15.9 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025
Home Blog Page 4585

Ditëvdekja

0

 

Ilir Muharremi

Nuk do të brengosëm për jetën e as vdekjen time, fundja jeta kalon e vdekja është përjetësisht. Kjo e dyta është shumë më e rëndësishme. Erdha në këtë botë pa rroba, dua të ik pa to. Në ditëvdekjen time, dua të më pastrojnë mirë jo të më mbulojnë me qefin, por të më veshin, jo të falin namazin, të citojnë thënie të mija, ta lëshojnë muzikën time të preferuar Pink Floyd gjatë rrugës për te banesa e re (te varri). Atë ditë do të vijnë shumë njerëz për të më përcjellë, shumë nga ta do të marrin pushim nga puna, të tjerët do t’i anulojnë punët personale, vetëm të më varrosin mua.

Shumë prej tyre më duan e shumë prej tyre më urrejnë, këtë e di. Gjësendeve të mija gardërobës, përveç librave i erdhi fundi dhe jam i bindur se bota nuk do të pikëllohet për mua e as t’i që po e lexon këtë letër. Jeta vazhdon, ekonomia poashtu, fëmijët do të lindin dhe të plaken. Aty ku punoja do të më zëvendësoj tjetri, pasuria ime do të trashëgohet. E para që po zhduket tashmë është trupi dhe shpirti e librat jo. Emri im tashmë po zavëndësohet me kufomën dhe ata që tashmë po më vendosin në shtratin e përjetshëm klithin kapeni mirë kufomën emrin tim nuk e dëgjoj. Hudhin dhe sipër meje nuk e theksojnë emrin tim, por më quajnë prapë kufomë. Nuk kam përse e kërkoj prejardhjen time, punën, parat, asgjë!

Bota nuk është shumë e poshtër, më e poshtër po më duket ajo te e cila po shkoj. Më intereson pikëllimi për mua si do të jetë? Ata që më njohin pak do ju dhimbsem shumë pak. Shoku im i ngushtë do të pikëllohet vetëm disa orë, pastaj do ta vazhdon pijen, dehjen dhe humorin. Familja do të pikëllohet shumë në fillim, në disa muaj do ta kenë më lehtë, kur të bëhet një vit edhe më lehtë, e dikur do të më varrosin në arkivin e tyre të kujtimeve.
Shoqëria është më injorante dhe ajo u dëshmua edhe në histori të artit sidomos me Van Goghun. Shoqëria i tha Van Goghut: Tani boll, shko shpejt në varr, mjaftë me gjeninë tënde, e nëse merakosësh për pafundësinë ajo është vetëm për ne. Eh këta të poshtërr, po Van Goghu nuk vdiq për kërkimin e pafundësisë. As që e mendoj këtë sa që ishte i mbytur nga mjerimi dhe asifiksia. Edhe do të kishte mundur të gjente pafundësi në jetë si ndërgjegja shtazarake e shoqërisë sidimos kjo e jona në Kosovë e cila nuk ka lidhje me pikturën e as poezinë. “Askush nuk vetvritet fillikat”, shkruan Antonin Artaud. Edhe në ditëvdekjen tonë nuk jemi të vetëm. Van Goghun e shtyri shoqëria të vetvritet drejt ditës së fundit, ajo ushtri e ligë e cila e obligoj drejt gjestit kundër trupit. Andaj mik, shoqëria nuk të do ajo të thellon drejt vetvrasjes. Gjithmonë është dikush tjetër aty që na çvesh nga jeta jonë.

Edhe pse tash po vdes kërkoj t’i bashkohem asaj pafundësie ose siç thoshte Van Goghu t’i hipim një treni që shkon në yll, dhe i hipim ditën kur e kemi vendosur të heqim dorë nga jeta. Vdekja e Goghut si i ndodhi? Nuk besoj në këtë rezultat. Goghu u përzu nga kjo jetë sëpari nëpërmjet vëllait, nga lajmi i lindjes së nipit, pastaj e degdisi doktor Gasheja, i cili si udhëzim është dashtë t’i propozonte qetësi dhe pushim, ai e detyronte të pikturonte.

Sa të këqinj janë njerëzit, tash në 2018 shtyhen të parakalojnë pranë pikturave të tij, ndërkohë të gjithë banorët e Parisit e braktisën, gjatë natës, dhe u ndjen të detyruar ta braktisin. Edhe ata që e urryen për të cilët jam edhe vetë dëshmitar prej kohësh teksa i shohë gjenitë të kalbën nëpër çmendina, ose kafshimi i shoqërisë me qëllim për t’i përbuzur. Tani urrejtja për Goghun është harruar, edhe ata shpirtëra plehurishte, parakalojnë pranë pikturave të Goghut, në të gjallë të tij, stërgjyshërit ia përdrodhën qafën.

