18.2 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
Home Blog Page 4586

Këshilla e Pogbës shpëtoi United-in

0

Këshilla që Paul Pogba ia dha trajneri Jose Mourinho, në pushim të pjesës së parë, thuhet t’ia ketë mundësuar fitoren këtij klubi në ndeshjen e fundjavës në Premierligë ndaj Neëcastle United, sipas The Sun.

Trajneri i Djajve të Kuq, kërkoi nga fituesi i Kupës së Botës me Francën që t’i tregojë se çfarë mund të bëjnë në pjesën e dytë, pas disavantazhit 0:2.

Pogba më pas kishte sugjeruar që të thellohet roli i tij në mesfushë, me ç’rast francezi rezultoi të jetëë kyç në fitoren heroike prej 3:2 që United e arriti në Old Trafford.

Prokuroria heq dorë nga ndjekja penale ndaj ish-kryetarit të Dragashit

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka hequr dorë nga ndjekja penale ndaj ish-kryetarit të Dragashit, Salim Jenuzi, që akuzohej për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa për të akuzuarin tjetër, Nexhat Selaj, ka vazhduar administrimi i provave.

Një gjë të tillë, prokurori Genc Nixha, e ka bërë në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prizren.

Sipas prokurorit Nixha, deri në arritjen e parashkrimit të kësaj vepre penale ka ardhur, pasi që është marrë për bazë ligji i cili është më i favorshëm për të akuzuarin, që në këtë rast është Kodi i Përkohshëm Penal.

Lidhur me këtë rast që zhvillohet në rigjykim, prokurori Genc Nixha, ka deklaruar se tërhiqet nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit Salim Jenuzi, ndërsa për të akuzuarin Nexhat Selaj ka thënë se qëndron pranë ndjekjes penale.

Ndryshe, në këtë seancë, në pajtim me palët, janë konstatuar si të lexuara disa prova, dhe deklarata të dëshmitarëve dhënë në seancat e shqyrtimeve të kaluara, më pas ka vazhduar marrja në pyetje e të akuzuarit Selaj.

I akuzuari Selaj ka thënë se mbetet prapa të gjitha dëshmive të cilat i ka dhënë deri më tani për shqyrtimin e aneks objektit. “Posedoj aktvendimin e lëshuar nga Kuvendi Komunal i Dragashit, për ndërtimin e aneksit në fjalë, si dhe posedoj të gjitha specifikacionet teknike urbanistike”, ka deklaruar ai.

Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, gjatë seancës gjyqësore, e ka ballafaquar të akuzuarin Selaj me një deklaratë kundërthënëse, duke e pyetur nëse i janë ndërprerë ndonjëherë punimet nga ana e inspektorëve komunalë dhe nëse i janë vendosur shiritat për ndalimin e punës.

I akuzuari Nexhat Selaj, ka deklaruar se “nuk kam pohuar asnjëherë se janë vënë shiritat e ndalimit të punimeve në aneks objektin përkatës”.

“Në shqyrtimin e datës 8 shtator 2017, në mbrojtjen e juaj në pyetjen e prokurorit të shtetit se a i keni ndërprerë punimet, keni deklaruar për një moment po, i kam ndërprerë për një kohë rreth     1 – 2 orë derisa janë larguar inspektorët nga vendi i ngjarjes, pastaj kam vazhduar me ndërtimin”, ndërsa tani po deklaroni të kundërtën, ka deklaruar gjyqtarja Skenderi.

Tutje, në këtë seancë, është dhënë edhe fjala përfundimtare për të akuzuarin Selaj.

Prokurori i shtetit, në fjalën përfundimtare ka deklaruar se mbetet në tërësi pran aktakuzës sa i përket të akuzuarit Nexhat Selaj, që ka të bëjë me veprën penale uzurpim i paligjshëm i pronës.

“Në deklaratën e dhënë në seancat e mëparshme e për të cilat sot çuditërisht i kundërshton, janë vërtetuar se i njëjti ka tejkaluar lejen e ndërtimit e cila është vërtetuar edhe me daljen e inspekcionit në objektin e tij, si dhe nga deklarata e tij e dhënë para këtij trupi gjykues, i njëjti ka deklaruar se ka kërkuar leje për zgjerim të objektit por nuk ka pritur fare për marrjen e vendimit, e pastaj të veproi në bazë të vendimit”, ka thënë prokurori.

