17.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025
Home Blog Page 4607

Fushata për liberalizimin e vizave në Prizren

0

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se fushata për liberalizimit të vizave në të gjitha komunat e Kosovës, duke vijuar në Prizren dhe Mitrovicë.

Ministrja ka theksuar në rrjetin social se “të rinjtë tanë, duhet të informohen drejt dhe të kenë kujdes që të mos i shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në shtetet e Shëngenit, sepse do të sjellin dëme për vete, por edhe për vendin”.

Postimi i plotë i mMinistres Hoxha:

“Fushata e filluar kohë më parë për liberalizimin e vizave po vijon në të gjitha komunat e Kosovës, radha ishte te Prizreni dhe Mitrovica, ku të rinjtë shpërndanë fletëpalosje.

Qytetarët do të informohen edhe nëpërmjet medias dhe mënyrave tjera me ato që duhet ditur, çka është liberalizimi dhe çka nuk është liberalizimi.

Të rinjtë tanë, duhet të informohen drejt dhe të kenë kujdes që të mos i shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në shtetet e Shëngenit, sepse do të sjellin dëme për vete, por edhe për vendin”, ka shkruar Hoxha. /Telegrafi/

Vihet guri themeltar për objektin e ri shkollor në Tërrnje

0

Autoritetet komunale të Suharekës dhe ata të Ministrisë së Arsimit të premten kanë vënë gurin themeltar për ndërtesën e re të shkollës në fshatin Tërrnje.

Me këtë rast kreu i Komunës, Bali Muharremaj, është zotuar se komuniteti shkollor në këtë lokalitet do të ketë ndërtesë të re shkollore dhe kushte më të mira pune në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Ndërsa ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, ka theksuar se krahas hapësirave të reja nevojitet edhe arritja e standardeve për arsim cilësor.

Zyra komunale për informim ka njoftuar se para banorëve të fshatit Tërrnje, nxënësve dhe mësimdhënësve, kreu i Komunës, Bali Muharremaj, “ka premtuar se në shtatorin e ardhshëm nxënësit e shkollës së Tërrnjës do të mësojnë në objekt të ri dhe me kushte shumë të mira”.

“Fjalët që i kam dhënë më herët po fillojmë me i realizua. Fshati Tërrnje ka dhënë shumë deri tash, me dekada ka dhënë Tërrnja. E meritoni edhe më shumë se kaq. Mos harroni për herë të parë ka me ndodh në Republikën e Kosovës, një shkollë po fillon sot dhe mbajeni në mend më 21 gusht vitin e ardhshëm, kjo shkollë do të lëshohet në përdorim. Unë ju premtojë se ju do të mësoni vitin e ardhshëm në shkollën e re”, ka thënë Muharremaj, përcjellë ZI.

Ndërkaq Zyra për informim e MASHT-it ka njoftuar se ministri Shyqiri Bytyqi, bashkë me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kanë vënë gurin themeltar të shkollës fillore “Vaso Pashë Shkodrani”, në Tërrnje të Suharekës. Sipas njoftimit ministri Bytyqi ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe banorët e kësaj ane për fillimin e ndërtimit të shkollës së re, për të cilën tha se do të ofrojë kushte më të mira për arsim cilësor.

“Nëse flasim për zhvillim të vendit tonë, është kot të flasim nëse nuk kemi arsim cilësor dhe kjo është e vetmja mënyrë që të kemi një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka thënë ministri Bytyqi.

Ai ka theksuar gatishmërinë e MAShT-it për ta përkrahur Komunën e Suharekës dhe shkollën, e cila po fillon të ndërtohet, ndërsa tha se përveç krijimit të kushteve më të mira, me angazhimin e të gjithëve, sidomos të mësimdhënësve, do të mund të ngrihet cilësia në arsim.

“Nuk ka dyshim që mësimdhënësit po japin kontribut të madh, por kemi nevojë akoma më shumë në mënyrë që fëmijët tanë të kenë shkathtësi dhe kompetenca të duhura dhe të jenë të barabartë me të gjithë fëmijët kudo në Evropë”, është shprehur Bytyqi.

Objekti i ri shkollor është paraparë të fillojë të shfrytëzohet nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Vaso Pashë Shkodrani” në fillim të vitit të ardhshëm shkollor.

Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës, kryetari i fshatit Tërrnje, Enver Shabani, e ka quajtur ditë të vecantë vënien e gurit themeltar për ndërtimin e shkollës. “Shkolla do të ketë 10 dhoma mësimi dhe vlera e projektit është mbi 300 mijë euro, mjete këto nga buxheti i Komunës”, shkruan në komunikatën e ZI-së së Suharekës.