Çlirim Maloku nga Hasi, jashtë rrezikut për jetë

0

Çlirim Maloku, njëri nga dy personat e sulmuar në Novi Sad është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin për Ktv-në e ka konfirmuar, Adem Berisha, nga shoqata ‘Amza e shqiptarëve në Serbi’.

Berisha ka thënë se Maloku ka pasur plagë në kokë, dhe pas intervenimit në spitalin lokal, është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Familja është njoftuar dhe ka arritur të flasë me Çlirimin.

I riu i dytë i sulmuar është lëshuar nga spitali, pas trajtimit mjekësor.

Dy kosovarët e rrahur brutalisht në Serbi janë furrtarë nga Hasi i Prizrenit

0

Një ngjarje e rëndë u ka ndodhur dy shqiptarëve nga Kosova, në natën e së dielës, në Serbi. Ata janë rrahur brutalisht, në një rrugë, në qytetin e Novi Sadit.

Njëri prej të lënduarve, sipas mediave të atjeshme, është në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetë.

Gazeta Express ka mësuar se bëhet fjalë për Çlirim Malokun, i cili në qytetin serb ka shkuar vetëm pak kohë më parë, për të punuar.

Shoqata e Shqiptarëve në Novi Sad ka njoftuar më herët se Maloku “ka të thyer eshtrat e kokës dhe ka gjakderdhje në tru”.

Megjithatë, miqtë e tij thonë se kanë marrë konfirmime nga mjekët se ai tani është më mirë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Maloku është furrtar, nga Hasi i Kosovës, dhe është punësuar në një furrë buke nga një shqiptar, po ashtu nga Hasi, në Novi Sad.

Çlirim Maloku

Shqiptari tjetër i rrahur në qytetin serb është po ashtu furrtar – dhe është i biri i pronarit të furrës së bukës, ku është punësuar Maloku.

Mediat serbe e kanë identifikuar atë me inicialet G.B. Familja e tij, sipas informatave të Gazetës Express, jeton në Novi Sad prej disa dekadash.

Që të dy shqiptarët e rrahur janë lindur në vitin 1999, ka bërë të ditur Policia serbe në Novi Sad.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën e ka dënuar ashpër sulmin ndaj dy të rinjve shqiptarë.

Vuçiq ka thënë se me të dëgjuar për lajmin, ka kërkuar nga Policia që urgjentisht ta zgjidhë rastin, të gjenden sa më parë autorët dhe ata të marrin dënimin e merituar.

Edhe prefekti i Novi Sadit, Milosh Vuçeviq, e ka dënuar këtë sulm. /Express

 

Rahoveci shokon Yllin

0

Rahoveci ka fituar me një rikthim fantastik kundër Golden Eagle Yllit për të fituar me rezultat 89-93.

Në derbin e luajtur në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, vendasit nisën më mirë takimin duke fituar çerekun e parë me rezultat 23:21, kurse të dytin 24-19.

Në pjesën e dytë nikoçirët vazhduan me lojën e mirë por ishte çereku i katërt ai në të cilin rahovecasit ‘ndezën’ motorët duke përmbysur gjithçka për të fituar ndeshjen.

Kjo fitore mban Rahovecin lider në tabelë me gjashtë pikë të tubuara kurse Ylli mbetet në vend të dytë me pesë pikë.

Lucas Moura i bashkohet Brazilit

0

Lucas Moura do të bashkohet në turneun global të kombëtares së Brazilit për ndeshjet e këtij muaji kundër Arabisë Saudite dhe Argjentinës.

Konfederata e futbollit brazilian, konfirmoi të hënën se lojtari i Tottenhamit është thirrur për të zëvendësuar Gremio, sulmuesin e Evertonit i cili është lënduar.

26-vjeçari, ka qenë në formë të mirë me klubin e tij dhe tani mund të shpresoj se do të zë vend në formacionin e Brazilit në të cilin mungon që nga Copa America 2016.

“Ai është një lojtar që kemi monitoruar që nga koha e tij me PSG”, tha koordinatori teknik Edu Gaspar.

Brazili takon Arabinë Saudite në “King Saud University” në Riad më 12 tetor kurse do të takohet edhe me Argjentinën në stadiumin “King Abdullah Sport City” në Jeddah më 16 tetor.

