35.9 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025
Home Blog Page 4601

Afër një mijë gjoba për 24 orë në Kosovë

0

966 është numri i tiketave të shqiptuara gjatë ditës së mërkurë nga Policia e Kosovës.

Gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur gjithsej 40 aksidente, prej tyre asnjë nuk përfundoi me fatalitet. 18 aksidente ishin me të lënduar, kurse 22 sosh përfunduan pa të lënduar.

17 persona janë arrestuar, 11 janë dërguar në mbajtje, kurse tre në vuajte të dënimit.

Moldavia njëjtë si Kosova, mund t`i dëbojë 48 shtetas turq

0

Drejtoresha e organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International në Moldavi, AIM, Cristina Pereteatcu, ka thënë për BIRN se besojnë se 48 banorë turq në Moldavi janë nën vëzhgim nga autoritetet moldave dhe mund të kenë të njëjtin fat si shtatë mësues turq të dëbuar kohët e fundit nga vendi.

“Edhe 48 shtetas turq të tjerë mund të dëbohen nga Moldavia. Këta do të ishin njerëz në një listë të zezë që nuk janë vetëm nga zinxhiri i shkollave të mesme “Horizont”, por që kryejnë aktivitete të tjera në Moldavi, siç janë biznesmenët,” tha Pereteatcu për BIRN.

I pyetur për fatin e shtatë mësuesve turq, të cilët tashmë janë kthyer nën kujdesin e autoriteteve turke, Pereteatcu tha se rrezikonin të dënoheshin me burgim të përjetshëm.

“Ne e dimë se tre prej tyre janë në një qeli dhe të katër janë në qeli në vende të ndryshme paraburgimi. Atyre u është siguruar një avokat,” shtoi ajo.

Pereteatcu tha se AIM dhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut në Moldavi janë duke përgatitur një reagim të fortë ndaj vizitës së njoftuar të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në vend më 17-18 tetor.

Erdogan pritet të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së pallatit presidencial të presidentit Igor Dodon, i cili po riparohet nga kompani turke nën një kontratë prej 10 milionë eurosh të paguara nga TIKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Drejtoresha e AIM akuzoi autoritetet moldave për falsifikim të dokumenteve zyrtare me qëllim që të përpiqeshin të tregonin se ata po vepronin ligjërisht me dëbimet e shtetasve turq.

Amnesty dërgoi një kërkesë në parlamentin moldav më 8 shtator, duke i kërkuar atij të shpjegojë se pse seancat në parlament për turqit e dëbuar u mbajtën me dyer të mbyllura, duke thënë se publiku ishte i etur të dinte më shumë për këtë rast.

Autoritetet u përgjigjën duke thënë se motivet për dëbimin e shtatë turqve mbetën “sekret shtetëror” dhe nuk mund të zbulohen për publikun.

Ata thanë se komisioni parlamentar për sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe mbrojtjen publike kishte organizuar një seancë të madhe mbi veprimtarinë e Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë SIS.

Brenda kësaj, anëtarë të grupeve të ndryshme parlamentare kishin kryer seanca dëgjimore me autoritetet kompetente për qytetarët e dëbuar turq.

“Seanca ishte një procedurë e mbyllur dhe të gjitha informacionet janë klasifikuar si sekret shtetëror,” tha komisioni parlamentar për Amnesty International Moldavia.

Megjithatë, ai tha se kërkesa e Amnesty do të përcillet në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas marrjes së kësaj përgjigje, Amnesty citoi se ishte ende “konfuze nga sekreti i seancave të përfaqësuesve të autoriteteve përgjegjëse për rrëmbimin e një grupi qytetarësh turq”.

“Ne e konsiderojmë këtë një çështje me interes publik dhe përsërisim se është e nevojshme të shpjegohen publikisht arsyet dhe procedura për shpalljen e këtyre njerëzve të padëshiruar,” theksoi ai.

Pereteatcu tha për BIRN se shqetësimi kryesor është gjithashtu se vetë moldavët mund të shënjestrohen në të njëjtën mënyrë në të ardhme.

