27 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 4591

Një i lënduar në Malishevë nga rrëshqitja e dheut

0

Në rrugën “Skënderbeu” në Komunën e Malishevës është raportuar se viktima i gjinisë mashkullore, derisa po hapte një kanal, ka pasur rrëshqitje të dheut me ç’rast viktima ka pësuar lëndim trupor.

Sipas Policisë, viktima është jashtë rrezikut për jetën ku pas marrjes së tretmanit mjekësor në QM-Malishevë, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore si dhe Inspektori i Punës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 17.

Zjarr në Suharekë

0

Në Komunën e Suharekës është raportuar se pullazin e shtëpisë, një objekt me ushqim për bagëtinë dhe një minibus të viktimës, e ka përfshirë zjarri.

Njësiti i zjarrfikësve ka intervenuar duke lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Sipas raportit të policisë nuk raportohet për të lënduar.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe është njoftuar njësiti i KEDS-it.

Kjo ngjarje ka ndodhur dje rreth orës 23:50.

Fury – Wilder, “nxehtë” edhe në Nju Jork, shihni pamjet

0

Dy boksierët e pamposhtur të peshës së rëndë, britaniku Tyson Fury dhe amerikani Deontay Wilder, që më 1 dhjetor do të duelojnë për titullin kampion bote që mbahet nga ky i fundit, kanë mbajtur sot në Nju Jork konferencën e dytë për shtyp, për të promovuar këtë event të rëndësishëm të sportit të dorezave.

Pas spektaklit që dhuruan 24 orë më parë në Londër, ku pati edhe tension e shtyrje mes dy sportistëve, ata sot ishin sërish “face to face” e sërish nuk mungoi tensioni.

Në një moment, dy boksierët u afruan afër njëri-tjetrit, duke thumbuar e akuzuar njëri-tjetrin, por këtë herë ata nuk shkuan deri te sherri. Madje më  shumë qeshnin, duke lënë të kuptosh se ai incident i konferencës së parë ishte më së shumti për të shtuar audiencën.

Sërish të dy boksierët pretenduan fitoren, ndërkohë që pas 24 orësh ata do të zhvillojnë edhe një konferencë të tretë për shtyp, këtë herë në Los Anxhelos, aty ku do të zhvillojnë duelin më datën 1 dhjetor.

Treni i fundit i Mourinhos

0

Jose Mourinho i ka ditët e numëruara në “Old Trafford”.

Sipas “The Sun”, trajneri i Manchester Unitedit mund të shkarkohet javën e ardhshme, nëse ekipi i tij humb të shtunën nga Newcastle.Newcastle do të udhëtojë në Old Trafford ende pa fitore në Premierligë dhe do të tentojë të marrë të parën pikërisht kundër ekipit të Jose Mouringos në krizë, që përveç tri pikëve – asnjë rezultat tjetër nuk është i pranueshëm nga drejtuesit e klubit.

Mourinho është i shqetësuar për mungesën e mbështetjes nga ana e tifozëve të Manchester United, edhe pse e ndjen se ka mbështetjen e klubit.Që nga barazimi me Valencian, karrigeje i është lëkundur shumë portugezit dhe e ardhmja e tij është në fije të perit, Zinedine Zidane shihet si zëvendësuesi i mundshëm për Mourinhon.

VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Zaevit dhe qeveri teknike

0

Në mbledhjen e Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, mes tjerash u vendos që të mos njihet rezultati i referendumit dhe të formohet qeveri teknike.

“Mund të informoj opinionin se janë shqyrtuar informacionet në lidhje me referendumin e mbajtur, situatën aktuale politike dhe disa konkluza rreth veprimeve për periudhën e ardhshme. Komiteti Ekzekutiv shpalli referendumin të pasuksesshme, duke pasur parasysh se dalja e vetëm 36 për qind të votuesve, tregoi vullnetin e qartë të popullit kundër pranimit të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se nëse Zaev ka ndërmend të shpallë zgjedhje të parakohshme, paraprakishtë duhet plotësuar disa kushte.

“Është e nevojshme që menjëherë të respektohet Marrëveshja dhe Ligji për zgjedhjet ku do të formohet një qeveri teknike sipas “Marrëveshjes së Përzhinës”, me një mandat prej 100 ditësh. Kjo do të thotë dorëheqjet e Zaevit, Spasovskit dhe Carovskës dhe ministrat për Punë të Brendshme dhe për Punë dhe Politikë Sociale t’i takojnë VMRO-DPMNE-së, në afat prej 100 ditë. Vetëm kjo është parakusht për zgjedhje të lira dhe demokratike”, u shpreh Nikollovski, transmeton Alsat M.

