyshuar si të IS janë përpjekur ta rekrutojnë atë. “Njëri nga grupi i IS më çoi në barrakën e tyre. Pas pesë ditësh që kalova tje dhe dëgjoja ata kuptova, se ata kanë ideologji të keqe.”

“Çfarë do të thotë kjo?”

“Ata janë aq fanatikë, sa vrasin, përdhunojnë, e vjedhin. Por më e rëndësishmja është përdhunimi. Ata thonë, nëse ti nuk je mysliman, lejohem të të përdhunoj. Ata kanë përdhunuar edhe më parë – në Mosul, në Anbar. Unë njoh njërin prej tyre, ai është shumë i rrezikshëm. Ai tha: “Nëse tregon në polici, të vras!’ Unë i besoj atij. Ai ka një thikë. Atë e mbanë, ata kanë spiunë!”

Spiunë? Tingëllon sikur ke të bësh me një rrjet. Qarqet gjermane të sigurisë konfirmojnë, se sipas informacioneve të tyre në kampin Moria ka njerëz të IS. Ne duam të dimë, se çfarë ndodh në kamp. Meqënëse ne nuk na lejojnë, në kamp shkojnë në vendin tonë dy ish-banorë të tij me kamera të fshehtë. Pika e parë e referimit një “Kafene” e Abu F. Ai konsideorhet në kamp si shefi i grupit. Hashash, Chrystal Meth, tableta – këtu me sa duket mund t’i blesh të gjitha këto. Personi pas automatit të kafesë është krahu i zgjatur i Abu F.

Reda është një informant i yni. Ai na çon ne “nivelin3” të kampit – që me gjasë ndodhet nën kontrollin e IS-it. Grupi përbëhet nga të paktën 50 burra. Këtë na e konfirmojnë edhe burime të tjera. Në mure ka grafiti: të grupit me gjasë të IS-it. Një demonstrim i hapur i forcës.

Reda këtu është përballur me frikën për vdekje. “Burri më mbërtheu për fyti dhe më mbante thikën në grykë. Ai pastaj thirri shoqëruesin e tij: ‘Eja, mbajeni, në mënyrë që t’i pres gurmazin!’ Unë jam larguar nga Siria prej IS. Por kur erdha këtu e kuptova, që këtu vlejnë të njëjtat ligje të IS-it. Atje u arratisa prej vdekjes, këtu sërish më duhet të kem frikë nga vdekja.” Por Reda e ka të qartë: ky grup nuk identifikohet vërtetë me IS-in.

Efi Latsoudi, është greke, ajo punon në një tjetër strehimore refugjatësh në Lesbos. Atje janë shumcia e viktimave të dhunës së shpërthyer në fund të majit, që u larguan nga Moria. Ajo u kërkon autoriteteve, që të ndërmarrin diçka kundër grupit të dyshuar si degë e IS-it. “Grupi duhet të kontrollohet dhe të arrestohet, në rast të kundërt krijohet përshtypja, që të gjithë refugjatët kanë të bëjnë me IS-in. Por kjo njuk është e vërtetë.”

Ne duam të dimë, se çfarë bëjnë në fakt autoritetet greke për ta ndaluar dhunën? Ministria e Migracionit refuzon kërkesën për intervistë, me argumentin se aktualisht janë shumë të zënë. Policia deklaron, se që nga fillimi i këtij viti janë arrestuar gati 500 vetë në Moria, por nuk ka të dhëna për xhihadistë në kamp.

Guvernatorja e rajonit ka deklaruar se do që të mbyllet kampi në Moria.

Për grupin e dyshuar si degë e IS-it kjo nuk nënkupton fundin. Ata mund ta rivendosin sundimin e tyre të terrorit edhe në kampe të tjera nëse autoritet nuk veprojnë kundër tyre.

Sivjet, nga turizmi në Shqipëri: 2 miliardë euro të ardhura, 34 mijë të punësuar

0

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj u shpreh sot se, viti 2018 ka qenë sezoni më i mirë turistik në krahasim me vitet e kaluara dhe të ardhurat shkojnë në 2 miliardë euro, ndërsa u punësuan 34 mijë persona më shumë se vitin e kaluar, raporton ATSH.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, që u zhvillua sot në Tiranë, ministri tha se, rritja 6-mujore e turizmit është ndër më të lartat në 8 vitet e fundit dhe llogaritet në 4.4%. Ai tha se turizmi po rritet çdo vit me 1%.

“Sivjet ka qenë sezoni më i mirë turistik në vite. Rritja 6-mujore me 4.4% është rritja më e lartë në 8 vitet e fundit. Turizmi gjatë 4 viteve të fundit ka rritur peshën e prodhimit bruto. Turizmi në vitin 2017 solli të ardhura 12% më shumë në krahasim më vitet e tjera. Sivjet presim 2 miliardë euro nga turizmi”, – theksoi Ahmetaj.

Sipas tij, turizmi po rritet çdo vit me 1%. Rritjen më të madhe e ka Saranda, më pas Durrësi dhe Vlora. Ndërsa numërohen 34 mijë të punësuar më shumë në krahasim më vitin 2017. “Interesi për struktura akomoduese është në rritje, ndërsa ka rritje të interesit për arsimin profesional. Formalizimi i sektorit të turizmit mbetet sfidë”, – tha Ahmetaj.

