20.4 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
Home Blog Page 4587

Panuçi kundër kritikave: Nëse jam unë problemi, iki në shtëpi!

0

Në një konferencë të papritur për shtyp, trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi, ka dashur të vendosë disa pika mbi “i”. Që nga mungesa e thirrjes së disa lojtarëve, deri te mendësia që duhet të ketë skuadra në ndeshje të caktuara.

Italiani tha se vendosi në minutat e fundit që të thërrasë këtë konferencë me shtypin, ku për momentin “patatja e nxehtë” janë lojtarët që luajnë në Superligë.

Në prag të ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë në Elbasan dhe asaj 4 ditë më vonë për Nation League në Izrael, Panuçi i ka idetë të qarta.

“Nëse ka futbollist që duhet të shoh në Superligë, shkoj e bëj. Siç ishte rasti i Gurit. Uzuni ka pesë ndeshje që aktivohet në Kroaci dhe ka luajtur mirë, ndaj e mora. Gavazaj nuk është aktivizuar, por është pjesë e grupit kuqezi, – deklaroi Panuçi, para se të flasë për Abazajn. – Sa ka që nuk luan Abazaj? Sa ka që nuk zhvillon një ndeshje? Këtu jemi të çmendur. Nuk luan te Anderleht fare. Më takoi jashtë stadiumit dhe më tha nuk ia dol dot, sa shumë punohet këtu. Këtu njerëzit mendojnë se është vend pune kombëtarja. I vjen keq që nuk është në kombëtare, çmenduri. Imagjino që unë nuk e shoh fare as në stol. SI pretendon të vijë në kombëtare pa luajtur fare 4 muaj”.

A është e rëndësishme ndeshja me Izraelin?

Shumë e rëndësishme. Uroj që lojtarët të mbërrijnë me dëshirën për të fituar. Nëse na shënojnë, atëherë e pësuam keq. Këtu në Shqipëri kemi luajtur mirë me Izraelin. Në Skoci pësuam një gol në goditje këndi dhe një gabim që mund të shmangnim. Ishim shumë pak të vëmendshëm. Kam një muaj që rri në shtëpi dhe mendoj diçka që shkon përtej futbollit. Nuk e kam kuptuar ende nëse një pjesë e lojtarëve e kuptojnë se çfarë është ekipi kombëtar i futbollit. Eshtë diçka që do ti kërkoj lojtarëve: çfarë është kombëtarja për ju? Nëse fitojmë mirë, nëse nuk fitojmë, prap mirë. Nuk më shkon aspak mirë. Ne duhet të fitojmë dhe bëjmë rezultat në Izrael, sepse ndryshe grupi rrezikohet.

A ka një plan për një barazim në këtë transfertë, duke e lidhur edhe me ndeshjen tjetër ndaj Skocisë?

Ne kemi 5 ditë për të përgatitur ndeshjen. Ju duhet të mendoni. Nuk gjej kurrë justifikime. Nëse kam gabuar, e pranoj. Ne që prej Norvegjisë, na mungon 50% e skuadrës. Mavraj nuk luan prej kohësh. Abrashi i dëmtuar, Sadiku i dëmtuar. Ne nuk jemi Brazili dhe Franca. Nëse Brazilit i heq Nejmar, apo Argjentinës Mesin, çfarë do të bëjnë? Ne kemi nevojë që të rikuperojmë të gjithë. Ndaj Kosovës na mungonin 12. Rikuperojmë disa, si Mavraj, që është lider për ne. Apo Grezda, edhe pse ka luajtur pak. Duhet të bëjmë diçka të rëndësishme tani. Nëse do të isha futbollist, do të isha grindur me grushte më disa lojtarë të kombëtares, por jam trajneri dhe duhet të mundohem t’i tregoj se si duhet të luajnë dhe se sa shumë duhet të japin.

Shiriti i kapitenit. Kaq e vështirë është të zgjidhet një kapiten?

Mund edhe të bëhet, por smë pëlqen që të thuhet Panucci është diktator. Nuk lejon asgjë, madje as të qeshin. Unë i shoh ndryshe nga ato që thuhen. Nëse më vjen Federata dhe më thotë zgjidh një kapiten, atëherë le të ma demonstrojë dikush. Le të vinë ata tek mua dhe të më thonë, mister na duhet një lider. Pastaj e zgjedh unë. Mavraj ka personalitet, por ta tregojë në fushë. Nëse pastaj ka faktorë të jashtëm, që ndikojnë, duke pyetur lojtarët aty dhe aty. Imagjinoni të bëja si Luis Enrique, që u heq telefonin në grumbullim, nuk do të futeshin dot në Instagram dhe qanin… Unë po i mbaj aq mirë sa ska.

E ardhmja ime nëse nuk humbasim?