I pandehuri e kanosi nga burgu gjyqtarin nga Prizreni, Valon Totaj

0

I akuzuar për kanosje ndaj ish-gjyqtarit të Prizrenit, Tasim Pulaj sot ka dalë para Gjykatës së Gjakovës.

I pandehuri nuk e pranoi fajësinë.

Pulaj po akuzohet se në gusht të vitit 2016 kishte kryer veprën penale të kanosjes ndaj gjyqtarit Valon Totaj.

Duke qenë në Qendrën e Paraburgimit në një letër kishte shkruar fjalët: “Ua përkujtoj se për lëndën në Departamentin Civil, vendimet që i merrni përgjegjësinë e mbani ju”.

“Nuk është e vërtetë që Valon Totajn kam pasur për qëllim ta kërcënoj apo t’i kanosem, sepse fjalët që i kam shkruar kanë qenë që ai ta mbajë përgjegjësinë ligjore për vendimin që e kishte marrë si gjyqtar në lënden civile”, tha sot Pulaj.

Në gjykimin e sotëm, gjyqtari Totaj nuk ishte i pranishëm.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Tasim derisa ka qenë në paraburgim lidhur me një rast tjetër, përmes kërkesës së të burgosurit shkruan se do ta privojë nga jeta ose do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor personit zyrtar.

Aktakuza e Prokurorisë në Prizren shpjegon se ish-gjyqtari Totaj përmes një letre të shkruar në burg nga i pandehuri Tasim kanoset lidhur me vendimet e marra si gjyqtar.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Prek Kola, ka të drejtë që në afat prej prej një muaji para Gjykatës të paraqes kundërshtimin e provave në aktakuzë dhe të kërkojë hedhjen e saj.

Gjyqtarja Diana Sina seancën e radhës e caktoi për në muajin tetor.

Bjeshkët e Pashtrikut përfshihen nga zjarri, Haskuka lut banorët për kujdes të shtuar

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se zjarri që kishte përfshi bjeshkët e Pashtrikut, është vënë nën kontroll fal intervenimit të shpejtë të Drejtorisë së Emergjencave me njësinë e zjarrfikësve.

Postimi i Haskukës në Facebook:

Sot para mesditës kemi marrë lajmin se një pjesë e bjeshkës së Pashtrikut është kapluar nga zjarri. Falë intervenimit të shpejtë të Drejtorisë së Emergjencave me njësinë e zjarrfikësve, përhapja e flakëve të zjarrit në bjeshkë është vënë nën kontroll. Me gjasë, zjarri është shkaktuar qëllimshëm nga persona të pandërgjegjshëm, prandaj do të kërkojmë me ngulm hetim të rastit nga policia. Me vënien e zjarrit, pos që është shkaktuar dëm i madh material, po rrezikohen jetët e qytetarëve në këtë pjesë të Hasit. Saktësisht, zona e rrezikuar është në mes të fshatrave Planejë dhe Gorozhub, dhe me këtë rast lus qytetarët e kësaj ane për kujdes të shtuar deri në fikjen e plotë të zjarrit.

Berisha: Fatos Klosi ka organizuar vrasjen e Ahmet Krasniqit

0

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se Fatos Klosi në detyrën e shefit të SHIK ka organizuar vrasjen e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi.

Në intervistën e sotme në emisioni ‘FAKT’ në SYRI.net, përballë gazetarit Çim Peka, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Klosi është organizatori.

Në atë kohë kemi akuzuar Fatos Klosin se e ka organizuar ai vrasjen. E pohoi vrasjen, ai e ka organizuar ai ka marrë pjesë. Ai nuk mohoi organizimin e vrasjes.

Ai tha unë nuk kam marrë pjesë. Kush e çarmatosi, kush e shoqëroi, ishin oficerët e ShIK-ut ata që e shoqëruan para ekzekutimit, ata kanë emra.

Kush i dërgoi oficerët e SHIKU-ut në momentin e ekzekutimit. Nuk mund të them nëse ishte oficer i SHIK-ut apo i paguar këtë nuk mund ta them.

Gjithçka është bërë me dijeninë e tij, është bërë nga Fatos Klosi, askush tjetër. Kjo është thënë në atë kohë janë publikuar në atë kohë, uroj që të hetohet.