Rezultatin e referendumit opozita nuk e njeh. Para shpalljes se zgjedhjeve te formohet Komisioni anketues për parregullsitë ne referendum. Të zgjidhet kryeprokurori i ri me propozim nga opozita. Të formohet qeveri teknike me mandat 100 dit, dhe jo me pak.

Komiteti ekzekutiv ka vendosur te formohet Shtabi zgjedhor republikan dhe shtabi zgjedhor në kuadër te Qytetit te Shkupit ku edhe janë caktuar koordinatoret, Igor Janushev dhe Vllado Misajllovski.

Lidhur me ndryshimet Kushtetuese, VMRO-ja vazhdon te besoj se deputetet mbajnë qëndrimin e partisë dhe nuk do ndryshojnë mendje.

Perëndimi Serbisë: Po u nise në Kosovë, do të kesh luftë

0

Zbulohet pse sot Serbia ka hequr shkallën më të lartë luftarake të ushtrisë së saj në kufi me Kosovën. Arsyeja është se kreu ushtarak serb kishte marrë një kërcënim të hapët nga Aleanca ushtarake Perëndimore, transmeton Koha.net.

Nëse Serbia për çfarëdo arsyeje merr vendimin që me forcat e veta të ndërhyjë në Kosovë, do të hyjë në luftë të hapët, jo me forcat policore të Kosovës por me njësitë e KFOR-it e të NATO-s, ka qenë kërcënimi i këto ditshëm nga NATO.

Këtë kërcënim të drejtpërdrejtë e të rreptë lidhur me tensionet e fundit në Kosovë,e ka thënë në bisedë me zyrtarët serbë përfaqësuesi i lartë i njërit nga vendet më me ndikim të NATO-s në Beograd, përcjell portali serb “novosti”

“Ky diplomat ka qenë shumë i interesuar të dijë se si i sheh Beogradi ngjarjet në Liqenin e Ujmanit”, citon kjo gazetë Beogradit të ketë thënë një bashkëbisedues i saj të cilin ajo nuk e identifiko.

Në po atë takim është shfaqur pakënaqësi e hapët e lidhur me ngritjen e shkallës së gatishmërisë së luftës të forcave të armatosura të Serbisë.

Përfaqësuesi i këtij shteti s’e zbuloi mundësinë konfliktit por ai tha se detyrë e KFOR-it është që forcat serbe t’i mbajë larg Kosovës

Sipas kësaj gazete, ky nuk është kërcënimi i parë që nga Perëndimi i bëhet Serbisë.

“Çdo paralajmërim i Serbisë se do ta mbrojë popullin v et në Kosovë, përcillet me pakënaqësi të vendeve perëndimore dhe me vërejtjen për Beogradin se do të ketë punë me NATO-n sikur në vitin 1999”.

Gazeta thekson se Serbia në planin e sigurisë nuk ka probleme me Kosovën, madje edhe nëse asaj i bashkohen forcat ushtarake të Shqipërisë, porse Kosova është nën ombrellën e NATO-s.

Këto ditë në Beograd qëndron shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, ndërsa nga 8 deri më 11 tetor në Serbi mbahen ushtrimet e NATO-s për reagime të shpejta në situata emergjente në të cilat marrin pjesë 40 vende me 1000 ushtarë.

Opozita në Prizren kërkon debat për gjendjen në arsim

0

Këshilltarët opozitarë kanë dorëzuar kërkesën për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit me qëllim të diskutimit të gjendjes aktuale në arsim. Kërkesa është nënshkruar nga këshilltarë të PDK-së dhe të AAK-së dhe është adresuar te kryesuesi i KK-së, Artan Abrashi.

“Me iniciativë të grupit të këshilltarëve të PDK-së dhe përmes nënshkrimeve të anëtarëve të KK-së së Prizrenit kërkojmë nga kryesuesi të thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme me këtë rend dite: ‘Debat për gjendjen jo të mirë në arsim, konkursin për drejtorë dhe zv.drejtorë të shkollave’”, shkruan në kërkesë, shkruan sot Koha Ditore.