E di presidenti Duka, jo unë. Mund të vini kudo në stol te Shqipëria, Mourinho, Guardiola apo Sarri. Nuk besoj se me shumë mungesa siç i kam unë, do t’ia dalin. Punoj me seriozitet dhe profesionalizëm.

A ndihesh i lodhur dhe ke menduar të largohesh?

Jo, jam shumë mirë. Nëse presidenti mendon se problemi jam unë, Panuçi ikën në shtëpi. Unë lashë një skuadër me dy vjet kontratë, nuk mora asnjë qindarkë. Ashtu edhe te Palermo. Uroj që Panuçi të ketë pak fat, të fitojë edhe 3-0. Do të jem serioz si gjithmonë. Panuçi nuk ka asnjë problem. Fle i qetë, pasi mendoj 24 orë në 24 për Shqipërinë dhe asgjë tjetër. Mund të gaboj, duhet të përmirësohem, por të gjithë duhet ta bëjmë.

Çfarë i mungon kësaj kombëtareje?

E thashë, zjarri. Për shembull, Skocia na mbyti me grushte dhe fizikisht. Kurse ne, asgjë fare. Duhet zjarr. Duhet treguar grinta, jo pasivitet. Panuçi nuk tërhiqet aspak, është këtu. Di të them që me 23 lojtarët që kemi në dispozicion mund të shkojmë në Izrael dhe fitojmë ndeshjen. E besoj vërtet.

Delegatët e Dragashit shkojnë në vizitë studimore, Vetëvendosje: E shtymë por nuk arritëm ta anulojmë aktivitetin

0

Një pjesë e delegatëve nga Komuna e Dragashit megjithatë po vizitën studimore në disa qytete të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Me gjithë shtyrjen e përkohshme Komuna e Dragashit njofton se tashmë delegatët po vijojnë vizitën studimore.
Operatori Ekonomik “ERZA” ka nënshkruar kontratë për të siguruar udhëtimin dhe akomodimin në hotel të delegatëve për datat 5,6,7 dhe 8 tetor.

Çmimi i kontratës do të jetë 5,339 euro, përcjell OpojaSot.

Për këtë vizitë ka reaguar përsëri Lëvizja Vetëvendosje në Dragash, e cila shpreh keqardhje pasi nuk arriti ta ndalë por vetëm të shtyjë këtë vizitë.

Reagimi i plotë i vetëvendosjes në Dragash
Këto ditë, një pjesë e anëtarëve të kuvendit komunal, janë në një “vizitë studimore” të paralajmëruar nga ana jonë më herët.

Qytetarët e Sharrit, në masën më të madhe votuan figura të reja politike duke e ndëshkuar konjukturën e vjeter politike në komunën tonë. Përbërja e kuvendit komunal ka shumë anëtarë të rinjë, por të njëjtët po vazhdojnë të bëhen pjesë e keqpërdorimeve të taksave qytetare për kinse vizita studimore.

“Vizitat Studimore” për anëtarët e kuvendit komunal janë një mashtrim që po ju bëhet qytetarëve të komunës tonë.

Fotot e anëtarëve të kuvendit komunal të plasuara në rrjetet e tyre sociale i vertetojnë pretendimet tona. Vizitat e tyre pa portokoll nëpër vende turistike e me para të popullit, janë të papranueshme për ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!

Kemi bërë përpjeke dhe angazhim konkret që ta parandalojmë një aktivitet të tillë, por kemi arriturr vetëm ta shtyejmë një aktivitet të tillë për një kohë, pa mundur ta anulojm në tërësi.

Mbetemi të përkushtuar që fenomene të tilla t’i luftojmë, por forca jonë politike e marrë në zgjedhjet e fundit lokale është e pamjaftueshme për ta ndal PDK-LDK (përjashtim bëjnë disa anëtar të këtyre subjekteve qe nuk janë bërë pjesë e këtyre ekspeditave në dem të qytetarëve të varfur).

Prandaj, të dashur qytetarë, mbështetja e juaj për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është e domosdoshme, rrjedhimisht kjo mbështetje do të thotë ;

– Jo keqpërdorimeve të taksave tuaja!
– Drejtësi e barazi sociale për të gjithë!
– Jo nepotizëm por meritokraci!
– Jo qeverisje autoritare por bashkëqeverisje me qytetarët, që nënkupton plotësim të nevojave të tyre kolektive, jo të nevojave individuale të individëve të caktuar!

“T’i lëvizim këmbët tona sipas ëndrrave të të varfërve” është qëllimi jonë.

Prizren, një i lënduar pas rrëzimit nga traktori në lëvizje

0

Në fshatin Shkozë të komunës së Prizrenit, viktima i gjinisë mashkullore deri sa kishte qenë duke ngarkuar dru në traktorin e tij, kishte rënë nga traktori i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:25.

Lëndohet rëndë pasi përplaset për një dru me motoçikletë

0

Në komunën e Dragashit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.