Absolutisht po të kishte patur prokurori, jo Sallak e Ina Rama ajo do të hetohej.

Nëse unë them dhe kam bindjen e plotë, them se Ahmet Krasniqi, qe pata fat ta takoj disa herë, një burrë fisnik.

Sot dalin në treg kufijtë e Kosovës, i bëhet Kosovës një dëm i paimagjinueshëm, cili e njef Kosovën që s’ka zgjidh heshtjen e kufijve, kush e merr seriozisht Kosovën?

Dhe ja vënë në gojë edhe të ndjerit Rugova. I nxorën intervistën që është tërësisht jashtë konteksti, për tu kapur në cdo fije bari për zbatimin e skenarit të Beogradit.

Për fat të mirë, sot përveç Baton Haxhiut, s’ka shqiptarë që nuk e di se është e Beogradit.

Edhe Baton Haxhiu e di një gjë të tillë’, deklaroi mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha në SYRI.net.

Vdekja e studentit Leutrim Gjini, familja nuk fajëson Fakultetin

0

Familjarët e studentit të Mjekësisë kanë thënë se Leotrimi kishte telashe me shëndetin, raporton T7

Vdekja e studentit të Mjekësisë pak para se të përfundonte provimin e fundit, tronditi të gjithë atë që dëgjuan për këtë histori.

Leutrim Gjini nuk arriti të vishte mantelin e bardhë për të ndihmuar njerëzit ashtu siç kishte ëndërruar.

Por, 23-vjecari la prapa shumë njerëz që e kujtojnë atë me fjalët më të mira.

Ka dy ditë që familja Gjini nga Topliçani i Suharekës ka hapur dyert për të pame.

Djali i vetëm i familjes, ishte mburrja e tyre.

Familjar të studentit të ndjerë tregojnë se Leotrimi kishte edhe më herët probleme me shëndetin.

Vdekja e Leutrimit ka prekur thellë të afërmit.

Ngushëllim kanë vetëm faktin se ai atë ditë mori ndihmë e parë nga njerëz profesionist.

Leutrim Gjini vdiq të martën pas një sulmi që pati pak minuta para se të hynte në provimin e fundit në Fakultetin e Mjeksisë.

Kohë më parë, ai kishte pasur probleme me zemër, mirëpo, pas një intervenimi, gjendja nuk iu ishte keqësuar deri ditën që ndërroi jetë.

Gjatë ditës, Fakulteti ku ai vijoi studimet ka mbajtur një mbledhje komemorative në kujtim të të studentit të ndjerë.

Edhe rektori i UP-së, u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve për vdekjen e Leotrim Gjinit.

 

Vdekja e Leutrim Gjinajt nga Suhareka – kush akuzoi profesorët për studentin e mjekësisë?

0

Vdekja e studentit të Fakultetit të Mjekësisë, Leutrim Gjinaj ka ngjallur shumë reagime nga ana e kolegëve të tij studentë. Në një profil në rrjetin social Facebook, me emrin “Senati i Universitetit të Prishtinës” është shkruar se profesorët e UP-së duhet të tregojnë maturi dhe kujdes me qasjen e tyre ndaj studentëve, duke i quajtur këta profesorë arrogantë dhe egoistë. Postimi u tha se nuk është bërë nga Senati, por përgjegjësinë e mori dikush tjetër.
Studenti Leutrim Gjinaj nga Suhareka, vdiq të hënën në moshën 23-vjeçare, pas një ataku kardiak të cilit nuk mundi t’i bënte ballë.Vdekja e tij në moshë të re bëri që të reagojnë qytetarët e në veçanti kolegët e tij të fakultetit, të cilët u munduan të hedhin pluhur mbi stafin e Universitetit të Prishtinës, që sipas tyre po ushtrojnë presion të madh mbi studentët duke u munduar ta luajnë rolin e të vështirit.

Pas vdekjes së Leutrimit, një profil në Facebook, me emrin “Senati i Universitetit të Prishtinës” nëpërmjet një postimi ka reaguar.