Dërgimin e kësaj kërkese e ka konfirmuar shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Samir Krasniqi. “Kërkesën për seancë të jashtëzakonshme e kemi dorëzuar sot në Komunë. Përmes saj kemi kërkuar që në KK të debatohet për gjendjen jo të mirë në arsim dhe konkursin për drejtorë dhe zv.drejtorë të shkollave”, ka thënë Krasniqi./koha ditore/

Sot ‘Panairi Vjeshtor i Librit’ synon lexuesit e rinj

0

Adhuruesit e librave kanë edhe një ofertë që t’i gjejnë veprat e preferuara në një vend. Kryeqytetit i është shtuar edhe një panair libri. Kolegji AAB me “Panairin Vjeshtor të Librit” mëton që këtë ngjarje ta bëjë një nga panairet më të frekuentuara të librit me vizitorë të rinj. Prej sot e deri të dielën, objekti i këtij kolegji do të mirëpresë rreth 50 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Aty do të jenë “Botimet KOHA”, “Dukagjini”, “Toena”, “Buzuku” e të tjera. Krahas shtandeve të librave do të ketë edhe promovime librash, punëtori e diskutime. Ceremonia e hapjes do të mbahet sot në orën 11:00.

Autori e gazetari Jusuf Buxhovi do të promovojë vëllimin e 6-të, 7-të dhe të 8-të të veprës kapitale “Kosova”. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hajdin Abazi, do të promovojë librin e tij “Takimi në Junik”.

Në bazë të një përshkrimi që i bëhet këtij Panairi në faqen zyrtare, thuhet se një prej qëllimeve kryesore është mbledhja në një vend e botuesve më seriozë të librit, jo vetëm në gjuhën shqipe.

Ky do të jetë panairi i dytë në kryeqytet, pas atij tradicional që mbahet në qershor.

Disa zjarre fushore në Malishevë, apelohet për kujdes të shtuar

0

Në territorin e Komunës së Malishevës të mërkurën kanë ndodhur disa zjarre fushore, ndërsa njësia e zjarrfikësve të Malishevës, ka intervenuar në tri zjarre të mëdha fushore.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, apelon tek qytetarët, që të bëjnë kujdes të shtuar.

Në disa raste, këto zjarre fushore, kanë rrezikuar të përhapen në masë dhe duke rrezikuar djegien e pyjeve dhe të shtëpive, por duke ju falënderuar ndërhyrjes së njësisë së zjarrfikësve, janë shuar këto zjarre.

Bashkë me njësitë e zjarrfikësve, në këto incidente zjarri kanë intervenuar edhe njësitë e policisë dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi ka apeluar tek qytetarët, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe të mos shkaktojnë zjarre në fusha, qoftë nga hedhja e cigareve apo edhe nga djegia e hamulloreve dhe barit të thatë, pasi për shkak të thatësisë së madhe, zjarret përhapen shpejt dhe nuk mund të kontrollohen.

Kontingjenti gjerman i KFOR-it largohet nga Prizreni, transferohet në Prishtinë

0

Sekretarja Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maria Flachsbarth, dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Thomas Silberhorn edhe sot do të vazhdojnë vizitën në Kosovë.

Të dy së bashku do ta mbyllin kampin gjerman të KFOR-it në Prizren dhe në mënyrë simbolike do të hapin Parkun Invativ dhe Trajnues “ITP Prizren” për të cilin shfrytëzohet kampi fushor në Prizren, raporton RTKlive.

“Gjermania dhe ushtria gjermane (Bundeswehr-i) do të mbeten edhe më tej aktive në Kosovë. Pas një pranie 20-vjeçare në Prizren, Bundeswehr-i e transferon angazhimin e tij në Camp Film City në Prishtinë dhe mbetet edhe më tutje i aktiv në kuadër të KFOR-it. Në hapësirën e kampit fushor në Prizren do të ngritet Parku gjermano-kosovar Inovativ dhe Trajnues (ITP), i cili do të mbështetet me mjete të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane në Prishtinë.

Gjatë vizitës së tyre, sekretarët parlamentarë do të takojnë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministrin e Financave, Bedri Hamza.

Në vazhdim të bisedave ata do të marrin pjesë në pritjen e Ambasadës Gjermane për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, e cila këtë vit shënohet në frymën e 10-vjetorit jubilar të marrëdhënieve diplomatike në mes Gjermanisë dhe Kosovës.

Sot pasdite mbahet një apel i fundit i Bundeswehr-it tek Shadërvani në Prizren. Më pas, në mënyrë simbolike do të hapet Parku gjermano-kosovar Inovativ dhe Trajnues “ITP Prizren”.