34.3 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025
Home Blog Page 4604

Ndërron jetë poeti nga Hasi, Nuri Përvizi

0

Ka ndërruar jetë poeti nga Hasi Nuri Përvizi.

Përvizi u lind më 19. 06. 1041 në Krajk të Hasit.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe Zym, të mesmen në Rugovë Hasit si dhe Normale në Prizren. Punoi mësues në fshatrat Hasit si: Plane, Demjan, Zym, Mazrek, Gjonaj dhe 8 vitet e fundit në vendlindje ku edhe u pensionua.

Ishte anëtarë i KL “Fan Noli” të Prizrenit, i Lidhjes së Shkrimtareve të Kosovës, i KL “Shtjefën Gjeçovi” në Zymë të Hasit si dhe bashkëpunëtor i revistës “Fidani” në Prizren./PrizrenPress.com/

Botoi këto vepra:
Autori botoi:
1. Shtegtim – poezi për të rritur
2. Falë zemrën – poezi për fëmijë
3. Shkrepa Hasi – poezi për fëmijë
4. Shka thojnë në Has – proverba
5. Dallgë në det – poezi për të rritur
6. Valë më valë – poezi për fëmijë
7. Eksod – poemë
8. Molla në flamur – poezi për fëmijë
9. Kush ka faj – poezi për fëmijë
10. Jeni të mirë – poezi për fëmijë
11. Çka tha gjyshi – poezi për fëmijë
12. Përshëndetje – poezi për fëmijë
13. Konventë bishe, poezi për fëmijë
14. Shka thojnë në Has II (FJALË TË URTA)
15. Ditë nata, poezi për të rritur
16. Pata veç një fjalë, (Poezi satirike)
17. Varg i pakëputur (Vjersha për fëmijë)
La në dorëshkrim edhe disa sosh.

VV cakton orarin e nisjes së autobusëve për protestë, në Prizren në ora 11:30

0

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar orarin e nisjes nga secila komunë e Kosovës për protestën e cila do të mbahet të shtunën,  me 29 shtator, nga ora 14:00 në Prishtinë.

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje nën moton “Një popull s’i nënshktohet një njeriu” do të organizohet kundër presidentit Hashim Thaçi dhe idesë së tij për shkëmbimin e territorit me Serbinë në fazën e fundit të dialogut.

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është përkrahur nga partitë opozitare si PSD apo edhe LDK por ajo ka marrë mbështetje nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Haskuka lut qytetarët e Prizrenit për kujdes nga erërat e forta

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se erëra të forta parashihet të ketë edhe në qytetin e Prizrenit.

“Sipas parashikimeve, në rajonin tonë parashihet të ketë erëra të forta gjatë orëve në vijim dhe për këtë arsye Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri është në gatishmëri për çdo rast” ka shkruar Haskuka në Facebook.

Ai po ashtu kal lutur qytetarët e komunës të telefonojnë në Qendrën e Thirrjeve pa pagesë në rast të ndonjë emergjence.

“Luten qytetarët që të jenë vigjilentë dhe në rast të ndonjë emergjence të na njoftojnë në Qendrën e Thirrjeve tek numri pa pagesë 0800 19 200 apo në Viber dhe WhatsApp tek numri +383 45 119 200” ka shkruar Haskuka.

Ministri Gashi: Viti 2019 do jetë vit i ndryshimit të madh për rininë e Kosovës

0

 

 

Rreth 250 të rinj sot, në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u pajisën me certifikata për trajnimet në kuadër të shkathtësive të buta duke zhvilluar shkathtësitë e tyre përmes edukimit joformal.

Të rinjtë nga shtatë regjionet e Kosovës, nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovës, për tre muaj janë trajnuar për zhvillimin e shkathtësive për të aplikuar për punë, si shkrimi i CV-së, letrës motivuese, hulumtimi i konkurseve të punës, për të komunikuar, prezantimi në intervista pune, komunikim i shkruar, komunikimi verbal, shkathtësitë e Mendimit Kritik, Shkathtësitë e Zgjidhjes së Problemit dhe Kreativitetit.

Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi, tha se kjo ceremoni konfirmon përkushtimin e MKRS-së për përkrahjen dhe fuqizimin e rinisë në Kosovë.

“Jemi vënë bashkërisht në shërbim të komunitetit rinor për ta fuqizuar dhe nxitur pjesëmarrjen e tij në proceset vendimmarrëse dhe për të mbështetur edukimin e tyre të mëtejmë duke ndikuar kësisoj edhe në rritjen e punësimit të tyre”, u shpreh ministri Gashi.

“Kosova ka një proporcion të madh të të rinjve dhe të rejave, që kanë potencial për zhvillim. Prandaj, investimi në rini, në ngritjen e kapaciteteve të tyre paraqesin disa nga prioritetet kryesore të MKRS-së. Ky investim në rininë tonë është një investim i mirëfilltë që do të ndikojë në mënyrë direkte apo indirekte në punësimin e tyre”, tha ministri duke shpjeguar se ky trajnim ka përfshirë të rinj nga shtatë regjionet e Kosovës.

Ministri tregoi edhe qëllimin e këtij trajnimi i cili ka pasur synim ngritjen e shkathtësive jetësore për t’i përgatitur të rinjtë për tregun e punës.

“Përmes këtyre trajnimeve e moduleve, u është dhënë mundësia e përgatitjes së të rinjve për tregun e punës nga të gjitha komunitetet që jetojnë në vendin tonë si shqiptar, serbë, romë, ashkali, egjiptas, turq etj., si dhe kemi prekur të gjitha grupet e margjinalizuara, femrat e reja në zonat rurale dhe personat me nevoja të veçanta”, u shpreh ministri Gashi duke u zotuar se personalisht dhe stafi i tij do të jenë në shërbim të të gjithë të rinjve për të siguruar një perspektivë dhe një jetë më me dinjitet për të rinjtë e Republikës së Kosovës.

“Do ta kemi një fond rinor për herë të parë në Kosovë. Nuk do lejojmë që të rinjtë tanë të largohen nga Kosova. E di që është problem i madh por bashkë mund t’ia dalim. Konfirmoj para jush se si ministër por edhe departamenti dhe gjithë kabineti do jenë në shërbim të tyre. Viti 2019 do jetë vit i ndryshimit të madh për rininë e Kosovës”, theksoi në fund ministri Gashi.

 Xhevat Bajrami, drejtor i Rinisë në departamentin e MKRS, tha se ashtu si Qeveria edhe MKRS ofron programe të ndryshme për të rritur punësimin e të rinjve.

“Ne kemi ofruar programe e trajnime për t’iu dhënë një shans për tregun e punës. Dua të ritheksoj se për ne si departament mbetet prioritet të kemi një rini të shëndoshë”.

Ndërkaq, Besnik Krasniqi, përfaqësues i organizatës, tha se edhe sektori privat kërkon këto shkathtësi. “Ne që kemi qenë direkt në këtë pumë është kënaqësi të punojmë me të rinjtë që kanë një entuziazëm të madh për të zhvilluar karrierën e tyre”.

Ndërsa në fund u bë ndarja e certifikatave për trajnimin për shkathtësitë e buta.

Joshua nuk do të ndeshet me Wilderin, mediat zbulojnë kundërshtarin e tij

0

Anthony Joshua nuk do të ndeshet me Deontay Wilder, por me Dillian Whyte, bëjnë të ditur mediat në Angli.

Sipas The Times, kundërshtari i kampionit të peshave të rënda në kategoritë WBA, WBO, IBF dhe IBO, do të duelojë me Dillian Whyte, përcjell Insporti.

Wilder do të ishte një meç i profilit më të lartë, por sipas The Times, kjo ndeshej mund të mos organizohet me kohë.