Ka thënë se profesorët po ua vështirësojnë studentëve kohën e studimeve duke u treguar arrogantë dhe egoistë me ta.

“Ndarja nga jeta e djaloshit të ri, student në Fakultetin e Mjekësisë, që ishte rrugës për tu bërë një mjek që do i shërbente vendit tonë nje ditë, është një lajmë i dhimbshëm dhe i vështirë për tu pranuar”, shkruar ky profil.

“Profesorët tanë duhet të tregojnë maturi dhe kujdes me qasjen e tyre me studentë, ata në rend të parë duhet të jenë si prindër të dytë, pastaj edhe shokë dhe tek në fund profesorë. Profesorë të nderuar, ju duhet të dini diçka më shumë rendësi, se bërja e të vështirit, arrogantit, egoistit dhe i të pakalueshmit, te studenti sjell vetëm frikë, stres dhe mjerim të vazhdueshëm”.

Mirëpo, sot ka ardhur një reagim tjetër nga vetë kjo faqe, në të cilin thuhet se ky profil nuk është i lejuar nga Senati i UP-së, madje një person ka shkruar se reagimin e ka bërë vetë dhe mbanë përgjegjësi morale por edhe penale.

Adem Krasniqi, personi që e ka shkruar reagimin, ka thënë se kërkon falje që shkroi në emër të Senatit pa kërkuar leje, mirëpo thotë se nuk është bërë pishman për përmbajtjen e reagimit.

“Dje pasdite, në këtë faqe që thirret në emër të Senatit të “Universitetit të Prishtinës”, kam bërë një postim personalisht, ku kam kritikuar; stafin akademik, stafin e Universitetit të Prishtinës, dhe të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi morale dhe institucionale për vdekjen e djaloshit, studentit të Mjekësisë, që një ditë do i shërbente vendit tonë si një mjek shembullor, pasi i tillë ka qenë edhe gjatë studimeve”, ka thënë Krasniqi.
“Reagimi im, ka qenë në emër të çdo studenti, unë kërkoj falje publike që kam përdorur faqen e Senatit, pa leje paraprake dhe për këtë mbaj çdo lloj të përgjegjësisë, por nuk i kërkoj askujt falje për përmbajtjen e shkrimit pasi që aty me pak fjale, tregohet për gjendjen e mjerueshme që po vazhdon në çdo cep të Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Krasniqi.

Të martën Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada, ka thënë se Leutrimi ishte student shembullor dhe se e kishte përfunduar me sukses fazën e parë të provimit të Gjinekologjisë, lëndë kjo e cila ligjërohet nga Paçarada.

Ajo ka thënë se mjekët e Klinikës së Kardiokirurgjisë kanë punuar 10 orë me pacientin, mirëpo ai nuk ka arritur të mbijetojë. Ndërsa ka pohuar se kolegët e Leutrimit i kanë thënë Paqaradës se ai ka pasur probleme shëndetësore që nga fëmijëria.

Leutrimi është varrosur të martën në varrezat e fshatit Topliqan të Suharekës.

Si u burgos tirazhi i librit të parë shqip

0

Studimi i Mesharit të Gjon Buzukut, i porositur nga Instituti i Shkencave, i kushtoi Eqrem Çabejt 10 vite punë (1957-1967) dhe gjithashtu mjaft para nga buxheti shtetëror, pasi shtypja e tij cilësore u porosit në Rumani. Libri doli nga shtypshkronja në 1967, vit ky nismëtar i revolucionit kulturor dhe i mbylljes së objekteve të kultit. Pak rëndësi kishte se Meshari i Gjon Buzukut ishte libri ynë i parë shqip, tirazhi i tij u burgos i gjithi në bodrumet e Akademisë së Shkencave. Nisur nga rëndësia e këtij libri, nga mungesa e tij në treg e në shkolla dhe nga gjendja jo e mirë e kopjeve të mbetura, e poashtu falë zhvillimeve teknologjike të kohës të cilat mundësuan një riprodhim tejet cilësor të origjinalit, Botime Çabej e risolli këtë tekst në treg në vitin 2013.