Ndalohet një tjetër polic dhe një turk

0

Pak orë pas arrestimit të një kontrolloreje të Komisariatit të Riansit, policia ka ndaluar një tjetër polic për korrupsion aktiv, për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri dhe shpërdorim detyre, si dhe një shtetas turk.

Policia tha në një njoftim për median se është ndaluar Gazmir Dega, punonjës policie në Komisariatin nr. 1 në Tiranë dhe Servet Aksoy, 44 vjeç, nga Turqia./Tv.klan.

Më herët, në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrance kontrollorja e Komisariatit Rinas pasi dyshohet se lejoi kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq.

Anulohet vizita studimore e anëtarëve të Kuvendit në Dragash

0

Laurat Krasniqi, asambleist i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Dragashit ka njoftuar se është anuluar vizita studimore e anëtarëve të kuvendit komunal të Dragashit.

Krasniqi thotë se anulimi ndodhi pas angazhimit dhe konsistencës së tij.

Kujtojmë se Komuna e Dragashit kishte planifikuar ti dërgojë delegatët dhe punëtorët tjerë në një vizitë studimore në disa qytete të Shqipërisë dhe Maqedonisë, njofton Opoja Sot.

Postimi i plotë

Anulohet “Vizita Studimore” e anëtarëve të kuvendit komunal të Dragashit.

Falë angazhimit dhe konsistences time në qëndrime kemi arriturr të ja kursejmë buxhetit të komunës 9,500.00€.

Do të angazhohem edhe në te ardhmen që procese të tilla të cilat e dëmtojnë buxhetin e komunes t’i ndalojmë.
Efekti opozitës në Sharr! ? ? ? ?./Opoja Sot/

Tre fëmijë sulmohen me thikë në çerdhe

0

Pesë persona, mes tyre tre vajza të vogla mbetën të plagosura me thikë, në një çerdhe në Queens të New York.

Si përgjegjëse për ngjarjen e kësaj të premteje, policia arrestoi një grua, ndërsa momentalisht nuk bëhen me dije motivet e këtij veprimi.

Gruaja e arrestuar u gjet në bodrumin e godinës, ku kishte prerë edhe damarët e dorës së majtë.

Foshnjat e plagosura janë njëra 5 ditëshe, tjetra 20 ditëshe dhe e fundit një muajshe.

Dy prej tyre u plagosën në veshë dhe buzë, ndërsa tjetra në stomak, teksa gjendja e tyre paraqitet kritike.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti një thikë kasapi. Ndërkohë krahas gruas dhe tre foshnjave, mbeti i plagosur edhe një person tjetër që punonte në çerdhe.

Vetëvendosje në Prizren, mobilizohet për protestën e 29 shtatorit 

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, ka filluar të mobilizohet  për protestat e 29 shtatorit në Prishtinë.

Anëtarët e këtij subjekti politik, kërkojnë mbështetje të qytetarëve për të ndalur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për ndryshimin e kufirit me Serbinë.

Prizreni është mbushur me parullën “ Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka konfirmuar ditë më parë  se më 29 shtator, e shtunë, me fillim prej orës 14:00 do të protestojë në sheshin e Prishtinës. Sipas tij, populli i Kosovës nuk do t’i nënshtrohet një njeriu si presidenti Hashim Thaçi dhe se protestat janë të domosdoshme.

Ai, në një takim që ka pasur me banorët e fshatit Atmaxhë të Prizrenit, ka kërkuar mobilizim për të ndalur Thaçin.

Ai ka thënë se Thaçi po i mashtron qytetarët e Luginës se mund të bëjë bashkim me Kosovën dhe se Thaçi po luan lojëra të rrezikshme për vendin.

“Jo vetëm që nuk i besojmë dhe se është mashtrim i madh”, ka thënë Kurti, shkruan “PrizrenPress”.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe deputetët Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku.

Rexhaj e Millaku, mbështetjen e qytetarëve për protestën e 29 shtatorit, po e kërkojnë edhe përmes ‘spoteve’ në rrejtët sociale.

“Ne nuk mund të humbim kohë . Hashim Thaçin duhet ta dërgojmë në shtëpi sa më parë. Një president që në vend që të nderojë dëshmorët e vetë, ai nderon ata që vranë e masakruan civil shqiptar…:, shprehet Rexhaj.

Vetëvendosje në Prizren, ka paralajmëruar se gjatë javës do të zhvillohen takime në lagje e fshatra të ndryshme për të mobilizuar qytetarët për protestën e 29 shkurtit në Prishtinë./PrizrenPress.com/

Jurgen Klopp e ka një super-lajm për Xherdan Shaqirin

0

Xherdan Shaqiri erdhi me bujë të madhe te skuadra e Liverpoolit, mirëpo në ndeshjet e para të këtij edicioni, nuk ka luajtur edhe aq shumë te ekipi i trajnerit gjerman, Jurgen Klopp. Ky i fundit thekson se reprezentuesi i Zvicrës do ta ketë rastin që të luajë në ndeshjet e ardhshme.