Andaj, me shumë gjasë Whyte do të jetë kundërshtari i radhës i Joshuas, të cilin e kishte rrahur në dhjetor të vitit 2015.

Kurse, promotori Eddie Hearn pas triumfit të Joshuas ndaj Povetkinit bëri të ditur se nëse nuk është Deontay Wilder, atëherë kundërshtari i ardhshëm i Joshuas do të jetë Dillian Whyte.

Wilder do të boksojë me Tyson Furyn, në dhjetor të këtij viti, për titullin e WBC në peshat e rënda.

Prizrenit i shtohet edhe një shatërvan (Foto)

0

Shatërvani i Prizrenit është një nga lokacionet më të vizituara të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ai është një atraksion jo vetëm për kosovarët por edhe për turistët që vinë ta vizitojnë Kosovën.

Përveç rëndësisë kulturore, shatërvani në Prizren ka qenë pikë takimi edhe i shumë bizneseve dhe qytetarëve që kanë kryer shërbime biznesore.

Por me kalimin e shekujve dhe me zhvillimet industriale dhe ekonomike, kanë ndryshuar edhe kërkesat e bizneseve së bashku me kërkesën e qytetarëve dhe për këtë vetëm një Shatërvan nuk është më i mjaftueshëm.

Sidomos jo ky që është tani. Tash e tutje, kompania “ABI” ka menduar të sjellë një tjetër Shatërvan në Prizren. Më modern, më i madh, më atraktiv dhe mbi të gjitha një vend i ri për takime biznesore.

Një koncept i menduar prej shumë vitesh, “ABI” do t’jua sjellë më 29.09.2018, të quajtur, “ABI Çarshia”, në rrugën “Tirana” në Prizren ku kjo çarshi pritet t’i ketë më shumë se 80 dyqane.

Abi carshia

Prej këndeve të fëmijëve, bendeve të veshmbathjes, restoranteve dhe shërbimeve zbavitëse, ABI Çarshia është e pajisur me hapësirat dhe partnerët e nevojshëm që t’ju garantojë kalim sa më të mbarë dhe përjetim të maksimumit që mund të ofron shoppingu modern.

Po ashtu, “ABI Çarshia” ka menduar edhe për konsumatorët e saj. Ajo është kujdesur që çdo vizitorë i “ABI Çarshia”, mos të ketë probleme me vend parkim. Ajo ka ofruar një hapësirë parkingu nëntokësor me rreth 350 vende dhe me një parking të jashtëm më shumë se 450 vende.

Abi Center prizren, Prizre, shoping center

Ndër tjera “ABI Çarshia” nuk i ka harruar edhe më të vegjlit e saj. Një hapësirë të madhe lodrash e cila konsiderohet të jetë hapësira më e madhe argëtuese për fëmijë në rajon.

Abi Carshia, Abi Center, Prizren

Ëndrrat dhe dëshirat tash e tutje do t’i plotësoni tek “ABI Çarshia”. /Insajderi.com

Rahoveci rrënon objektet e vjetra që rrezikojnë qytetarët

0

Përmes projektit rrënimi i objekteve pa leje si dhe objekteve të vjetra, në përkujdesjen e drejtorisë së Inspeksionit  të komunës së Rahovecit, ka nisur rrënimi i këtyre objekteve të cilët nga zyrtarët komunal, janë vlerësuar si objekte që paraqesin rrezik për qytetarë.

Ecurinë e projektit nga afër e kanë parë sot, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi dhe drejtori i Inspeksionit, Besnik Hoti.

Ky i fundit është shprehur se fillimi i rrënimit të objekteve të vjetra të cilat paraqesin rrezik për qytetarë ka ardhur si rezultat i vlerësimit të bërë nga zyrtarët komunal

Kjo komunë njofton se është rrënuar objekti i vjetër i shkollës“ Mustafë Ibishi”  në fshatin Kramovik, objekti i vjetër i shkollës së mesme dhe ai i stacionit të policisë në fshatin Ratkoc.