Në Malishevë, shtylla e vjetër e rrymës mbyt punëtorin

0

Një tjetër punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës. Në Banjë të Malishevës, të hënën në mesditë një punëtor është goditur nga një shtyllë e vjetër që doli të jetë fatale për të.

Sipas komandantit të stacionit policor në Malishevë, Hazir Berisha, bëhet fjalë për një punëtor të një kompanie që merrej me montimin e shtyllave të reja të betonit për rrymë elektrike.

Viktima ishte duke monitoruar zëvendësimin e shtyllave të vjetra me të reja.

Berisha për Koha.net ka thënë se pas një problemi të heqjes së një shtylle të vjetër, ajo është këputur dhe e ka goditur në kokë punëtorin.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për një punëtor rreth 50-vjeçar.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për tentimvrasje në Prizren

0

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj M.B. nga Prizreni, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë në bashkëkryerje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 12.10.2018 prej orës 17:00 dhe do të zgjasë deri më datën 12.11.2018.

Sipas prokurorisë, M.B. dhe D.S. e K.S. në mbrëmjen e 19 shtatorit në Prizren, u kanë dalë përpara të dëmtuarve M.B-1, M.B-2 dhe Q.G. që ishin duke qarkulluar me veturën e tyre. Në raport theksohet se bashkë me të pandehurit S.K. dhe E.E. të gjithë bashkë kanë filluar t’i sulmojnë viktimat që kanë ikur, ndërsa gjatë ikjes është goditur automjeti dhe disa pedha kishin goditur edhe një frigorifer dhe xhama të një marketi.

Gjykata thotë se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është më se i domosdoshëm pasi që i njëjti është i njohur për organet e drejtësisë dhe është gjykuar për vepra të ndryshme penale. Në njoftim thuhet se po të lihet në liri ekziston mundësia që i njëjti të ndikojë në bashkëkryesit të tjerë të cilët janë në arrati.

Prokuroria: Vdekja e dy nxënëseve në Prizren jo nga veprimet inkriminuese

0

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se janë mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të të dyja nxënëseve D.K. dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren. Organi i akuzës, të hënën, përmes një komunikate ka bërë të ditur se bazuar në informatat e siguruara ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave të tjerë.

Sipas Prokurorisë, hetimet janë mbyllur në fund të javës së kaluar.

“Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, me datë 12 tetor 2018, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve D.K dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit. Më tej, sqarohet se prokurori i ngarkuar me rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, ka zhvilluar veprime hetimore intensive. Nga të gjitha këto informacione të siguruara Prokuroria Themelore në Prizren ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave të tjerë, shkruan në komunikatë.

Dy nxënëset e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, D.K. dhe A.D., kanë qenë shoqe të klasës. Në javën e tretë, përkatësisht të katërt të muajit maj kanë humbur jetën duke rënë nga ndërtesat e larta në lagjen afër shkollës së sipërpërmendur. Autoritetet hetimore i kishin cilësuar këto raste si vdekje të dyshimta

Prokurori i Gjykatës Speciale mori dosje në Prizren

0

Shumica nga krerët e organeve të drejtësisë e sigurisë duken në këtë fotografi.

Është ky takimi i Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, që e kryeson kryeministri.

Por, në këtë takim që është mbajtur kohë më parë shihet se kanë munguar dy nga drejtuesit e dy institucioneve shumë të rëndësishme në vend.

Aty ka munguar Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi e Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Të njëjtën ditë në Kosovë ka qëndruar Këai Hong Ip, që në atë kohë pas largimit të David Shfendimanit, ishte udhëheqës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

Ky zyrtar i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është takuar me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri e Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor Nehat Idrizi.

Ky i fundit në një bisedë telefonike me T7, e ka konfirmuar këtë takim. Sipas Idrizit, aty është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjelle në mes të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Organeve Gjyqësore në Kosovë.

Por, burime të Televizionit 7, tregojnë se këta të dy nuk ishin zyrtarët e vetëm që i takoi kreu i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në atë kohë.

Kwai Hong Ip sipas burimeve brenda sistemit të drejtësisë është takuar edhe me disa nga Kryetarët e Gjykatave në Kosovë.

Në mesin e tyre edhe me udhëheqësit e Gjykatave Themelore në Prishtinë e Prizren.

E nga këtu Hong Ip nuk ka dal duar thatë.

Burime të  Televizionit 7 bëjnë me dije se ky zyrtar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka marrë me vete një mori lëndësh.

Që të gjitha kanë të bëjnë me raste të Krimeve të Luftës.

Bile në mesin e atyre lëndëve që janë marr për në Hagë, ka edhe raste që tashmë kanë përfunduar në Kosovë.

Po në këtë ditë, Kaëi Hong Ip, ka bërë me dije se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të hap zyre edhe në Beograd.

Ndërsa  ky organ i ndjekjes ka kohë që është duke bërë hetime në Kosovë, në lidhej me krimet e supozuara të pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku janë intervistuar një numër i madh i dëshmitareve të mundshëm.

Ndërkohë tani me Zyrën e Prokurorit të Specializuar udhëheq prokurori Xhek Smith, që ka pasuar David Shfendimanin.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/prokurori-i-gjykates-speciale-mori-dosje-ne-prishtine-dhe-prizren-585583/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright