34.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025
Home Blog Page 4596

Spalletti: Ky sulmues i Interit është egoist

0

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur pas fitores ndaj Cagliarit 2:0.

Ai u shpreh se skuadra po rritet dhe po përparon në të gjitha aspektet.

“Po vazhdojmë të rritemi. Skuadra është në gjendje të mirë, fizikisht dhe mendërisht. Është e rëndësishme të shënojmë, dhe të rrisim kualitetin e lojës. Humbëm disa topa, por që mund t’i kishim zgjidhur më mirë ato momente”, deklaroi Spalletti.

Unë nervoz? Nuk jam kurrë, por kështu mund të dukem në shprehinë e fytyrës. Unë jam i përfshirë në të gjithë takimin. Duam ta rikthejmë Interin aty ku duhet të jetë, por nuk është diçka e lehtë, nga pikëpamja psikologjike”.

Icardi dhe Lautaro bashkë? Kanë luajtur bashkë edhe ndaj Sassulos, dhe ne humbëm. Gjithsesi, tani do luajnë më shumë bashkë. Lautaro është një lojtar i fortë, edhe pse pak egoist para portës”, shtoi ai.

Alarmante: Rënie drastike e nxënësve, mbi 11 mijë më pak nga viti 2004

0

Numri i nxënësve të regjistruar në klasën e parë në shkollat e Kosovës ka rënë mbi 11 mijë, krahasuar me një dekadë më parë. Nga 36 mijë e 129 sa ishin në vitin shkollor 2004/2005, në vitin 2017/2018, ishin regjistruar vetëm 27 mijë e 406. Ndërsa këtë vit edhe 2 mijë më pak se në 2017. Dhjetëra miliona euro të investuara në shkolla, sidomos në fshatra janë duke dështuar.

Edhe ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pohuar se ka rënie të numrit të nxënësve që nisin shkollimin fillor. Madje siç ka thënë ai këtë vit janë regjistruar mbi 25 mijë nxënës në klasat e para. Derisa statistikat thonë se një vit më parë ishin regjistruar 27 mijë e 406 nxënës.

Eksperti i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci ka arsyetuar rënien e numrit të nxënësve me emancipimin e gruas.

Ndërsa, Ismajl Kurteshi, anëtar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovcion dhe Ndërmarrësi thotë se krahas rënies së natalitetit, në zvogëlimin e numrit të nxënësve ka ndikuar edhe migrimi i popullsisë.

E një konstatim tjetër e ka dhënë për KosovaPress edhe ish-drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, e cila ka folur për zonat rurale dhe kryeqytetin në veçanti.

Ndryshe, evidencat tregojnë se nga viti 2005 deri në vitin 2010 numri i nxënësve që nisën arsimin fillor ishte mbi 30 mijë, ndërsa në vitin 2011/2012 ra në 29 mijë, ku vazhdoi me rënie edhe viteve vijuese./KosovaPress/

Letra që Ernest Hemingway i dërgoi Petro Markos

0

Një ndër autorët shqiptarë, i cili për fat të keq nuk vlerësohet aq sa duhet, është Petro Marko i cili një herë e një kohë, takohej me laureatin e çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtarin e madh Ernest Hemingway.

Në artikullin “Shkrimtari, që do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…”, marrë nga parathënia e librit “Për kë bie këmbana”, botim i shtëpisë botuese “Ombra GVG”, Petro Marko shkruan:

“…U njoha me Heminguejin në Valencia, në Kongresin e Shkrimtarëve më të shquar të botës, si: Pablo Neruda, Nikolas Giljen, Andre Marlo, Nekse, Ana Serges, Luvdig Ren, Aleksej Tolstoj, Rafael Alberti, Atonia Maçado e të tjerë. Ky dukej më i gjalli. Unë për herë të parë i shikoja dhe u dëgjoja emrin këtyre kolosëve të letërsisë bashkëkohore, të cilët, me mendimet dhe shkrimet e tyre, i dhanë një hapësirë më humane, më internacionale dhe socialiste letërsisë dhe artit botëror.

Isha kureshtar për këtë njeri, trupmadh dhe të ngarkuar me kamera (se xhironte filma për zhurnalet e kinemave të botës dhe i shiste për t’i ardhur në ndihmë Republikës), të ngarkuar me bomba, me dylbi, me pistoleta, aq sa një shkrimtar tjetër i njohur i tha:

– Si shumë t’i rëndojnë supet hekurat që mban!

– Më shumë mi rëndojnë mendimet se hekurat, – iu përgjigj Ernest Heminguej.

Kur lexova romanin e tij u mahnita, prandaj nisa dhe unë të shkruaja romanin ‘Hasta la vista’. Kur u botua, i dërgova edhe atij një kopje, ku i shkruajta: ‘I frymëzuar thellë dhe i nxitur nga romani juaj ‘Për kë bie këmbana’, kushtuar vullnetarëve amerikanë, që ranë në Spanjë, unë shkrova këtë roman modest, kushtuar shqiptarëve që ranë në Spanjë’.

Pas dy a tre muajsh, mora një kartë postale. E hapa dhe lexova këto fjalë të Heminguejit, shkruar në gjuhën spanjolle: ‘I dashur Pedro, mora romanin tuaj dhe ju falenderoj. Mjerisht, unë nuk e lexoj dot, se nuk e di gjuhën tuaj. Vetëm për një gjë jam i sigurt: shkrimtari, që e do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…’”.

Sherife Luta, gruaja simbol e eksodit të Kosovës

0

Thonë se një fotografi vlen sa njëmijë fjalë. Është një moment i kapur nga aparati i fotografit boshnjak të agjencisë Reuters, Damir Sagolj, që e ktheu Sherife Lutën nga Kosova në simbolin e refugjatëve kosovarë të Bllacës së Maqedonisë 18 vite më parë.

Sherife Luta asokohe ishte 22 vjeçe dhe mbante në gji vajzën e saj 6-muajshe, Besën. Ditën e 8 marsit 1999, ajo ishte një grua që doli nga shtëpia me foshnjën dhe babanë e saj për t’i shpëtuar granatimeve të serbëve në fshatin Ivajë në Kaçanik të Kosovës.

Bashkëshorti iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare, së bashku me burrat e tjerë të rinj e të fuqishëm.

Ndërsa Sherifja, një nënë e re, e paveshur, me pelenën e vajzës në kokë, e pangrënë, në një mot të ftohtë e me dëborë, eci për afro një muaj të tërë në këmbë me mijëra banorë te tjerë që po përpiqeshin t’i shpëtonin luftës. Deri në datën 3 ose 4 prill, kur u shkrep dhe fotografia që hyri në histori.

Duke folur për herë të parë për një televizion shqiptar, protagonistet e fotografisë, Sherife dhe Besa Luta, kanë rrëfyer vështirësitë e atij rrugëtimi dhe habinë kur kanë parë foton.

“Pasi kishim ecur 24 orë pa ndërprerje, vajza ngriu dhe nuk qante më. Kishte ngrirë. Mendova që kishte vdekur. E mori kunata ime dhe e futi në furrë të sobës të një shtëpie në Bllacë.

Pas dhjetë minutash nisi të qante dhe refugjatët e tjerë nisën të duartrokisnin. Aty nisa të qaj. Kisha shumë emocione”, tregon e përlotur Sherife Luta.

Ajo tregon gjithashtu se si, gjatë eksodit, shumë njerëz i humbnin ndjenjat, rrinin ditë të tëra pa ngrënë, madje ka pasur dhe gra që kanë lindur maleve. Ato i janë mirënjohëse fotografit boshnjak.

“Do të donim ta takonim fotografin dhe ta falenderonim. Habitem si e ka kapur këtë foto që ka tronditur botën”, thotë Besa.

Përveç fotografisë, ata e ruajnë edhe sot e kësaj dite edhe batanijen që e mbështillte Besën atë ditë.

Më pas, pjesë e intervistës është bërë edhe kryefamiljari Mirvat Lutaj, invalid i luftës së Kosovës.

Ai tha se ishte shumë e vështirë të ndahej nga gruaja dhe nga vajza dhe thekson se lufta ka kosto dhe sakrifica. Pasi u ritakuan, në qershor, familja Lutaj e ndërtoi një shtëpi te re në Kaçanik të Vetër dhe u shtua edhe me dy djem.

Tashmë ato ditë të vështira mbijetese kanë mbetur pas. Vendin e ftohtësisë dhe frikës, e kanë zënë pranvera dhe paqja.

Valverde tregon pse e la në stol Messin

0

Pasi Barcelona humbi dy pikë në ndeshjen kundër Athletic Bilbao, trajneri Ernesto Valverde e mbrojti vendimin e tij për ta lënë fillimisht në bankën rezervë Lionel Messin, duke thënë se kjo ishte më e mira për skuadrën.

Në ndeshjen e mbrëmshme, Barcelona barazoi kundër Atheltic Bilbaos me rezultat 1-1. Deri në minutën e 55-të, Messi nuk kishte qenë në lojë, pasi që trajneri Valverde kishte vendosur ta linte atë në stol, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, tentimi im për të bërë ndryshim brenda 11-ës së parë nuk u tregua i suksesshëm, pasi që Barcelona i humbi pikët e radhës. Gjatë gjashtë ndeshjeve të fundit, katalonasit i kanë humbur gjithsej shtatë pikë.