Fillon gjykimi për zgjedhjen e rektorit të UPZ (VIDEO)

0

Ka nisur seanca gjyqësore që lidhet me zgjedhjen e rektorit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Rektori aktual Ramë Vataj beson se zgjedhja e Ismet Temajt, ishte bërë në mënyrë të jashtëligjshme.

Ndërsa Temaj ka thënë se do ta pranojë çdo vendimi të gjykatës, edhe atë nëse konstatohen pretendimet e Vatajt.

Gjykata e Prizrenit në pritje të marrëveshjes mes palëve për tentim-vrasjen e vitit 2009

0

Mungesat e vazhdueshme të palëve nëpër seanca vazhdojnë ta lënë pa epilog një rast të vrasjes në tentativë të para nëntë viteve i cili është duke u gjykuar në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Një seancë e tillë është shtyrë edhe sot meqë palët e dëmtuara, Sefer dhe Mejreme Bajrami, nuk janë paraqitur në gjykatë.

Në aktakuzë, dy persona, Jeton Hajdari dhe Afrim Batusha, akuzohen për vrasje të rëndë në tentativë për një rast të fundit të dhjetorit të vitit 2009.

Sipas aktakuzës, Jeton Hajdari akuzohet se më 30 dhjetor 2009 ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Sefer Batusha, pas një fjalosje që kishte ndodhur ditën e njëjtë lidhur me një pronësi.

Incidenti, sipas aktakuzës, kishte ndodhur në kohën kur i Batusha ishte duke lëvizur me automjet në magjistralen Prizren-Gjakovë, në fshatin Piranë. Prokuroria pretendon se i akuzuari po e përcillte me veturën e tij të dëmtuarin, dhe në momentin kur arrijnë në vendin kritik ndalen veturat dhe Hajdari, nga arma e tij e tipit AK 47, shkrep 3 herë në drejtim të të dëmtuarit, duke qëlluar automjetin.

I njëjti sipas aktakuzës ngarkohet edhe me veprën penale të mbajtjes në kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

Edhe i akuzuari tjetër Afrim Batusha ngarkohet me veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë.

Aktakuza thotë se Hajdari në ditën e njëjtë, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Arben Hajdari për shkak se po atë ditë Jeton Hajdari kishe tentuat ta privojë nga jeta Sefer Batushën.

Sipas aktakuzës, kur kishte arritur para shtëpisë së tij, Hajdari nga një largësi prej 50 metra me pretekst se do të jenë të sulmuar, nga arma e tij AK 47, kishte shkrepur disa herë në drejtim të anëtarëve të familjes Hajdari në mesin e të cilëve ishte edhe i dëmtuari Arben Hajdari.

Edhe Afrim Batusha ngarkohet edhe me veprën penale të mbajtjes në kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

Në seancën e sotme, përfaqësuesi i Sefer dhe Mejreme Bajramit deklaroi se “të dëmtuarit gjenden jashtë shtetit, në Gjermani, me punë të përkohshme dhe se nuk janë të interesuar që të vijnë dhe të deklarohen rreth kësaj çështjeje”.

Ai shtoi se nuk paraqesin kërkesë pasurore juridike, andaj nuk i bashkëngjiten ndjekjes penale nga fakti se është arritur pajtim në mes palëve.

Mbrojtësi i të akuzuarit Jeton Hajdari, avokati Hazër Susuri, kërkoi nga gjykata shtyrjen e seancës për faktin se ka gjasa që të arrihet marrëveshja mbi pranimin e fajësisë. Ai tha se është arritur marrëveshje dhe pajtim familjar dhe se po flitet për një rast të ndodhur në vitin 2009.

Gjithashtu edhe mbrojtësi i të akuzuarit Afrim Batusha, avokati Nexhat Elshani, tha se edhe në rast të mosndryshimit eventual të kualifikimit juridik të veprës penale ata janë të interesuar të arrijnë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë.

Prokurori i shtetit Genc Nixha tha se edhe pse kishte kushte për mbajtjen e seancës nuk e kundërshton propozimin e mbrojtësve për negocimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë, dhe kërkoi një afat 15 ditor që eventualisht të arrihet marrëveshja.

Pas këtyre propozimeve, kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, e aprovoi propozimin e mbrojtësve, por i tërhoqi vëmendjen Prokurorit të shtetit dhe mbrojtësve që kjo është mundësia e fundit për negocimin mbi arritjen e marrëveshjes.

