23.2 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025
Home Blog Page 4608

Qetësia para stuhisë- shikoni matjen e Joshuas dhe Povetkinit

0

Nesër zhvillohet meçi për titujt e botës në versionet WBO, WBA, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, ku kampioni aktual botëror Anthony Joshua sfidohet nga Alexander Povektin, raporton Insporti.Meçi zhvillohet në stadiumin Wembley në Londër dhe pritet të shikohet nga rreth 90 mijë shikues në vendin e ngjarjes dhe dhjetëra miliona njerëz në mbarë botën.

Insporti ju sjell pamjet nga ceremonia e matjes së këtyre dy boksierëve, që zhvillohet tradicionalisht një ditë para meçit dhe paraqet rastin e mirë për fotografim të përbashkët të boksierëve dhe promovim të sponsorëve dhe promotorëve.

.

Pesha zyrtare e Joshuas për këtë meç është 111,6 kg, kurse e Povetkinit është 100,7 kg. Diferenca në peshë vërehet në konstruktin trupor të të dy boksierëve dhe fakti që Povektin është shumë më i lehtë nuk do të thotë që në ring do të jetë më i shpejtë, thonë analistët e boksit në mediat ndërkombëtare.

Insporti raporton se Joshua ka bilës të përsosur deri më tani prej 21 fitoreve dhe po aq duele, kurse Povektin ka 34 fitore dhe 1 humbje në 35 meçet e tij si profesionist, kurse interesant është po ashtu faakti që të dy boksierët kanë qenë edhe kampionë olimpikë si amatorë, në kategorinë e rëndë.

LDK takim me qytetarë të Suharekës

0

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK – së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët e GP- LDK- së morën pjesë sot në tryezë diskutimi të ftuar nga Dega e LDK-së në Suharekë aktivistë të LDK-së, aktivistë të shoqërisë civile si dhe qytetarë të Suharekës.

Në këtë tryezë u diskutua për situatën aktuale politike në vend si dhe për hapat që do të ndermirën në të ardhmen, me theks të veçantë për mbrojtjen e subjektivitetit shtetëror të vendit si dhe për daljen nga kriza insitucionale e shkaktuar nga koalicioni qeverisës, i cili tashmë ka humbur edhe legjitimitetin për ta drejtuar vendin.

Hoti duke i falënderuar për pjesëmarrje të pranishmit dhe Salihaj, kryetar i Degës së LDK- së në Suharekë për organizimin tha se:

“ Me përkrahjen e juaj si dhe me mbështetjen që po marrim çdo ditë nga qytetarët anëmban Kosovës ju garantojmë se nuk do të lejojmë cenimin e sovranitetit të vendit dhe prishjen e rendit kushtetues të tij.
Ne e dimë se rrugë tjetër përveç dialogut nuk ka por ai duhet të zhvillohet nga njerëz të mandatuar dhe në përputhje me interesat e qytetarëve. Qeveria e tanishme pa legjitimitet, çdo ditë e më tepër po i sjell humbje vendit në secilën sferë qoftë në ekonomi qoftë në arenën ndërkombëtare, dhe kjo duhet të ndalet. Durimi dhe konsistenca do të na sigurojnë triumfin për qytetarët e Kosovës ”, përfundoi ai./Indeksonline/

Prizreni me biçikleta në “Ditën pa makina”

0

Komuna e Prizrenit ka mbajtur aktivitetin “Dita pa makina” me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për t’iu shmangur makinave dhe të shfrytëzohen sa më shumë biçikletat për një ajr më të pastër.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe shumë qytetarë të cilët shfrytëzuan rrugët kryesore të qytetit për të dalë me biçikleta.

Ndërkaq, Haskuka ka thënë se Prizreni është qytet pa asnjë shteg për biçikleta dhe ndërtimi i këtyre shtigjeve është i domosdoshëm për ta lehtësuar qytetin nga lëvizjet e shumta të makinave, të cilat përveçse ngarkojnë komunikacionin krijojnë edhe ndotje të ajrit.

Me aktivitet e tyre të ndryshme, në këto rrugë u ekspozuan edhe OJQ-të dhe shoqatat si: X40, Handikos, Sindrom Doën, asamblistët e rinj, Lidhja e Vëzhguesve Rinia e Kosoves, FC Winner dhe Megabasket.