“Shaqiri e duan të gjithë, kjo është e gjitha dhe pa minuta të duhura, ky është një gabim i imi dhe jo i tij. Ai ka bërë gjithçka për të luajtur, të jem i sinqertë. Unë bëra vendime të ndryshme, por koha e tij te Liverpooli do të vijë, kjo ëhtë e sigurt”, deklaroi Klopp.Liverpool në këtë edicion po shkëlqen në Premierligë si dhe në Ligën e Kampionëve.

Në sa ora zhvillohet sonte meçi mes Joshuas dhe Povetkinit?

0

Sonte zhvillohet meçi për titujt e botës në versionet WBO, WBA, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, ku kampioni aktual botëror Anthony Joshua sfidohet nga Alexander Povetkin.

Meçi zhvillohet në stadiumin Wembley në Londër dhe pritet të jenë të pranishëm rreth 90 mijë shikues në vendin e ngjarjes dhe dhjetëra miliona njerëz në mbarë botën.

Dy boksierët kryen dje matjet zyrtare. Pesha zyrtare e Joshuas për këtë meç është 111,6 kg, kurse e Povetkinit është 100,7 kg.

Diferenca në peshë vërehet në konstruktin trupor të të dy boksierëve dhe “fakti që Povetkin është shumë më i lehtë nuk do të thotë që në ring do të jetë më i shpejtë”, thonë analistët e boksit në mediat ndërkombëtare.

Joshua ka deri më tani 21 fitore në po aq duele, kurse Povektin ka 34 fitore dhe 1 humbje në 35 meçe si profesionist.

Interesant është fakti që të dy boksierët kanë qenë edhe kampionë olimpikë si amatorë, në kategorinë e rëndë.

Meçi mes Joshuas dhe Povetkinit është paraparë të zhvillohet sonte në ora 22:30. /Insporti.com/

Gjyqtari ofendohet nga publiku në gjykimin për krime lufte në Krushë të Vogël

0

Në gjykimin e Darko Tasiq, i akuzuar për krime të luftës, sot para Gjykatës Themelore të Prizrenit dëshmoi dëshmitari Kasum Hajdari.

Dëshmitari tregoi që si bashkëfshatar dhe fqinj të afërt që ishin me familjen Tasiq, kishin pasur raporte të mira “derisa një vit para luftës nisën provokimet nga ana e tyre”.

“Unë kam bajtur zhavorr dhe transportin e kisha në Hoçë të Vogël, ndërsa Darko më provokonte duke më thënë që po i ndihmoj UÇK-së në shtrimin e rrugëve, në mënyrë që ata të veprojnë”, tha dëshmitari Hajdari para gjykatës.

“Shtëpia ime ka qenë e katërta me radhë, në të cilën shtëpi kemi qenë përafërsisht 12 veta. Aty afër ka qenë një mulli i joni ku janë pozicionuar policia dhe ushtria serbe dhe gradualisht kanë filluar të futen në dyert tona. Në pronën time kanë qenë rreth 30-40 ushtarë dhe rreth 10 policë. Në oborrin tim kanë qenë 4 ose 5 kamionë të ushtrisë serbe, ndërsa në oborret e Bajram, Musa dhe Malush Hajdarit ishin gjithsej 8 kamionë të tyre”, rrëfente Kasum Hajdari.

Mbrojtësi i të akuzuarit avokati Dejan Vasiq, e pyeti dëshmitarin se sa vjeç ka qenë vëllai i tij Arbeni si pjesëtar i UÇK-së dhe çka ka ndodhur kur ka ardhur policia tek ju?

Kryetari i trupit gjykues Artan Serjani, ia refuzoi këtë pyetje, pasi që prokurorja Drita Hajdari e kundërshtoi me arsyetimin se kjo pyetje nuk ka relevancë në këtë shqyrtim.

Dëshmitari Hajdari tha se e kishte parë Darkon me motokultivator, teksa po merrte gjësendet shtëpiake në shtëpinë e axhës së tij Dervishit.

“Është e vërtetë, unë kam parë Sveta, Sreçko dhe Darko Tasiq në mesin e ushtarëve dhe policëve serbë, dhe sendet që i kanë marrë gjysmën i kam gjetur në shtëpinë e Darkos”, tha ai.

Tasiq po akuzohet se këto krime i kreu në Kosovë në marsin e vitit 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit.

Pas kësaj, dëshmitari rrëfeu se si marsin e vitit 1999, janë dëbuar nga shtëpia e tij te shtëpia e Malush Hajdarit.