Ajo tha se në rast të mos arritjes së marrëveshjes, nuk do të ketë më shtyrje për një kërkese të tillë, duke marrë parasysh se për të njëjtën çështje gjyqtarja e rastit e kishte shtyrë seancën rreth 5 herë me propozimin e avokatëve mbrojtës.

“Shtyrjet tjera janë të paarsyeshme”, tha ajo.

Seanca e radhës u caktua për 7 nëntor./kallxo.com/

Çfarë po ndodh me Ronaldon? Edhe tre gra tjera e akuzojnë për përdhunim

0

Kathryn Mayorga është amerikanja që ka akuzuar Crisitnao Ronaldo për përdhunim në vitin 2009.

Cristiano Ronaldo nga ana e tij, thotë se gjithçka bëhet për të fituar lavdi në kurriz të tij, por në fakt tashmë akuzat ndaj tij po shtohen dhe çështja është bërë shumë serioze.

Një tjetër femër ka rrëfyer dhe ka akuzuar yllin portugez për përdhunim, sipas Leslie Stovall, avokati i akuzueses së parë të Ronaldos, Kathryn Mayorga.

Sipas The Sun gjatë javës së kaluar ishte raportuar se një modele pretendon që portugezi e kishte përdhunuar atë në një dhomë hoteli në vitin 2009, akuzë kjo e ngjashme me atë të Kathryn Mayorgas.

Ndërsa një grua tjetër tregon se është lënduar nga Ronaldo dhe e treta tregon se është përdhunuar ku më pas ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me futbollistin.

Avokati i Mayorgas, akuza e së cilës u bë publike pak ditë më parë, ka thënë se ai i ka në posedim këto akuza të tri grave dhe tanimë ka biseduar me njërën prej tyre.

“Kam pasur një telefonatë me një grua e cila pretendon se ka pasur një përvojë të ngjashme me Mayorgan. Unë jam ende duke e verifikuar këtë informatë”, ka thënë avokati i Mayorgas për The Sun.

Ai nuk pranoi ta bënte të ditur emrin e gruas amerikane, mirëpo ka thënë se ai do t’ia dërgojë këto informata policisë së Las Vegasit, të cilët janë duke e hetuar akuzën e Mayorgas.

“Nuk ka prova” se gazetarja bullgare u vra për punën e saj

0

Zyrtarët në Bullgari thanë se, deri më tash, nuk ka prova që sugjerojnë se vrasja e një gazetareje televizive, që tronditi këtë vend, lidhet me punën e saj.

“Bëhet fjalë për përdhunim dhe vrasje”, tha ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Mlladen Borisov, i cili udhëtoi drejt qytetit Ruse për të mbikëqyrur hetimet në lidhje me vrasjen e Victoria Marinovas.

Trupi i Marinovas, 30 vjeçe, u gjet të shtunën në një park në Ruse, pranë Lumit Danub.

Policia tha se ajo është rrahur brutalisht, përdhunuar dhe vrarë dhe se hetime po bëhen edhe të jetës së saj personale, edhe të asaj profesionale.

Vdekja e saj shkaktoi reagim ndërkombëtar dhe thirrje për hetime gjithëpërfshirëse.

“I tronditur nga vrasja e tmerrshme e Victoria Marinovas. Përsëri, një gazetar i guximshëm bie në luftën për të vërtetën dhe kundër korrupsionit”, tha zëvendëspresidenti i parë i Komisionit Evropian, Frans Timmerman, në një postim në Twitter.

Marinova për shumë vite ka punuar në stacionin televiziv TVN dhe ka qenë anëtare e ekipit menaxhues atje.

Disa muaj më aprë, ajo ka nisur një program hulumtues të quajtur Detektor.

Programi i saj i fundit ka përfshirë intervista për korrupsion të dyshuar të disa kompanive private që keqshpenzojnë fondet e Bashkimit Evropian.

Marinova është gazetarja e tretë që ka pësuar vdekje të dhunshme në Bashkimin Evropian gjatë 12 muajve të fundit. /Rel

Hapma derën…

0

Sahit Osmani

Sa e sa herë të kam trokitur
Rrezja jote spirale e mendjes
Ndonëse keqkuptimin ka kapercyer
Durimshëm mbeti pa u përgjigjur

Mbeta si hije nën frutat e diellit
Nuk di në më ngatërroi jeta a vetja
Para situatave s’dija ç’të bëja
Dija më mungonte apo takti

Si do që të jetë
Zëri yt më tingëllon i sigurtë
Hapma derën si atëherë…
Të flasim lirisht
Pushteti yt është dashuri që mund