“Dita pa makina” organizohet çdo vit me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve ndaj ndotjes së ajrit dhe përdorimit të sa më pak makinave.

 

Publikohen emrat e drejtorëve të shkollave në Prizren

0

 

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka publikuar emrat e drejtorëve të shkollave.

 

DREJTORIA KOMUNALE E ARSIMIT
Prizren

Komisioni për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve
Nr: 2592/18
Dt: 21.09.2018

Lista e kandidatëve të propozuar për drejtor dhe zëvendësdrejtor të
institucioneve edukative – arsimore sipas konkursit numër 01-111-110677 të
datës 25.07.2018

Nr Emri dhe mbiemri i kandidatit Pozita Shkolla/institucioni Pikët
1 Alidin Flugaj drejtor SHF”Abdyl Frashëri” 87
2 Islam Bajrami drejtor SHFMU”Lidhja e Prizrenit” 71
3 Maxhun Krasniqi drejtor SHMU”Abdyl Frashëri” 69
4 Haxhi Kabashi drejtor SHFMU”Mati Logoreci” 77
5 Sedat Shkurti drejtor SHFMU”Motrat Qiriazi” 82
6 Haki Gajraku drejtor SHFMU”Ibrahim Fehmiu” 79
7 Fidan Axhillari drejtor SHFMU”Fadil Hisari” 77
8 Vigan Dervishaj drejtor SHFMU”Fatmir Berisha” 64
9 Samidin Ramadani drejtor SHFMU”Xhevat Berisha” 77
10 Salajdin Xhoxhaj drejtor SHFMU”Lekë Dukagjini” 80
11 Ismen Ajazaj drejtor SHFMU”Dëshmoret e Zhurit” 72
12 Halil Shehu drejtor SHFMU”Vëllezërit Frashëri” 52
13 Hamza Destani drejtor SHFMU”Sinan Thaçi” 73
14 Osman Shala drejtor SHFMU”Mic Sokoli” 66
15 Besnik Tarjani drejtor SHFMU”Dy Dëshmorët” 72
16 Flurim Gashi drejtor SHFMU”Dëshmorët e Vërrinit” 61
17 Qazim Çoçaj drejtor SHFMU”Zenun Çoçaj” 74
18 Belkize Hoxha drejtor SHFMU”Nazim Kokollari” 73
19 Hamzi Krasniqi drejtor SHFMU”Brigada 125” 55
20 Alen Azari drejtor SHFMU”Planjane” 71
21 Asim Karadolami drejtor SHFMU”25 Maj” 67
22 Nexhmije Zeçiroviç drejtor SHFMU”Izvor” 76
23 Zef Spaqi drejtor SHFMU”Zef Lush Marku” 62
24 Hazër Shala drejtor SHFMU”22 Dëshmorët” 52
25 Arsim Kerhanaj drejtor SHFMU”Shtjefën Gjeqovi” 67
26 Ismet Buduri drejtor SHFMU”Nazim Buduri” 71
27 Mujo Elezi drejtor SHFMU”Sharr” 70
28 Osman Jahaj drejtor SHFMU”Pjetër Mazreku” 65
29 Venera Zhubi Shala drejtor SHFMU”Hasim Maliqaj” 68
30 Shpresa Shehu drejtor SHFMU”Krushe e Vogël” 33
31 Jeronim Susuri drejtor SHML”Gjon Buzuku” 75
32 Erol Kala Zv.drejtor SHFMU”Motrat Qiriazi” 50
33 Ferhat Asikferki Zv.drejtor SHFMU”Mati Logoreci” 41

Shkollat: SHML ”Lorenc Antoni”, SHML “Luciano Motroni”, SHFMU ”Meto Bajraktari”
në Reçane dhe SHFMU “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë, procesi i zgjedhjes së
drejtorëve do të përsëritet.
Udhëzime juridike: Kandidatët kanë të drejtë kundërshtimi/ankese në Komisionin për
ankesa dhe parashtresa të KK. Prizren, në afatin brenda 30 ditëve, nga dita e publikimit të
kësaj liste.

Leo Messi, lojtari i javës në Champions League

0

Lionel Messi është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Champions League, pas ndeshjeve të para në fazën e grupeve.

Argjentinasi shkëlqeu me tre gola kundër PSV-së në fitoren 4-0 të Barcelonës.