“Në shtëpinë tonë kanë marrë bukë dhe na kanë dhënë edhe neve. Aty ka qenë edhe Teodor Stanqiq i cili na ka thënë se kishte plane që neve të na lironte, ai bëri me dorë nga pjesa e Hasit dhe na tha se mund të shkojmë në kasarne (kazermë) në Prizren sepse aty ka mbrojtje”, tha dëshmitari Hajdari.

Avokati Vasiq theksonte se dëshmitari Hajdari në deklaratën e 16 Nëntorit 2012, nuk e ka përmendur të mbrojturin e tij Darkon.

Ndërsa prokurorja speciale Drita Hajdari kishte vërejtje duke shtuar se dëshmitari gjithmonë e ka përmendur Darkon.

Prokurorja Drita Hajdari, kishte shumë vërejtje në mënyrën e marrjes në pyetje nga ana e avokatit Vasiq, duke e konsideruar këtë në kundërshtim me dispozitat ligjore të cilat e përcaktojnë mënyrën e tërthortë të marrjes në pyetje të dëshmitarit, pasi që disa prej pyetjeve ishin bërë në seancën e kaluar nga ana e saj.

“Avokati Dejan Vasiq është duke i parashtruar pyetje direkte dëshmitarit. Kjo është turp, andaj ju lutem kryetar i trupit gjykues që të ndalet kjo mënyrë e pyetjeve dhe avokati ta marrë dëshminë e dëshmitarit në harmoni me ligjin”, theksoi prokurorja Hajdari.

Pas kësaj, një person- anëtar i familjes Shehu nga Krusha e Vogël, i cili kishte humbur 14 anëtarë të familjes së tij, nga publiku i drejtoi fjalë ofenduese gjyqtarit.

“Turp të kesh, bashkëpunëtor i kriminelëve”, tha ai.

Pas kësaj, gjyqtari Serjani mori vendim që personi që ofendoi të nxirret jashtë sallës.

Tasiq ishte deklaruar i pafajshëm, duke mohuar pretendimet e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria pretendon se Tasiq ndërmjet datave 15 dhe 26 mars 1999, në lagjen e njohur si lagjja “Hajdari”, në Krushë të Vogël të Prizrenit, në cilësinë e tij si pjesëtar i forcave rezervë  të Policisë së Jugosllavisë, në bashkëkryerje me kryes të tjerë ende të papërcaktuar mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim i paligjshëm dhe të qëllimshëm i pasurisë (djegie të shtëpive) dhe vjedhje të pasurisë.

Sipas aktakuzës e gjithë kjo nuk justifikohej me nevojat ushtarake, e që rezultoi me djegien e shtëpive, marrjen e automjeteve, makinerisë bujqësore dhe sendeve të tjera me vlerë që i përkisnin Kasum Hajdarit si dhe anëtarëve tjerë të familjes.

Me këto veprime sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se ka kryer veprën penale të plaçkitjes, shkatërrimit të qëllimshëm dhe sulmit të rëndë ndaj dinjitetit njerëzor.

Pika tjetër e aktakuzës që e ngarkon Tasiq, është se ndërmjet datave 26-27 mars 1999, si pjesëtar rezervë i Policisë së Jugosllavisë së bashku me kryes të tjerë të forcave të MPB-së, mori pjesë në përdhosjen e trupave të pajetë, të një numri të personave të paidentifikuar duke i djegur ata trupa në mënyrë të paligjshme ose duke kërkuar shkatërrimin e tyre si dhe duke i hedhur në mënyrë të pahijshme në Lumin Drin, në një vend që ndodhet jashtë fshatit Krushë e Vogël.

Sipas përshkrimeve të këtyre veprimeve, Tasiq ka kryer sulm të rëndë ose mizor ndaj dinjitetit personal njerëzor.

Kryeministri zbulon kur do t’iu ndalen pensionet veteranëve të rrejshëm

0

Kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar përsëri rreth çështjes së listave të veteranëve.

Kryeministri i vendit ka thënë se janë bërë gabime të mëdha, pasi në listën e veteranëve të rrejshëm janë future veteranët e vërtetë, transmeton gazetametro.net

Po ashtu, Haradinaj ka folur edhe rreth ndalimit të pensioneve për veteranët e rrejshëm.

Ai ka thënë se pensionin do të vazhdojnë ta marrin të gjithë dhe askujt nuk do t’i ndalohet derisa gjykata të marrë një verdikt në lidhje me këtë çështje.

“Askujt nuk i ndalet pensioni, deri sa për të nuk vendosë një gjykatë. Pra pensionin do të vazhdojnë me i marrë të gjithë, të rrejshëm e të pa rrejshëm. Derisa nuk ka një vendim gjykate, do të respektohen të gjithë“, ka thënë Haradinaj.