Një person i gjinisë mashkullore gjersa ishte duke drejtuar motoçikletën, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka goditur një dru jashtë rruge.

Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 15:40.

Arrestohet një person në Vërmicë

0

Një person është arrestuar në pikën kufitare të vërmicës.

I arrestuari është shtetas i Shqipërisë.

“ Në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar, është arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës/PrizrenPress.com/

Policia e Shqipërisë:Dy autobus nga Kosova u aksidentuan, disa persona u lënduan lehtë

0

Gjatë ditës së djeshme në Tiranë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy autobusëve. Në këtë aksident është përfshirë njëri prej autobusëve me maturantë nga Gjilani. Policia e Shqipërisë ka konfirmuar për Gazetën Express se nga ky aksident janë lënduar disa pasagjerë, duke mos konkretizuar sa në total, por të njejtit sipas policisë kanë pësuar lëndime të lehta.

Policia ka dhënë detaje nga ky aksident. Dy shoferët e autobusëve janë shtetas të Kosovës. Në deklaratën zyrtare të policisë thuhet se pas trajtimit mjekësor pasagjerët janë liruar për në shtëpi.

“Më datë 06.10.2018, u referauan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A. B., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi në rrugën e “Rinasit”, duke drejtuar mjetin tip, “Autobuz”, ka përplasur mjetin tip “Autobuz” me drejtues J. S., 49 vjeç, banues në Kosovë, i cili më pas është përplasur mjetin tip “Autobuz”, me drejtues B. H., vjeç 45, banues në Kosovë, ku për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta disa pasagjerë në një nga autobuzat të cilët pas mjekimit në spital janë larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal”, tha policia.

Ekskurizonet e maturantëve kosovarë bëhen për çdo vit në Shqipëri. Edhe në të kaluarën ka pas raste kur maturantët kanë pësuar aksidente në Shqipëri.

Burri rrah gruan në Malishevë

0

Një burrë në Malishevë dje ka rrahur gruan e tij.

E njëjta ka pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor.

Policia thotë se me vendim të prokurorit burri është dërguar në mbajtje.

Arrestohet shoferja e dehur, 24-vjeçarja ra në kanal bashkë me shoqet

0

Policia e Vlorës ka arrestuar një vajzë 24-vjeçare, e cila drejtonte makinën e dehur. Ajo quhet Amazona Sherifi, 24 vjeçe, banuese në Vlorë.

Arrestimi i saj u bë në rrugën “Zenel Mura” Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Renault” në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar dy pasagjere që ndodheshin në këtë mjet E.Sh dhe A.A, të moshës 21 vjeçe të dyja, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Digjet një veturë afër Malishevës

0

Një veturë është përfshirë nga flakët e zjarrit në autostradën ‘Ibrahim Rugova” në afërsi të Malishevës.

Siç shihet në videot që kanë arritur nga lexuesit e KALLXO.com, vetura është djegur tërësisht. Po ashtu policia dhe njësitë e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar nga djegia e veturës.

Vetura është me targa të Shqipërisë.

Vetura është me targa të Shqipërisë.

Video Player

00:00
00:20

Khabib e mposht McGregorin në një ngjarje që u prish nga skena të shëmtuara

0

Skenat e shëmtuara e kanë prishur meçin e arteve të përziera marciale “UFC 229” mes kampionit të peshave të lehta Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, pasi Khabib pas fitores e nisi një përleshje në tetëkëndësh.
Pak sekonda pasi e detyroi irlandezin ta dorëzojë meçin në rundin e katërt, rusi e kapërceu kafazin dhe u vërsul drejt ekipit të McGregorit, duke e nisur një përleshje, transmeton Gazeta Express.

McGregor, që ende po e merrte veten nga lufta e ashpër me rusin, u grushtua nga njëri prej anëtarëve të ekipit të Khabib.

Presidenti i UFC-së, Dana White, tha se tre pjesëtarë të ekipit të Khabib janë arrestuar.

White u dëgjua duke i thënë rusit 30-vjeçar se nuk mund ta marrë rripin prestigjioz në tetëkëndësh, pasi druhej se një gjë e tillë do të mundë të shkaktonte telashe në mesin e atyre që ishin prezent në “T-Mobile Arena” në Las Vegas.

Më vonë, ai tha se Komisioni i Shtetit të Nevadas, i cili jep miratimin për meçin, e ka pezulluar pagesën për luftën e Khabibit, në pritje të një hetimi për incidentin.

“E di se nëse do t’ia kishim vënë rripin atij [Khabibit] në tetëkëndësh, do të hidheshin gjëra”, tha White.

“U thashë thjesht ta nxjerrim atë nga këtu. Çfarë ndodhi tutje është, tre persona janë arrestuar dhe do të ngrihet aktakuzë ndaj tyre”, shtoi ai.

McGregor, i tronditur në tetëkëndësh, u largua nga ekipi i tij. /Express/