Ky ribotim është një version anastatik i botimit të vitit 1968, i cili përfshin faksimilen e tekstit origjinal të vitit 1555, transliterimin dhe transkribimin e tij, si dhe hyrjen e gjatë studimore të dijetarit Eqrem Çabej. Që nga botimi e deri më 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur. Më 1740 u zbulua ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Gjithë gëzim për këtë gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe. Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik në alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe.

Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194. Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane. Me 1968, gjuhëtari i shquar shqiptar Eqerem Çabej, botoi studimin shkencor te veprës së Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhën dhe meritat e autorit. Ekspozimi i veprës origjinale për herë të parë në Shqipëri u arrit në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit të tij.

A është kjo fatkeqësi apo fatmirësi, s’mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qenë ne listën e atyre librave që kanë qenë të ndaluar. Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetëm kjo që është e gjymtuar. Kjo ndoshta, është arsyeja që sot gjenden vetëm në dy kopje të fshehura e të harruara që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet me sa duket ka qenë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket, e kanë pasur nëpër duar. Ne pasthënien e veprës , Buzuku I kërkon falje për gabimet e shtypit duke folur dhe për vështirësitë e botimit. Ai thekson se ndihet krenar qe harton veprës e pate me një subjekt te tille, që ishte mjaft e vështirë për kultivimin e shkrimit shqip. Eqerem Cabej,ishte i pari ne studimin e tije qe vuri re shtate psalmet pendestare, te mesharit te gjon Buzuku Kane bukurinë e një veprës artistike. Rëndësia e “Mesharit “për gjuhen letërsinë dhe kulturën shqiptare është monumentale.

Aty gjendet shqipja dhe gjendja e saje ne kohen e botimit, me një pasuri te madhe te fjalorit, më gegërishten veriore dhe trajta qe do dalin me vone ne toskërishten dhe te folurën arbëreshe.

Çohu!

0

Primo Levi (1919-1987) shkrimtar, poet dhe kimist italian me prejardhje çifute, i mbijetuar prej kampeve naziste.

Ëndërronim ato netë të egra
Ëndrra të rënda e të dhunshme
Me trup e shpirt ëndërronim:
Të ktheheshim, të hanim, të rrëfenim.
Deri sa dëgjohej shkurt, prerë,
Komanda që pa gdhirë:
“Çohu!”

Dhe zemra çahej në gjoks.
Tani jemi në shtëpi,
Barkun më në fund e ngopëm,
Rrëfyem ç’patëm për të thënë.
Erdhi koha prapë.
Së shpejti sërish kemi për të dëgjuar
Atë komandën në gjuhë të huaj:
“Çohu!”

Shqipëroi Maksim Rakipaj

Vetëvendosje në Prizren: Kosova po rrezikohet nga Hashim Thaçi

0

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, mbrëmë ka mbajtur një tubim me qytetarë dhe anëtarë të saj në lagjen “ Dardania”.

Në këtë tubim është bërë thirrja për mobilizim të protestës së 29 shtatorit.
Kryetari i Vetëvenodjes në Prizren, Artan Abrashi, tha se protesta do të mbahet për shkak se vendi po rrezikohet nga presidenti Hashim Thaçi.

“Me zhvillimet e fundit politike dhe deklaratat e kryetarit, Hashim Thaçi, po rrezikohet shteti, dhe ne jemi të obliguar që ta mbrojmë atë”, , theksoi ai.

Deputeti i LVV-së nga Prizreni në Kuvendin e Kosovës, Arbër Rexhaj, tha se protesta e së shtunës duhet të jetë sa më masovike, për faktin se gjendja në vend është alarmante nga veprimet e Hashim Thaçit.

Ndërkaq, deputeti Liburn Aliu, tha se negociatat me Serbinë, kryetari i shtetit po i shfrytëzon në shërbim të qëndrimit të tij në politikë, por në dëm të interesave të shtetit të Kosovës me paralajmërimin e marrëveshjeve të rrezikshme me palën serbe.

“ Vendi ndodhet në rrezik, andaj, duhet protestuar për të parandaluar marrëveshjet që dëmtojnë interesat e Kosovës”./tvpz/