Lidhur me këtë, prokurori Nixha, ka propozuar që trupi gjykues ta shpall fajtor të akuzuarin dhe ta dënojë sipas ligjit.

Ndryshe, nga kjo, i akuzuari Selaj në fjalën përfundimtare të tij ka deklaruar se, nuk e ndien veten fajtor për këtë çështje penale, pasi që nga Kuvendi Komunal i Dragashit – Drejtoria për Urbanizëm dhe Kadastër më 31 gusht 2011, i është dhënë leja për ndërtim, duke shtuar se punimet i ka filluar pas një muaji, e jo më herët siç ka deklaruar prokurori Nixha.

Më pas, kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, e ka shpallur të përfunduar shqyrtimin gjyqësor, për të cilin shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar më 9 tetor 2018, në orën 13:30.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren pretendon se Salim Jenuzin, duke qenë kryetar i Komunës së Dragashit, në periudhën 2009-2016, i ka mundësuar Nexhat Selajt, përvetësimin e pronës komunale, të cilën ky e kishte uzurpuar paraprakisht.

Ndërsa, Nexhat Selaj akuzohet se gjatë periudhës 2009-2016, ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pronën komunale të Komunës së Dragashit, në të cilën ka ndërtuar objekt afarist me karakter të përhershëm, megjithëse kishte leje për shfrytëzim të përkohshëm.

Gjykata Themelore e Prizrenit, më 21 nëntor 2017, ka shpallur fajtor të akuzuarit Jenuzi dhe Selaj por një aktgjykim të tillë e ka prishur Gjykata e Apelit.

Gjykata Themelore në Prizren, kishte dënuar ish-kryetarin Jenuzi me një vjet burgim, i cili nuk do të ekzekutohej nëse brenda dy viteve ai nuk kryen vepër të re penale. Ndërsa, Nexhat Selaj, ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht që brenda dy viteve të mos kryeje vepër tjetër penale.

Mirëpo, me 25 janar 2018, Gjykata e Apelit ka vendosur që rasti të kthehet në rigjykim sa i përket të pandehurve Salim Jenuzi dhe  Nexhat Selaj, ndërsa për dy të akuzuarit tjerë, Bean Haxhihasani dhe Vetim Hasani, të cilët ishin liruar nga akuzat, Apeli ka vërtetuar aktgjykimin në fjalë.

Në aktgjykimin e Apelit thuhet se gjykata e shkallës së parë nuk ka arritur të arsyetojë vendimet për dënimin e të akuzuarve Jenuzi dhe Selaj, duke mos treguar saktësisht veprimet e secilit me qëllim të kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohen.

Apeli ka kërkuar që Gjykata Themelore e Prizrenit, gjatë ri shqyrtimit të kësaj çështje penale të arsyetojë ndërlidhjen e provave që përmban aktakuza dhe të tregojë nëse kryetari ka pasur apo jo të drejtë të nënshkruajë lejen në vend të drejtorit komunal që ka munguar.

Po ashtu Apeli ka kërkuar precizimin e kohës së kryerjes së veprës penale pasi që kanë konstatuar se ish-kryetari Jenuzi ka nënshkruar një dokument dhe nuk mund të qëndrojë koha e kryerjes së veprës penale nga 31 gushti 2011 e deri më 2016./

Prizren: Bariu kanoset me armë

0

Një person ka raportuar në polici së është kanosur me armë derisa ishte duke i kollotur bagëtinë.

Sipas policies, viktima ishte kanosur të shtunën në mesditë në Prizren me një armë të gjatë nga një i dyshuar mashkull i panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar apo të arrestuar.

Prizren: 40 ditë paraburgim për shqiptarin që kontrabandonte migrantë

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditësh ndaj të pandehurit me iniciale J.SH. nga Tirana – Republika e Shqipërisë.

Kjo për shkak të veprës penale kontrabandim me migrant nga neni 170 para.1.të KPRK-së, vepër kjo e paraparë edhe me Kodin Pena të shtetit të Maqedonisë e cila masë do të llogaritet prej datës së ndalimit 06.10.2018, nga ora 09:00 minuta, e gjerë me datën 15.11.2018.

Për shkak të dyshimit të bazuar se gjatë vitit 2016-2017 është marrë me kontrabandim me migrant duke organizuar grupe për dërgim nga Republika e Shqipërisë përmes Maqedonisë për në Greqi me ç’ rast ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme, për një person prej 1.500 deri në 2.000 euro, andaj është duke u kërkuar nga autoritetet Maqedonase përmes urdhër arrestit Ndërkombëtar.

Në Bullgari vritet brutalisht gazetarja

0

Gazetarja televizive Viktoria Marinova është vrarë brutalisht në qytetin Ruse në veri të Bullgarisë.

Prokurori rajonal Georgi Georgiev ka thënë se trupi i Marinovës (30 vjeçare) është gjetur në park, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, vdekja është shkaktuar goditja në kokë dhe ngufatja.

“Asaj i mungojnë telefoni, çelësat e veturës, syzet dhe disa pjesë rrobash”, ka saktësuar Georgiev, përcjellin mediet.

Ministri i brendshëm bullgar Mladen Marinov ka konfirmuar se viktima ka qenë e dhunuar.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka shfaqur shpresën se hetimi do të jetë i suksesshëm dhe se falë mostrave të ADN-së, autori do të gjendet.

Edhe deputetët kanë probleme të pajisen me viza

0

Nuk janë vetëm qytetarët që ballafaqohen me procedura burokratike të pajisjes me viza nëpër Ambasadat e shteteve të Bashkimit Europian. Janë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët edhe me pasaporta diplomatike, duhet të kalojnë nëpër procedura afërsisht të njëjta, dhe jo rrallë, ndodhë që edhe atyre t’iu refuzohen, apo t’iu lëshohen viza me afat shumë të shkurtë.

Është një perceptim tek qytetarët se deputetët, apo politikanët me pasaporta diplomatike, nuk kanë nevojë për viza Shengen, apo nuk e kanë problemin e pajisjes me viza. Por, deputetja e LDK-së, që është edhe kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, për Radio Kosovën thotë se në praktikë, nuk ndodhë ashtu si mendohet.

“Është një perceptim totalisht i gabuar se në Pasaporta Diplomatike nuk duhen vizat. Në fakt edhe në Pasaporta Diplomatike e kemi të domosdoshme të aplikojmë për viza. Dokumentet që kërkohen janë të njëjta me ato që i kërkohen çdo qytetari të Kosovës përveç në disa ambasada specifike dhe përveç kësaj kërkohet edhe nota verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme”, thotë Osmani.

Dokumentet e nevojshme janë të njëjta si për qytetarë, sqaron deputetja, pra certifikata, raporti financiar, dokumente nga ATK si dhe të gjitha të tjerat. Në shumë raste, edhe refuzohen.

“Ka raste të shumta kur deputetëve iu janë refuzuar vizat, ka raste të shumta kur procedura e marrjes së vizave ka zgjatur aq shumë sa ka kaluar koha për të marrë pjesë në një konferencë apo takim ndër-parlamentar”, thotë deputetja.

Vetëm me disa shtete sipas saj, problemet mund të jenë pak më të lehta, por në shumicën e rasteve janë vështirësitë e njëjta edhe për deputetë.

“Edhe vizat me Pasaporta Diplomatike janë shumë afatshkurtra. Ka raste kur deputetët marrin vizë për 2-3 ditë, apo maksimum një javë, ose dhjetë ditë, pra vetëm aq sa zgjatë konferenca ose aktiviteti zyrtar”, potencon ajo.

Ka edhe deputetë, që siç thonë, solidarizohen me popullin edhe nuk insistojnë për të aplikuar për t’u pajisur me vizë Shengen. Kështu thotë për televizionin publik, deputeti i Nismës, Zafir Berisha.

“Si përfaqësues i qytetarëve, natyrshëm duhet me u solidarizua me këtë ngecje në lëvizjen e lirë të qytetarëve, që nuk është absolute faji i qytetarëve. Nga pak është faji i politikës vendore, por edhe i politikës europiane që bëjnë eksperimente me Kosovën”, thotë ai.

Ai pranon se jo vetëm qytetarët, por edhe vet deputetët kanë probleme të lëvizjes së lirë në Bashkimin Europian.

“Ta zëmë, unë përkundër se jam anëtar i Komisionit për Punë të jashtme, s’kam qenë në një vizitë në Norvegji, sepse s’kam pasur vizë dhe nuk kam insistuar me marrë vizë vetëm e vetëm duke e ditur gjendjen e përgjithshme që kanë qytetarët e Kosovës”, sqaron Berisha.

Berisha edhe pse pranon se ka korrupsion në institucionet e Kosovës dhe duhet luftuar atë, siguron se nuk është problemi këtu. Sipas tij, liberalizimi i vizave është vendim politik, dhe BE po bën eksperiment me qytetarët e Kosovës, duke e ditur se vet ai ka liberalizuar vizat për Ukrainën, që është në gjendje lufte.

Sot nis gjykimi për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Prizrenit

0

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, sot fillon gjykimi rreth zgjedhjes së rektorit të ri të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Në gjykim do të përballet kryesuesi i Këshillit Drejtues, Bedri Muhadri dhe rektori në detyrë, Ramë Vataj.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Bedri Muhadri e ka konfirmuar për “PrizrenPress”, fillimin e procesit gjyqësor rreth çështjes së zgjedhjes së rektorit të ri të UPZ-së.

“Për sot na ka ftuar gjykata për këtë çështje”, ka konfirmuar Muhadri.

Rregullsia e raundit të dytë të votimit për zgjedhjen e rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në maj të këtij viti u kontestua nga një pjesë e anëtarëve të Këshillit Drejtues të këtij universiteti.
Tre nga shtatë anëtarët e këtij Këshilli nuk kanë marrë pjesë në votimin e raundit të dytë, ku në garë për rektor kanë qenë prof.dr. Ramë Vataj dhe prof.dr. Ismet Temaj.

Ky i fundit, në raundin e dytë ka marrë katër vota, derisa rektori aktual Vataj nuk ka marrë asnjë votë.
Përderisa një pjesë e KD-së konsideronte se Temaj e ka marrë mandatin e rektorit, pjesa tjetër e këtij këshilli thekson se procesi i votimit në raundin e dytë ka qenë inekzistent meqë nuk ka pasur kuorum.

Ndërkohë në statutin e UPZ-së shkruan se rektori zgjidhet me dy të tretat e votave të numrit të anëtarëve të KD-së.
Rektori në detyrë i UPZ-së, Ramë Vataj, ndërkaq është ankuar në organet e drejtësisë për procesin zgjedhor të rektorit të ri.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Bedri Muhadri, tha se zgjedhja e rektorit të ri është bërë në mënyrë të rregullt.
Rektori i ri i UPZ-së, Ismet Temaj tha se tashmë e ka marrë vendimin për marrjen e detyrës së re.

“Me 27 tetor do ta marrë detyrën e rektorit të UPZ-së”, konfirmoi Temaj për “PrizrenPress”.

Ai, tregon se vendimin për marrjen e kësaj detyre e ka në xhep.

Rektori i ri i Universiteti Publik ‘Ukshin Hoti’ në Prizren, Ismet Temaj, e quan normale ankesën e kundërkandidatit, Ramë Vataj.

Sipas tij, humbësit gjithmonë ankohen.

“Gjithmonë ai që humb garën ankohet, kjo është normale për mua, për mua ka qenë garë fer”, tha Temaj./PrizrenPress.com/

Gashi për medaljen e bronztë, urime Kosovë !

0

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi me anë të një fotografie në Facebook ka uruar qytetarët e Kosovës për arritjen e xhudistes kosovare në Lojërat Olimpike për të rinj.

Xhudistja Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë 44 kilogramë në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.

Fahri Musliu: Bekim Fehmiu kërkoi të luajë filmin e Skënderbeut, por roli iu refezua dhe iu dha një rusi

0

Publicisti dhe gazetari Fahri Musliu, miku i aktorit shqiptar që luajti në filmat e hapësirës së ish Jugosllavisë, Bekim Fehmiu, yllit të parë nga Evropa Juglindore në Hollywood gjatë Luftës së Ftohtë, pas promovimit të monografisë “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës” në Shkup, ka folur për të arriturat e aktorit shqiptar, sfidat, shkakun e vetëvrasjes së tij në moshën 74-vjeçare si dhe respektimin e emrit të tij në ditët e sotme.

Musliu, i cili për një kohë të gjatë ka raportuar nga Beogradi për mediat ndërkombëtare dhe ato shqipe, po ashtu ishte i pari që raportoi për vdekjen e Bekim Fehmiut. Ai me Fehmiun është njohur në vitet e 80-ta, ndërsa shoqërimi i tij më i ngushtë ka filluar në vitet e 90-ta e deri në vdekjen e në vitin 2010.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Musliu thotë se jeta e aktorit shqiptar është interesante, sepse ka lindur në Sarajevë në vitin 1936, është shpërngulur në Shkodër, ka jetuar në Prizren, ka filluar karrierën e tij në Prishtinë dhe ka arritur kulmin e sukseseve në Beograd.

“Është interesante jeta e Bekimit, sepse ka lindur në Sarajevë, ku ka emigruar familja e tij pasi ka qenë e përndjekur prej pushtetit të atëhershëm jugosllav, por pastaj edhe prej Mbretit Zog të Shqipërisë, për shkak të aktiviteteve politike që i ka bërë babai i tij, Ibrahim Fehmiu, i cili ka qenë punëtor i madh i arsimit dhe një njeri me vizione të përgjithshme humane”, shprehet Musliu.

Pasi në vitin 1955 kalon nga Prizreni në Prishtinë, ku pranohet si aktor profesionist i teatrit të atëhershëm krahinor, me ndihmën e vëllait të tij, i cili ishte student në Beograd, Fehmiu bindet që në vitin 1956 të regjistrojë Fakultetin e Dramës dhe Filmit në Beograd, ku pas katër vitesh arrin të përfundojë studimet me sukses. Menjëherë pas studimeve, ai punësohet si aktor profesionist në teatrin jugosllav të dramës, ndërsa në vitin 1966 shkëputet nga teatri dhe fillon të orientohet në film dhe me filmin “Mbledhësit e Puplave” (Skupla?i Perja) atij i hapen dyert e perëndimit dhe famës botërore, film i cili vitin e kalur në 50 vjetorin e tij u shpall filmi më i mirë jugosllav i kohërave.

Musliu shpjegon se edhe pse miku i tij arriti në Hollywood, atje ai nuk u afirmua edhe aq sa priste për shkaqe politike dhe mbështetjen që kishte aktori për pushtetin komunist jugosllav.

“Për shkak të kritikës filmike të gazetarëve amerikanë dhe për shkaqe politike Bekimi nuk ia arriti që të depërtojë në Hollywood në mënyrën si e mendonte ai, edhe pse ai e ka arritur kulmin e vet në film çfarë nuk e kanë arritur aktorët e ish-sistemeve komuniste. Bekimi është aktori i parë nga bota komuniste i cili depërton të luaj në perëndim”, tha Musliu, duke shtuar se nga kritika e mediave amerikane Fehmiu u vlerësua si aktor i cili nuk heq dorë nga “ideologjia komuniste”, thotë Musliu.

Fehmiu kërkoi të luajë filmin e Skenderbeut, por roli iu refezua dhe iu dha një rusi

Siç thotë Musliu, Fehmiu i cili ka luajtur në rreth 50 filma, më tepër është i preferuar në filmat italianë, ku ka luajtur më shumë filma, por thekson se ai ka luajtur edhe filma tjerë duke interpretuar në nëntë gjuhë, si në produksione jugosllave, gjermane, polake, spanjolle e arabe.

Mirëpo, aktori shqiptar nuk arriti të luaj në asnjë film në gjuhën e tij amtare, sepse sipas Musliut, në produksionet shqiptare ka munguar profesionalizmi dhe vullneti i mirë, gjë që ka penguar Fehmiun të luaj në filma shqip, edhe pse në dy filma ka filluar, por më pas ka hequr dorë.

“Bekimi nuk ka mundur të pranojë që të luaj diku ku ka improvizime, ku nuk ka profesionalizëm, ndershmëri e përgjegjësi. Ai ka bërë një përpjekje të luaj në filmin ‘Kur pranvera vonohet’, shtatë muaj ka punuar në atë film si aktor dhe regjisor, por duke i parë lojërat që janë bërë pas perdes ai ka hequr dorë. Ai ka bërë përpjekje të luaj edhe në një film tjetër ‘Njeriu prej dheut’, por përsëri edhe ajo ka qenë një lojë ku qëllimi ka qenë përfitimi material”, thekson Musliu.

Më tej, duke u shprehur se Fehmiut i ka interesuar vetëm profesionalizmi dhe cilësia e punës, Musliu thotë se Fehmiu ka pasur dëshirë të madhe dhe ka kërkuar që të luaj filmin e Skenderbeut, por një gjë e tillë i ishte refuzuar.

“Dëshira e tij tjetër ka qenë të luaj Skenderbeun, mirëpo qeveria shqiptare në vitet e 70-ta merr vendimit që rolin e Skenderbeut ta luaj një aktor rus, e jo shqiptar, pikërisht për shkaqe ideologjike, sepse Bekimi ka kritikuar politikën e atëhershme në Shqipëri dhe ka lavdëruar politikën e Jugosllavisë, për shkak të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe të gjitha fushave të jetës”, thekson Musliu.

Fehmiu nuk njihet nga rinia shqiptare, sepse veprat e tij nuk shfaqen në hapësirat shqiptare

Musliu thekson se Fehmiu ndërkombëtarisht njihet mjaftueshëm, por se në hapësirat shqiptare nuk njihet aq sa duhet pasi që në publikun shqiptar nuk shfaqen filmat e tij. Ai shton se “asnjë televizion shtetëror, as në Shqipëri, as në Kosovë, as në Maqedoni, nuk shfaqin filmat e Bekim Fehmiut”.

“Fatkeqësisht Bekim Fehmiu në qarqe ndërkombëtare, ato jugosllave po flas Serbi, Kroaci dhe Bosnjë, qarqet evropiane, sidomos në Itali, vlerësohet jashtëzakonisht lart si një ndër aktorët më të mëdhenj të Ballkanit. Mirëpo, në hapësirën shqiptare nuk vlerësohet dhe në një farë mënyrë injorohet, sidomos nga pushteti, qoftë ai qendror apo lokal. Rinia shqiptare kudo qoftë nuk e di se kush është Bekim Fehmiu”, thotë Musliu.

Sipas tij, rinisë shqiptare duhet t’i ofrohen informacione që të njohin Bekim Fehmiun, pasi kjo rini ka dëgjuar emrin Bekim Fehmiu, por nuk i dinë veprat e tij dhe me çfarë profesioni është marrë.

Libri i autobiografisë së Fehmiut duhet të përkthehet në gjuhën turke

Rreth nëntë muaj para se Fehmiu të kryejë vetëvrasje, pësoi një sulm në tru, gjë e cila ndikoi në të pamurit e tij dhe në aftësinë për t’u kujdesur për veten. Sipas Musliut, Fehmiut i pengonte të jetë barrë e dikujt tjetër dhe kjo gjë ndikoi që ai të kryejë vetëvrasjen.

“Unë jam dëshmitar i drejtpërdrejtë pasi disa minuta pasi ka ndodhur tragjedia kam biseduar me gruan e tij dhe i pari e kam dhënë lajmin në të gjitha mediat shqiptare. Ai e ka përgatitur vdekjen në mënyrë profesionale. E ka përcjell gruan të shkojë në parukeri dhe ndërkohë ka përgatitur shtratin dhe dy letra lamtumirëse. Ka rënë në shtrat, është mbuluar, e ka vendosur pistolën në kokë dhe kur është kthyer gruaja pas një ore e ka gjetur të vdekur”, shpjegon Musliu.