Ai u bë lojtari i vetëm që realizon 8 het-trike në Champions Legaue, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon.

Përveç kësaj, sipas faqes për histori dhe statistika, Messi gjithashtu u bë vetëm lojtari i dytë në historinë e Ligës së Kampionëve që ka shënuar në 14 sezone radhazi.

Këtë rekord e ka mbajtur deri më tani legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez, shkruan Insporti.

Si u vranë vranë nga serbët vëllezërit nga Zaplluxha dhe miku i tyre nga Kuklibegu

0

Me 1 shtator 1998 përderisa ishin duke siguruar drunjtë për dimër, në pyllin e Zaplluxhës ishin vrarë vëllezërit Muhamed e Xhymret Shemsidini dhe Sabri Maliqi.

Organizata Fondi për te Drejtën Humanitare (FDH) rrëfen kronologjinë e asaj ngjarje të tmerrshme shatorin e vitit 1998, përcjell Opoja Sot.

Ngjarja e plotë e përshkruar nga FDH
Vëllezërit Muhamed dhe Xhymret Shemsidini jetonin më nënën Hylkijen.

I ati u punonte në Austri, ndërkaq motrat i kishin të martuar.

Në ora 7:30 të datës 1.09.1998, Muhamedi dhe Xhymreti, së bashku me Sabri Maliqin, vëllain e bashkëshortes së Muhamedit, u nisën në pyll për të ngarkuar drunjtë.

Rreth orës 8:00, në Zaplluxhë u dëgjuan të shtëna nga drejtimi i fshatrave Lez dhe Jeshkov, ku ishin të pozicionuara forcat e UÇK-së.

Pasi që u vonuan, familjarët dhe banorët u nisën diku nga ora 17:00 për të kërkuar Muhamedin, Xhymritin dhe Sabriun.

Ushtarët serbë nuk u lejuan që të hynin në pyll, ku tre djelmoshat kishin shkuar për të ngarkuar drunjtë.

Në mbrëmje në shtëpi u kthye Shabani, djali i axhës së Muhamedit dhe Xhymritit.

U tregoi familjarëve se nga livadhi ku i ruante dhentë, në një distancë shumë të madhe nga vendi ku ishte ai, i vuri re rreth orës 7:00 ushtarët serbë duke i çuar tre meshkuj në rroba civile drejt pyllit të fshatit Struzhë.

Për shkak të distancës së largët nuk mundi t’i identifikonte nëse bëhej fjalë për djemtë e axhës së tij.

Tri ditë më vonë, kuajt me të cilët tre djelmosha u nisën në pyll, u kthyen në shtëpi.

Në datën 7.09.1998, policia serbe nga stacioni në Dragash u lejoi familjarëve që të niseshin në kërkim të tre të zhdukurve.

Babai Abdurrahmani, i cili u kthye nga Austria, u nis me të vëllain Safetin dhe banorët e Zaplluxhës.

Në hyrje të pyllit i gjetën sëpatat, ujin dhe bukën e mbështjell në shami, që djelmoshat i kishin marrë me vete para nisjes për në pyll.

Pak më larg, i gjetën trupat e pajetë dhe të masakruar të Muhamedit, Xhymretit dhe Sabriut [në Zaplluxhe].

Ata u varrosën ditën tjetër. Muhamedi dhe Xhymriti në varrezat e Zaplluxhës, ndërsa Sabriu në varrezat e Kuklibegut.

Lajmi për vrasjen e tre të rinjve ishte përcjellë edhe nga mediat gjermane të Kosohës.

http://www.bndlg.de/~wplarre/day1546a.htm

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) është organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut e themeluar në vitin 1992 nga Natasha Kandiq, me qëllim që t’i dokumentojë shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut që po kryheshin me të madhe në gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas në Kosovë. /Opoja Sot/

Nënshkruhet memorandumi për zhvillimin arkivor dhe digjitalizimin e dokumenteve

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot në takim Kryeshefin e Agjencisë Shtetërore të Arkivave Ramë Manaj.

Në këtë takim, Gashi dhe Manaj kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektin “Mbështetja për zhvillimin e veprimtarisë arkivore dhe ngritja e kuadri profesional arkivor”. Memorandumi do të zbatohet gjatë vitit 2018, projekt për të cilin MKRS do të investojë me vlerë financiare prej 8 mijë euro.

Qëllim i këtij memorandumi është krijimi i dokumenteve elektronike dhe aplikimi i normave bashkëkohore për zhvillimin e mëtutjeshme të veprimtarisë arkivore. Po ashtu, ky projekt do të mbështetë ngritjen dhe aftësimin e kuadrit profesional arkivor të angazhuar në Agjencinë Shtetërore të Arkivave por edhe të kuadrit arkivor në arkivat ndër komunale. Ku aktivitet gjithsesi ka mbështetje të plotë ne Ligjin për Arkivin Shtetëror dhe Standardet Ndërkombëtare te Arkivistikës.

Gashi, thuhet në komunikatë, ka vlerësuar se me nënshkrimin e këtij memorandumi kemi vazhduar më tutje mbështetjen për institucionin më të rëndësishëm të ruajtjes dhe mbrojtjes së dokumenteve shtetërore të cilat i mbesin si histori gjeneratave që vijnë.

Ndërkaq kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave, Manaj, e falënderoi ministrin për përkrahjen që ai po jep për institucionin që ai udhëheq dhe vënien e tij ndër prioritetet e ministrisë.

Dalin rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte

0

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka shpallur rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2018/2019.

Konkursi  ishte  i  hapur, nga data 04  deri 13  shtator  2018, ku gjatë  këtij  afati  kohor  për  strehim  në  konvikte  dhe  për  ushqim në mensë kanë  aplikuar 7100 studentë.

Kapaciteti  për  banim  në  konvikte  është  rreth  4000  ndërsa për  studentët e sektorit  privat  kapaciteti  i  shujtave  për  mensë  është  1500.

Afati për ankesa  eventuale  është  me  datat  24  dhe  25 shtator  2018.

Paraqitja e ankesat  do të bëhet  përmes sitemit  ONLINE  në  adresat  zyrtare     në  webfaqen  qs.rks-gov.net  dhe  përmes  profilit  zyrtar  Facebook  Qendra e Studenteve-Prishtine.

Gjatë procesit  të  ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave  do të  bëhet nga Komisioni  për  ankesa.

Listën e të pranuarve mund ta shikoni KËTU.

Haxhi Avdyli: Njerëzit me kravata e dinë kush e vrau Ahmet Krasniqin, por po heshtin

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se shumë njerëz me kravata e dinë kush ka vrau ministrin Ahmet Krasniqit, eshtrat e të cilit sot janë kthyer në Kosovë.

Ai ka thënë se dora misterioze që e ka vrau dhe që janë në dijeni për këtë veprim janë të njëjtit kriminel.

“Sot në nderim të Ministrit të luftës, Ahmet Krasniqit. Turpi qoftë për ju që hartuat, dhe ekzekutuat planin ogurzi për eliminimin e Ministrit e sot po heshtni. Dora misterioze që vrau dhe ju që dini kush ishte urdhërdhënësi e nuk flitni mbeteni të njëjtit kriminel. Unë kam bindjen që ka shumë njerëz me kravata që dinë por kanë vendosur të heshtin për të ruajtur faqen e zezë të dikujt. Lavdi veprës dhe jetës së Ahmetit”, ka shkruar Avdyli në Facebook./Insajderi.com

Suhareka edhe me një shkollë të re nga shtatori i vitit i ardhshëm

0

Në shtator të vitit të ardhshëm pritet që nxënësit e fshatit Tërrnje të Suharekës të ndjekin mësimet në shkollën fillore “Vaso Pashë Shkodrani”, gurthemelin e së cilës e vunë sot kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi.

Muharremaj tha se ky fshat ka dhënë shumë kontribut për arsimin e para luftës, andaj edhe e meriton këtë investim.

Muharremaj tha se shkolla “Vaso Pashë Shkodrani” do të fillojë me punë më 1 shtator 2019, pavarësisht nëse marrin ndihmë nga institucionet qendrore apo jo.

Ministri i Arsimit, Bytyqi, tha se ministri që drejton do të ofrojë përkrahje edhe për këtë shkollë dhe përsëriti se ky institucion arsimor në Tërrnje pritet që të fillojë punën në vitin e ardhshëm akademik.

Në emër të fshatit Tërrnje fjalën e mori Enver Shabani, i cili tregoi rëndësinë e kësaj shkolle për banorët.