Hoti thotë se në ditët në vazhdim do të rrënohen objektet të tjera, që përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve dhe objekteve që paraqesin pengesë për zhvillimin infrastrukturor e urban në këtë komunë

Grabitja e shekullit, ‘fluturon’ kontenieri me 100 milionë dollarë

0

Autoritetet liberiane kanë nisur hetimet për atë që konsiderohet si grabitja e shekullit. Bëhet fjalë një sasi të madhe kartëmonedhash vendase me vlerë 100 milionë dollarë amerikanë, të grabitura teksa hynin në vend përmes portit të kryeqytetit Monrovia.

Shuma e konsiderueshme ndodhej në një kontenier. Kartëmonedhat, të gjitha dollarë liberianë ishin të saposhtypura jashtë vendit dhe do të transportoheshin drejt bankës shtetërore, shkruan Klan.tv. Vjedhja ka ndodhur nëntorin e vitit të kaluar por hetimi nisi më 8 husht.

Presidenti i vendit George Ueah, futbollist i famshëm që në 30 vitet e fundit ka luajtur me ekipe me famë botërore si PSG, Milan, Manchester City e Chelsea, akuzoi qeverinë pararendëse për grabitjen. Shuma e konsiderueshme përbën 5% të buxhetit dhe ka ndikim mjaft negativ në ekonominë e vendit të varfër afrikan.

82 vdekje në trafik në gjysmën e parë të vitit

0

Periudha janar- gusht e këtij viti ka shënuar gjithsej 10 mijë e 507 aksidente trafiku në të gjithë Kosovën.

Nga të gjitha këto aksidente, 63 kanë qenë me fatalitet ku 82 persona kanë vdekur.

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Përgjithshme e Policisë me anë të disa statistikave, drejtuar KALLXO.com, ka treguar se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, aksidente me fatalitet kanë qenë 76, pra  13 më shumë se këtë vit.

Numri i të vdekurve në aksidente trafiku vitin e kaluar ka qenë 85, tre më shumë se këtë vit.

8 mijë e 312 persona kanë marrë lëndime nga aksidentet të cilat janë raportuar me lëndime trupore.

Sipas statistikave, këtë vit numri i aksidenteve me lëndime ka rënë për 366 më pak se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Aksidente të cilat janë raportuar me dëme materiale sipas statistikave janë gjithsej 6 mijë e 312.

Policia në statistika ka paraqitur edhe numrin e tiketave të shqiptuara në trafik, numri i të cilave është 274 mijë e 717.

 

Joshua: Nëse Wilder humb ndaj Furyt, do të përballem me këtë boksier

0

Boksieri britanik Anthony Joshua, që numëron 22 fitore e asnjë humbje, ka deklaruar se është gati të përballet me amerikanin Deontay Wilder në prillin e vitit të ardhshëm edhe nëse ky i fundit do ta humb duelin e 1 dhjetorit ndaj Tyson Furyt.

Joshua, kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, IBO, WBA e WBO, mposhti më 22 shtator rusin Alexander Povetkin, duke qëndruar i pampopshtur, ashtu sikurse janë edhe Wilder e Fury, që do të pëërballen mes tyre në Los Angeles ditën e parë të dhjetorit.

Në atë sfidë, Wilder, kampion bote në kategorinë WBC, mund të humbasë titullin, por kjo nuk do të ndalë Joshua të duelojë ndaj amerikanit në prill të 2019-ës.

“Edhe nëse humb unë sërish jam gati të përballem me Wilder, pasi është një kampion dhe emër i madh dhe njerëzit duan ta shohin me çdo kusht sfidën tonë. Ndaj, sido që të dalë dueli me Fury, unë do të dueloj me Wilder”, tha Joshua, që duke folur për Fury, shtoi: “E këshilloj të mos fokusohet tek unë, por te Wilder dhe vetëm kështu mund të bëjë një duel të mirë. Ai ka një plan të mirë, ndaj i uroj fat”.