Bekim Fehmiu, thotë Musliu, nuk ka dashur të varroset si çdo njeri tjetër, por ka kërkuar të varroset pa kurrfarë ceremonie, trupi i tij të digjet dhe pluhuri të derdhet në lumin Lumbardhi të Prizrenit, nëpërmjet të cilit “trupi dhe shpirti i tij të udhëtojë në mbarë botën”. Kështu që, familja e tij e respektuan dëshirën e Fehmiut dhe trupi i tij përfundoi në këtë mënyrë.

Prizreni është qyteti i prejardhjes së Fehmiut. Musliu thotë se edhe pse ishte aktor jugosllav ai asnjëherë nuk e ka mohuar se është me prejardhje shqiptare nga Prizreni, por edhe e ka lavdëruar këtë qytet duke e krahasuar me Parisin. Në librin autobiografik të tij “E shkëlqyer dhe e tmerrshme” përmendet qyteti i Prizrenit, i cili vlerësohet si një qytet multietnik dhe multikulturor.

“Unë do të insistoj që ai libër të botohet në gjuhën turke, për arsye se aty përmend shumë figura, doktorë e profesorë që janë shokë të tij, por në ndërkohë kanë shkuar në Turqi dhe atje jetojnë. Ai libër duhet të përkthehet edhe në gjuhën turke, ku Prizreni prezantohet si një qytet multikulturor dhe multietnik”, tha Musliu.

Kush ishte Bekim Fehmiu?

Bekim Fehmiu ka lindur më 1 qershor të vitit 1936, ndërsa u nda nga jeta më 15 qershor të vitit 2010. Ai ishte një aktor jugosllav me prejardhje shqiptare dhe aktori i parë i Evropës Lindore që luajti në Hollywood gjatë Luftës së Ftohtë.

Ai lindi në Sarajevë ku jetoi dy vite në një familje shqiptare nga Gjakova e Kosovës. Gjatë rrugës për t’u kthyer në vendlindje, familja Fehmiu u ndal në Shkodër ku jetoi disa vjet, ndërsa në vitin 1941 u zhvendos në Prizren, ku Bekimi e kaloi fëmijërinë e tij. Ai ishte pjesë e aktrimit në shkollën e mesme në Prizren dhe pas diplomimit u bë anëtar i Teatrit Popullur të Qarkut në Prishtinë. Në vitin 1960 ai u diplomua në Fakultetin e Arteve të Dramës në Beograd.

Në vitet e 60-ta, ai arriti suksese të mëdha duke luajtur në filmat “Even Met Happy Gypsies”, “Dino De Laurentiis”, “The Odyssey”, me të cilat ka fituar çmime të shumta dhe është propozuar për Oscar. Në karrierën e tij ka luajtur në rreth 50 filma ndërsa filmi i fundit ishte ai “Genghis Khan” në vitin 1992, por ai nuk përfundoi për shkaqe të problemeve financiare.

Fehmiu u martua me aktoren serbe Branka Petri?. Çifti kishte dy djem, Hedon dhe Uliks dhe banonin në Zvezdara të Beogradit. Uliks Fehmiu po ashtu është aktor./AA/

Gjuetarët ilegalë po zhdukin kafshët e egra në Sharr (VIDEO)

0

Parku Kombëtar i Sharrit po përballet me rrezikun e zhdukjes së kafshëve të egra të cilat janë bërë cak i gjahtarëve ilegalë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.

Madje, një fotograf po thotë se numri i tyre është zvogëluar shumë, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, Hazir Berisha, nga Policia e Prizrenit, përmes telefonit ka thënë se dëgjohen raste të tilla, por nuk ka asnjë të paraqitur.

I njëjti, në bazë të informatave nga policia e Dragashit ka pohuar se policia kufitare ka hasur disa herë në gjahtar ilegalë, të cilët i ka bastisur.

Kronikë nga gazetari Enis Reçica