“Kur unë e marr një vendim, unë mendoj për atë që është më e mira për skuadrën dhe klubin tim. Unë gjithmonë e bëj këtë para ndeshjeve, nuk mund ta bëj këtë pas ndeshjes ose ta kthej kohën prapa”, ka thënë Valverde.

“Tifozët mund të vendosin se çfarë mendojnë ata se është më e përshtatshme, por unë duhet të mendoj për të mirën e skuadrës sime. Kjo është përgjegjësia ime, ne kemi katër ndeshje brenda 10 ditëve”.

“Mendova se Leos dhe Busquetsit i nevojitej pak pushim duke e pasur parasysh se kemi një ndeshje shumë të vështirë të mërkurën. E dija se është vendim i rrezikshëm, por nëse do të kishte shkuar mirë, ju nuk do të ishit duke më pyetur për këtë gjë”.

Pogba u thotë bashkëlojtarëve se s’do të luajë nën urdhrat e Mourinhos

0

Paul Pogba është i gatshëm të refuzojë të luajë nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe të largohet nga Manchester Unitedi nëse portugezi e përshkallëzon edhe më tutje situatën.

Pogba u ka thënë bashkëlojtarëve të tij në Manchester United se nuk do të dorëzohet në betejë më trajnerin Jose Mourinho, sipas tabloidit britanik Mirror, transmeton Gazeta Express.

Pogba reagoi negativisht në mesjavë Mourinho vendosi ta shkarkojë nga detyra e zëvendës-kapitenit, dhe tani u ka thënë bashkëlojtarëve se do ta çojë deri në fund këtë luftë nëse Mourinho nuk tërhiqet.

Francezi është i gatshëm të deklarojë se nuk dëshiron të luajë më për Jose Mourinhon, nëse është e nevojshme.

Maqedonia sot voton në referendum

0

Nga ora 07:00 sot në Maqedoni janë hapur vendvotimet ku qytetarët kanë mundësinë të votojnë në referendumin që mbahet atje.

Ky referendum kërkon që qytetarët që deklarohen nëse janë për anëtarësim në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen e Maqedonisë me Greqinë, përcjell Klan Kosova.

Zyrtarisht të drejtë vote kanë 806 mijë e 336 votues.

Kanë qenë edhe liderët kosovarë që kanë bërë thirrje për qytetarët shqiptarë që të dalin dhe të votojnë në referendum.

Xhamia 6 shekullore e Prizrenit, e harruar nga shteti (Video)

0

Xhamia 600 vjeçare është objekti i parë monumental i kulturës islame në Prizren dhe është ndërtuar në vitin 1455, ndërsa xhami të këtij lloji gjenden vetëm 4 në Ballkan.

Parku i Xhamisë së Namazgjahut është pothuajse i shkatërruar. Ulëset dhe shportat e mbeturinave janë të dëmtuara, shumë nga llambat ndriçuese nuk janë funksionale e reflektorët janë vjedhur para disa vjetësh, raporton KTV.

Banorët dhe vizitorët shprehen të pakënaqur me gjendjen e këtij objekti dhe hapësirës përreth.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Jusuf Xhibo, ka thënë se në këtë monument nuk është investuar që nga viti 2006 dhe tash e sa kohë, u është premtuar investim i plotë nga TIKA.

Edhe pse në këtë gjendje, Xhamia 600-vjeçare e Namazgjahut i sjell Prizrenit turistë nga e gjithë bota.

Një kompani nga Gjilani hedh mbeturina në Suharekë

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se një kompani nga Gjilani po hedh mbeturina në Suharekë.

Për këtë shkak ai sot ka dalë bashkë me Policinë dhe Inspekcionin komunal në vendin e ngjarjes.

“Inspekcioni komunal dhe policia ka verifikuar se një kompani nga Gjilani, ka hudhë bërllog në territorin e Komunës së Suharekës. Verifikimi është bërë në bazë të fakturave të gjetura dhe natyrisht do të shqiptohet dënimi sipas ligjeve në fuqi”, ka treguar ai përmes një postimi në Facebook.

Malishevë: Nuk ka më varrime në komplekset e dëshmorëve (VIDEO)

0

20 vjet pas luftës, kuvendi komunal i Malishevës, e mori një vendim.

Në komplekset memoriale të ish-luftëtarëve, më nuk do të lejohet varrimi i veteranëve.

Kronikë nga Klan Kosova.